• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Euractiv: “Vizat” e Holandës do bllokojnë negociatat Shqipëri-BE

4 Qershor, 2019
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

A mund të bllokojë kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët hapjen e negociatave me Shqipërinë? Sipas një prej mediave më të njohura në Bruksel, “Euractiv”, kërkesa e Amsterdamit pritet te ketë implikime të gjera në perspektivën euroatlantike të vendit tonë, pasi vjen vetëm dy javë përpara vendimit për hapjen ose të jo te negociatave.

Sipas medias së financuar nga Parlamenti Europian, kërkesa për rikthimin e vizave mund të shndërrohet në një argument për vendet europiane që nuk duan zgjerimin e BE-së, shkruan SI.

Pozicioni i vendit tonë bëhet edhe më i komplikuar nëse marrim parasysh se ishte pikërisht lufta kundër grupeve kriminale që shtyu me një vit hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe nëse vende skeptike si Holanda dhe Franca shohin se nuk është bërë përparim në këtë drejtim, ato rrezikojnë të shtyhen sërish.

Në reagimin e tij të parë, Komisioni Europian tha të hënën se do të vlerësonte kërkesën e Holandës për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët, duke theksuar se “një vendim i tillë nuk duhet marrë në mënyrë të shkujdesur”.

Kërkesa e Holandës mbërriti në tryezën e Jean Claude Juncker javën e kaluar, pak pasi Komisioni u rekomandoi vendeve anëtare të BE-së të hapin bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, sipas “Euroactiv”, lëvizja e fundit e Holandës tregon se hapja e negociatave me Shqipërinë do të jetë tanimë edhe më e vështirë.

Akuzat e Holandës se falë liberalizimit të vizave, mafia shqiptare është e lirë të lëvizë nëpër Europë, pritet të kenë impakt të madh edhe tek vendet e tjera anëtare. “Euroactiv” shkruan se tanimë BE-ja nuk është gati të japë “dritën jeshile” për negociatat me Shqipërinë.

“Burimet diplomatike thonë se Bashkimi Europian nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë”, shkruan media europiane.

Këto raporte vijnë një muaj pasi një grup prej katër deputetësh holandezë ngritën të parët kërkesën për të anuluar udhëtimin pa viza për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen, duke marrë më pas mbështetjen e Parlamentit Holandez.

Në një letër të nënshkruar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës në BE, Robert de Groot, qeveria holandeze i kërkon Komisionit vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, në konsultim me shtetet e tjera anëtare.

Komisioni konfirmoi se ishte njoftuar, por shtoi se kërkesa do të shqyrtohet me kujdes dhe se një vendim i tillë nuk do të merrej lehtë.

“Komisioni tani do të vlerësojë me kujdes kërkesën e Holandës në përputhje me procedurën dhe bazuar në datën relevante dhe informacionin përkatës, lidhur me rrethanat specifike”, tha zëdhënësja e Komisionit, Natasha Bertaud.

Ajo shpjegoi se hapat e ardhshëm do të ishin që Komisioni të informojë Këshillin dhe Parlamentin.

“Sigurisht që vendimet për pezullimin e udhëtimit pa viza nuk mund të merren lehtë dhe çdo hap i tillë do t’i nënshtrohet vlerësimit dhe analizës së kujdesshme”, tha ajo, duke shtuar se ekzekutivi i BE-së do t’i paraqiste shqetësimet e Amsterdamit në Këshillin dhe Parlamentin Europian.

E pyetur nga “EURACTIV” nëse kishte një precedent me një vend tjetër, Bertaud tha se sipas njohurive të saj, kjo ishte hera e parë që Komisioni kishte marrë një kërkesë të tillë.

Por a është mafia shqiptare një kërcënim serioz për Europën dhe a mund të kthehet në një precedent për shtyrjen e negociatave?

Edhe pse qeveria shqiptare është shprehur e sigurtë se propozimi nuk do të marrë “bekimin” e Komisionit Europian, klima brenda BE-së pritet të jetë shumë më agresive pas zgjedhjeve dhe formimit të Parlamentit të ri Europian. Sikur të mos mjaftonte kjo, Holanda nuk është vendi i vetëm anëtar i BE-së që ka ngritur alarmin për fuqizimin e mafies shqiptare, pasi këtyre shqetësimeve u janë bashkuar edhe Britania e Madhe dhe Italia.

Në një konferencë në Hagë, përfaqësues të Europolit ngritën alarmin në fillim të majit se mafia përbënte një rrezik më të madh për Europën sesa terrorizmi. Sipas tyre, grupet mafioze nga Italia, Shqipëria dhe Europa Lindore janë shkaktarët kryesorë të dhunës. Edhe sipas Observatorit Europian për Krimin dhe Sigurinë (OEKS), krimi i organizuar dhe bandat me origjinë nga Shqipëria janë fuqizuar edhe më shumë përgjatë vitit të kaluar në Europë.

“Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marijuanë, veçanërisht në tregun europian dhe është vend tranzit i heroinës dhe kokainës afgane, duke shërbyer si porta kryesore hyrëse e saj në vendet e BE-së”, thotë OEKS në raportin e saj për 2018-ën. “Shqipëria renditet si vend prodhues dhe nyje shpërndarjeje për trafikun e drogës, falë përfshirjes së grupeve kriminale shqiptare në rrjetet kryesore të trafikut të heroinës, kokainës dhe kanabisit në Europë”, citohet më tej në këtë raport.

Sipas dokumentit, grupet shqiptare kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesin kryesor të kokainës, siç është Kolumbia. Këtë lidhje e kanë zbuluar më herët agjencitë britanike ligj-zbatuese, që thonë se “grupet kriminale shqiptare po rrisin gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre tek rrjeti i trafikut të kokainës duke vendosur marrëdhënie direkte me prodhuesit e saj në Amerikën Latine, e shpesh duke shmangur grupet tradicionale dhe më të vjetra në këtë veprimtari të paligjshme”.

“Londra është baza kryesore e grupeve shqiptare, por aktiviteti i tyre shtrihet në mbarë Europën”, thotë raporti.

Ndërkohë për mediat italiane, Shqipëria është kthyer në një qendër thelbësore për trafikimin e drogës. Pak pas votimit të Parlamentit Holandez, “Anti Mafia 2000” ka publikuar një raport të kreut të Observatorit të Anti-mafias në rajonin e Molises, Vincenzo Musacchio, i cili thotë se trafiku ndërkombëtar i drogës kalon në zemër të Shqipërisë, nëpërmjet rrugës së Adriatikut.

“Nëse fillimisht, organizatat kriminale shqiptare, veçanërisht ato bregdetare, siguronin vetëm një mbështetje logjistike ndaj karteleve, me vitet, marrëdhëniet e pushtetit kanë ndryshuar. Disponueshmëria e madhe e mjeteve dhe burimeve ekonomike e kanë lejuar mafien e vendit të shqiponjave të marrë udhëheqjen e padiskutueshme të trafikut të drogës dhe armëve”, thotë ai.

“Deri më tani, mbi 50% e kokainës, heroinës dhe morfinës të sekuestruar në Europë konfiskohet në rrugën e Adriatikut, e cila bën të mundur trafikimin e drogës nga Afganistani në Europë nëpërmjet Iranit, Turqisë dhe Europës Juglindore”, thotë Musacchio.

Sipas Musacchios, në Shqipëri, trafiku i drogës, investimet ekonomike dhe pastrimi i parave kanë lidhje me zyrtarë të niveleve të lartë shtetëror.

“Autoritetet shqiptare nuk duket të jenë të angazhuara në luftën kundër organizatave kriminale, pasi ekzekutimet në rrugët e qyteteve kanë vazhduar me vite. Kjo konfirmohet edhe nga raportet e siguruara nga Europoli, i cili analizoi të gjitha vrasjet që ndodhën në Shqipëri nga viti 2015 deri më sot për qëllime hetimore.

Autoritetet besojnë se mbi dyqind viktima janë të lidhura në një farë mënyre me mafien, ndërsa për më shumë se 80% të vrasjeve, nuk ka as të dyshuar. Të dhënat e mbledhura gjithashtu tregojnë se ekzekutimet janë një rrezik serioz edhe për qytetarët, pasi shumica e tyre, në fakt, ndodhin në mes të ditës dhe në vende publike.

Që kur Shqipëria u angazhua ndaj Bashkimit Europian duke i shpallur luftë mafies, pak ka ndryshuar. Arsyeja pse shumica e vrasësve nuk janë identifikuar ende është lidhja midis krimit të organizuar dhe politikës dhe me policinë, gjyqësorin dhe shërbimet e sigurisë”, thotë Musacchio.

Related- Posts

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa
Bota

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026
Bota

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026
Bota

Gjermani, ish-shefi i inteligjencës përballet me akuza për spiunazh

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.