• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Gjiganti energjitik italian ENI firmos kontratën për kërkim nafte në Dumre,

20 Dhjetor, 2019
in EKONOMI, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot si “një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë, për sektorin e hidrokarbureve dhe për të ardhmen e ekonomisë së vendit tonë, nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë e mirënjohur italiane ENI”.

Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë italiane ENI, për kërkim hidrokarburesh të lëngshme në bllokun Dumrea, Rama tha se, “ky është vazhdimi i një historie të nisur shumë kohë më pare, sepse që në vitin 1903, kur ne ishim ende pjesë e Perandorisë Otomane, ishin inxhinierët italianë ata që erdhën të parët për të filluar të krijonin  një opinion lidhur me nëntokën tonë”.

“Eksplorimet vazhduan më pas në vitin 1918 me shpimin e parë të një pusi në Drashovicë të Vlorës dhe ishte po meritë e miqve tanë italianë në atë kohë e një kompanie italiane, AIPA, që për herë të parë u krijua si kompani e mirëfilltë dhe e strukturuar për të nxjerrë dhe përpunuar naftë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “nga viti 1928 kur u realizuan  shpimet e para në Kuçovë deri në fund të vitit 1944 kur italianët u larguan përfundimisht nga vendi ynë, AIPA kreu me mijëra shpime dhe prodhimi ynë i naftës arriti 950 mijë tonë”.

Rama tha se, “raporti ynë me naftën është disi i komplikuar edhe për shkaqe në radhë të parë historike dhe politike. Thuhet se kur Viktor Emanueli në 39-ën u prezantua me idenë  e pushtimit të Shqipërisë ngriti pyetjen se çfarë dreqin i duhet mbretërisë italiane 28 mijë kilometra katrorë shkëmb matanë detit dhe përgjigja e Kontit Ciano ishte se ata shkëmbinj mund të plotësonin 100 %  të nevojës italiane për krom, 30% të nevojës për naftë dhe me pak investime mund të mbulonin të gjithë nevojën italiane për hekur”.

“Historia më pas dihet si vijoi mes një kontradikte që pengoi zhvillimin normal të sektorit që vijoi me rritje të burimeve njerëzore brenda vendit, ku u krijuan burime njerëzore shumë të lartë dhe mbylljes totale të vendit në raport me botën, çka kufizoi maksimalisht kapacitetet zhvilluese dhe teknologjike të vendit”, u shpreh Rama.

Megjithatë, shtoi Rama, “në momentin e parë pas rënies së diktaturës ka një shkrim në gazetën Republika në shtator të 91-it që titullohet “ENI birëson Shqipërinë”. Në atë shkrim flitet për një eksplorim në vijë me një perimetër  prej 30 mijë kilometrash katrorë në detin shqiptar. Po në fakt u deshën 30 vjet që ne sot të kemi, jo vetëm një kontratë me ENIN, që nga pikëpamja e vlerës ekonomike për shtetin dhe qytetarë shqiptarë është më e mira dhe e favorshme që është shkruar. Për këtë dua të falënderoj me gjithë zemër miqtë italianë që vërtetë janë treguar shumë të hapur dhe konstruktivë ndaj kërkesës tonë për të pasur  një kontratë që të ketë një përfitim të drejtpërdrejtë më të madh sesa kontratat e mëparshme për shtetin dhe një përfitim shumë më të mirë strukturuar në aspektet kohore”.

“Por përtej kësaj për të pasur edhe një partner që jo thjesht do të eksplorojë dhe zbulojë naftë, por dhe do ndihmojë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore. Dhe çka kemi biseduar ka qenë përfshirja e ENI-t në kuadrin e kornizës së Paktit për Universitetin në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për të hapur mundësi për trajnime, mastera e me radhë”, tha Rama.

“Më vjen shumë mirë që sot ne firmosim këtë kontratë dhe pse përkoi me një moment shumë të vështirë, por ishte një këmbëngulje e madhe nga ana e ministres dhe skuadrës për ti sjellë miqtë italianë para Vitit të Ri sepse ky ishte objektivi që brenda vitit të mbyllnim këtë kontratë dhe pastaj të vazhdonte puna me eksplorimet”, nënvizoi Rama.

Sipas të gjithave studimeve, theksoi Kryeministri, “blloku i Dumresë ku do të fillojë eksplorimi ka një rezervë  të pritshme të konsiderueshme. Ashtu sikundër zbulimi i bërë në Shpirag është një nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet”.

Rama theksoi se, “bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj direkt në Shqipëri të një kompanie gjigante, me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë, e cila vendos një flamur me shumë peshë në hartën e investimeve të huaja në Shqipëri. Dhe përtej vlerës monetare dhe ekonomike do të sjellë në vendin tonë vlerën e madhe të dijes dhe vlerën e madhe të një bashkëpunimi që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor”.

Rama tha se, “nga ana e kompanisë kemi marrë një përgëzim për shpejtësinë dhe efikasitetin në procesin e përpunimit dhe të firmosjes së kontratës. Më vjen shumë mirë që kemi dhënë një tjetër shembull konkret të dallimit të madh mes atij që është perceptimi kur flitet për të bërë investime të huaja dhe për të firmosur kontrata në Shqipëri dhe atij që është realiteti. Dhe në një proces të filluar në gjysmën e dytë të vitit ne jemi sot këtu për të konkluduar me një kontratë, që në këndvështrimin tonë është një kontratë jashtëzakonisht solide dhe me një përfitim të rëndësishëm të pritshëm për shtetin, për shoqërinë, për ekonominë tonë”.

“Zbulimet e bëra deri tani dhe zbulimi pritshëm nga ana e kompanisë italiane sigurisht do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit në vitet në vijim. Pra ajo që është e rëndësishme është të fillojmë nga puna menjëherë pas nënshkrimit të kontratës . Falënderoj miqtë italianë për të gjithë impenjimin dhe gatishmërinë për të nënshkruar një kontratë kaq të favorshme për ne. Jam i sigurt që përderisa kanë qenë kaq bujar në raport me kërkesat tona janë të sigurt që do gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do jetë plotësisht i merituar edhe për ta”, u shpreh Kryeministri Rama.

Related- Posts

EKONOMI

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.