• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Fundi i marrëzisë europiane

19 Shkurt, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rejdi Koçiu*

Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Rrezikon të ketë kundër dy superfuqitë kryesore të botës, Amerikën dhe Rusinë.

Madje as Irani dhe Koreja e Veriut nuk kanë guxuar të shkojnë kurrë kaq larg. Gjithmonë kanë qenë ose me njërën, ose me tjetrën, por asnjëherë kundër të dyjave bashkë.

Nëse flasim për drejtësi, asesi nuk mund t’u shmangemi teorive rreth së drejtës. Ciceroni ka thënë se e drejta është një marrëveshje midis arsyes dhe natyrës, dallimi midis të drejtës dhe të padrejtës. Nuk mund të harrojmë as Akuinin, i cili ka thënë se e drejta është një urdhër i arsyes për të mirën e përbashkët.

Në vijim, Europa i ka harruar këto parime dhe është nisur turravrap të hedhë benzinë në zjarrin e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Europa nuk është ftuar në takimin e Arabisë Saudite mes Trump dhe Putin dhe, për këtë shkak, po bën çmos për ta sabotuar atë, duke i kërkuar presidentit Zelensky të mos njohë asnjë vendim që mbyll luftën. Është e paimagjinueshme që Europa nuk do që lufta të mbarojë, pikërisht tani që të gjithë duan. Është njësoj si një njeri që i hedh benzinë zjarrit që po i djeg shtëpinë, ndërkohë që u ka kërkuar ujë para gjithë komshinjve për shumë kohë. Kur ata i tregojnë si shuhet zjarri, ai nuk pranon dhe hedh edhe më shumë benzinë. Për këtë shkak, mesa duket, Amerika dhe Rusia e kanë lënë jashtë Europën nga bisedimet e paqes. Dhe kanë bërë mirë!

Europa nuk ka fituar asnjë luftë e vetme, por vetëm ka shkaktuar luftëra duke vrarë miliona qytetarë europianë, çka e ka bërë atë kontinentin më luftënxitës dhe njëkohësisht më humbës në historinë e njerëzimit. Mjafton të kujtojmë zanafillën dhe përfundimin e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore për të kuptuar se si Europa është e aftë të fillojë luftëra, por e paaftë t’i mbyllë ato.

Në korrik të vitit 1914, boshnjaku Gavrilo Princip vrau arqidukën Franz Ferdinand, i cili ishte austro-hungarez. Ballkani dhe Europa u përfshinë në luftën që do t’i kushtonte jetën 20 milionë viktimave. Ajo përfundoi në nëntor 1918 me fitoren e bllokut të Antantës, i përbërë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Rusia.

Po ashtu, Lufta e Dytë Botërore filloi në shtator të vitit 1939, kur Gjermania pushtoi Poloninë me pretekstin se Polonia sulmoi një radiostacion gjerman në kufi. Po në shtator, Franca dhe Britania i shpallën luftë Gjermanisë. Kjo luftë prodhoi shkatërrimin e Europës dhe la pas mbi 70 milionë të vrarë, më së shumti rusë. Fundi i saj erdhi kur Rusia kreu kundërofensivën në Berlin dhe Amerika bombardoi Hiroshimën dhe Nagasakin me bomba bërthamore në vitin 1945.

Thënë këto fakte, Europa është si ata fëmijët e kopshtit që bëjnë vetëm rrëmujë dhe duhet ndërhyrja e më të mëdhenjve për të vendosur rregull dhe qetësi. Prandaj shumëkush mendon se ka ardhur momenti që europianët të mos ngatërrohen më me punët e botës, të cilat i kanë bërë keq ose shumë keq. Europa ka humbur me sukses fuqinë e saj në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine, sepse mendon se burimet e rrëmbyera nga kolonitë e dikurshme do të ishin të mjaftueshme përjetësisht, por koha provoi të kundërtën. Kursimet shterojnë nëse nuk investohet në to dhe Europa sot është më e varfër se para dy shekujsh, në raport me kolonitë e veta: Amerikën, Kinën dhe Indinë. Pas disa dekadash mund të jetë edhe më e varfër se Afrika e pasur nëntokë. Europa ka mbjellë një urrejtje të madhe në vendet e kolonizuara, si vendet e Komonuelthit, Nigeria, India, Algjeria, Brazili e shumë vende spanjishtfolëse në Amerikën Latine.

Shumë pikëpyetje ngrihen se çfarë i duhet Europës t’i tregojë Izraelit se si duhet të sillet në vendin e tij, çfarë duhet të ndodhë në Gaza apo ku do të shkojnë dy milionë palestinezë. Nuk i duhet as të përcaktojë sa rajone rusishtfolëse duhet të kalojnë nga Ukraina në Rusi, kujt i takon Vietnami apo nëse të drejtat e njeriut respektohen siç duhet në Kinë apo Kore të Veriut. Këto nuk janë punë të europianëve, pasi nuk kanë më as ushtritë e dikurshme, as paratë dhe as teknologjinë për t’iu imponuar botës. Europa, duke u “kujdesur” për problemet globale, harron problemet dhe sfidat që ka përpara. Ndërsa Europa rreket të proklamojë demokracinë me kontraceptivë dhe flamuj me ngjyra ylberi, pjesa tjetër e botës është në pikun e turravrapit drejt teknologjisë dhe inovacionit, shfrytëzimit të nëntokës apo shtimit të popullsisë për fuqi punëtore. Europa ka sfidë të rinovojë vetveten, të zgjerohet dhe të lindë më shumë fëmijë. Ajo duhet të merret me Ballkanin, të cilin ka 100 vjet që e torturon duke e kthyer në arenë luftimesh dhe e përdor si laborator për strategji të pista lufte.

Francis Bacon ka thënë se burimi i njohurisë së vërtetë është natyra, e cila nuk gënjen kurrë. Thënë këtë, Ukraina nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e Europës dhe, meqenëse Europa nuk pranon që Rusia të ngatërrohet në Ballkan, duhet të bëjë të njëjtën gjë duke ruajtur neutralitetin reciprok. Europa është kujdesur ta mbajë larg Rusinë nga konfliktet në Europë, si në Kosovë, në Bosnje, në konfliktet etnike në Spanjë, Qipro, Irlandë etj. Duke pasur kaq shumë vatra konflikti që mund të ndizen me një shkëndijë, Europës i del koha të merret edhe me probleme përtej kufijve të saj.

Fatkeqësisht, për shkak të nxitjes që iu bë Ukrainës nga faktorë të jashtëm si Britania e Madhe dhe Amerika, ajo bëri një gabim fatal duke provokuar Rusinë. Në këtë rast, duke u përdorur si një mace që pickon një tigër, ajo e ka humbur dëshpërimisht luftën dhe bashkë me të edhe autonominë. Ukraina sot është një vend që nuk vendos dot për veten e saj. Ajo pret tashmë me sytë nga qielli për fatin e saj, të cilin, për ironinë e fatit, e vendosin po ato dy superfuqi që kanë vendosur herë pas here rregullimet në Europë: Amerika dhe Rusia. Pasojat shkatërrimtare janë katastrofike: 200 000 ushtarë të vrarë, 5 milionë njerëz kanë emigruar dhe shumica e tokave pjellore janë djegur dhe shkatërruar. Ukrainës i duhen 500 miliardë dollarë për t’u rimëkëmbur dhe, natyrisht, Europa nuk do ta paguajë këtë faturë, çka e kthen këtë vend në orbitën ruse, aty ku ka qenë historikisht, përpara se ta mashtronin me përrallat e integrimit në BE dhe NATO, për ta hedhur si mace në zjarrin e luftës, të cilën e inskenuan vetë dhe përdorën Ukrainën si shesh luftimi për të shitur armët e tyre dhe për ta futur në borxhe që ta detyrojnë të falë pasuritë e saj për të shlyer borxhet.

Në përfundim të kësaj lufte, që nuk pati asnjë përfitim, Europa është më e dobët se kurrë. Ajo humbi aleatin e saj, garantuesin e sigurisë, Amerikën, ndërkohë që hoqi dorë me vullnetin e saj të plotë nga burimet e lira të energjisë që vinin nga Rusia, rriti çmimet, rrënoi ekonominë e saj dhe u fut në konflikt me një fuqi e cila, 80 vjet më parë, e çliroi nga nazizmi dhe u kthye në shtëpinë e saj. Por tragjikomedia e Europës dhe marrëzia e saj nuk mbaron me kaq.

Shtetet europiane u futën në garë se cila do ta sanksiononte më shumë dhe më rëndë Rusinë, sikur Rusia të sanksiononte Europën me konfiskimin e Koloseut në Itali apo të Reichstag-ut në Gjermani.

Histeria e marrëzisë europiane vazhdon më tej me sekuestrimin e vilave dhe jahteve të manjatëve rusë me pretekstin se, me taksat e tyre, ata kishin ndihmuar makinerinë ushtarake të Putinit në Ukrainë. Kjo është njësoj sikur Amerika dhe Rusia, si fituese të luftës ndaj Gjermanisë naziste, të sekuestronin fabrikat e Mercedes-Benz-it meqë kjo kompani ndihmoi Hitlerin të pushtonte botën, apo të sekuestronin fabrikat e Fiat-it me pretendimin se kishin ndihmuar Duçen në luftë. Kjo është njëlloj sikur qeveritë e nesërme të Europës të konfiskojnë makinat Tesla të Elon Musk, me pretendimin se po ndihmon “diktatorin” Trump të aneksojë Groenlandën, Kanadanë apo Kanalin e Panamasë. Për të gjitha këto arsye, europianët nuk janë të ftuar në tryezën e paqes mes Amerikës dhe Rusisë. Europës tashmë i ka ardhur koha të kthejë sytë nga vetja e saj, me shpresën se do të gjejë forcën të rimëkëmbet pas këtij gabimi trashanik.

Sot Europa nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Ajo ka humbur në gropën thithëse të burokracisë meskine, të organeve që i ka krijuar vetë, të cilat po e gërryejnë pak nga pak, duke e plakur, dobësuar dhe mpakur numerikisht. Europa ka rënë pre e marrëzisë së saj, me vasalitete servile, përçarje ideologjike dhe shterim të ideve novatore që do ta çonin përpara. Demokracia e saj është e lodhur dhe popullsia e saj është plakur. Ajo është tashmë totalisht e varur nga vendet e kolonizuara sa i përket fuqisë punëtore dhe në dorë të Rusisë për burimet energjetike.

Ky është treni i fundit i Europës për të përmbysur idetë, qasjet, liderët dhe politikat e saj vetëgërryese. Nëse ajo nuk i vë fre marrëzisë së saj, ky do të jetë fundi i saj dhe Amerika e Rusia do ta ndëshkojnë në emër të të gjitha padrejtësive që ajo ka bërë nëpër botë.

*Opinionet e shprehura në këtë artikull janë personale dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikat editoriale të Argumentum.al.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026
FOKUS

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.