• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Hormuzi: Historia e një ngushtice e cila modeloi qytetërimin

21 Mars, 2026
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Portali: Bosna.hr[i]

Për shekuj me radhë nëpërmjet ngushticës së Hormuzit kanë kaluar erëza, mëndafsh dhe ide të cilat modeluan qytetërimin, ndërsa për kontrollin mbi brigjet e tij detare shkëmbore janë angazhuar konkuistatorët portugezë, spiunët britanikë dhe shahët e Persisë. Sot nëpërmjet kësaj “gryke të ngushtë” kalon një e pesta e naftës botërore, çdo shkëndijë në ujërat e saj kërcënon t’i vërë zjarrin ekonomisë globale.

Në kujtimet e shkruara në mesin e shekullit të 15-të, Baburi, pasardhësi i Xhinxhiz – Kanit dhe themeluesi vizionar i perandorisë mongole, përshkruan me respekt të madh frytet e luginës së Feganit në Uzbekistatin e sotëm. Duke shënuar detajet mbi bujqësinë lokale, ai nënvizon se bademët nga Kad-i Badem “janë të shkëlqyer sepse të gjithë eksportohen në Hormuz ose në Hindustan”. Nuk është aspak e zakontë që Hormusi, kjo pikë e largët në hartën gjeografike, shfaqet në kronikën e një princi të Azisë së Mesme. Që nga kohët antike, ky kalim i ngushtë detar i cili lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian nuk është vetëm një term gjeografik, por një kryqëzim i vërtetë i rrugëve botërore, pikë nevralgjike në të cilën ndeshen interesat e perandorive, aromat e erëzave dhe ambicjet e pushtuesve.

Emri i ngushticës i ka rrënjët nga mbretëria Hormuz, e cila dominonte në rajon mes shekujve 15 dhe 17-të. Qyteti kryesor i këtij entiteti të fuqishëm tregtar gjendet në ishullin e vogël Hormuz, i cili sot i përket territorit të Iranit. Etimologjia e emrit ende shkakton debate mes historianëve dhe linguistëve. Ndërsa disa e gjejnë rrënjën nga fjala perse Hur-mogh, që në përkthim do të thotë “palma e hurmave”, dhe dialektet lokale ngushticës e quajnë edhe sot kështu, disa të tjerë mendojnë se rrjedh nga zoti i persianëve Hormuz, variant i zotit të lartë Ahura Mazde. Qoftë sikur emrin t’ia këtë përcaktuar natyra apo perëndia, Hormuzi për mijëvjeçarë të tërë ka mbajtur statusin e vendit ku vendoset për fatin e ekonomisë botërore.

Megjithëse termi “globalizim” shpesh herë lidhet me kohët moderne, Hormuzi ka dëshmuar për formatet  tij të para që në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë. Nëpërmjet ujërave të saj kanë kaluar tirkizi dhe lapis lazuli nga malet Hindu Kush, ndërsa fildishi dhe ari nga Lugina e lumit Ind nisej drejt Perëndimit. Gjeografët grekë dhe romakë shkruanin me adhurim për këtë kalim, duke e kuptuar se lundrimi nëpër rajon varej ekskluzivisht nga njohjja e erërave të monsunit të Oqeanit Indian. Për botën antike, Oqeani Indian ishte qendra faktike e botës, ndërsa Mesdheu, edhe përkundër rëndësisë së Romës dhe Greqisë, ishin  vetëm periferi e tij perëndimore. Kapitenët e anijeve shfrytëzonin ciklet vjetore të erërave për udhëtimet mes Arabisë, Indisë dhe Afrikës Lindore. “Lundrimi në detin e Eritresë”, manual mbi lundrimin i shekullit të parë, përshkruan saktësisht kalimin nëpër Ngushticë pas së cilës hapet “det mjaft i madh dhe i gjërë, Gjiri Persik, i cili zgjatet thellë në brendësi”.

Pushtimi islam në shekullin e shtatë i’a mori Hormuzin mbretërisë perse të Sasanidëve, duke e shndërruar një një prej porteve më të pasura të botës islame. Ajo u bë nyje vitale e cila lidhte Indinë dhe Kinën me Basrën dhe Tabrizin. Deri në shekullin e 15-të, në sajë të tregtisë, u shndërrua në një botë të integruar auroaziatike: gurë të çmuar, mëndafsh, metale fisnikë dhe erëza udhëtonin sëbashku me idetë, dijet shkencore dhe besimet fetare. Në vitin 1443 në Hormuz lundroi flota mbresëlënëse kineze nën komandën e admiralit Zhang He. Me qindra anijet dhe 30.000 njerëzit, Zhang He, familja e të cilit ishte me prejardhje nga Buharaja dhe me besim fetar islam, kishte për detyrë të demonstronte fuqinë e dinastisë Ming dhe të konsolidonte ndikimin kinez në tregtinë nëpër Oqeanin Indian. Suksesi i kësaj ekspedite zbuloi lidhjen intensive mes qytetërimeve pothuajse një shekull të tërë para se “zbuluesit” europianë të hyjnë në këtë skenë.

Gjysma e dytë e shekullit të 15-të sjell një përmbysje dramatike. Rënia e Konstantinopojës në vitin 1453 i detyroi europianët të kërkojnë rrugë alternative drejt Orientit, në mënyrë që të evitonin kontrollin osman mbi tregtinë tokësore. Portugezët ndërmorrën iniciativën. Të udhëhequr nga fryma e kryqëzatave, por edhe me premtimet e fitimeve përrallore, anijet e  tyre, të pajisura me artileri moderne, nisën të mbjellin kaos mes dinastive lokale. Në muajin shtator të vitit 1507, para Hormuzit arritën anijet nën komandën e Afons de Albuquerqut, i njohur me epitetin “i tmerrshmi”. Fama e tij për egërsi ishte aq e madhe saqë mbreti i Hormuzit, i përballur me kërcënimin e asgjësimit të plotë, pranoi të bëhet vasal i Portugalisë. Albuquerqu ndërtoi në ishull kështjellën e Zonjës së Fitores, e cila për dekada të tëra do të shërbejë se pikë kontrolli për pagesën e taksave nga karvanet e pasura tregtare. Dominimi portugez do të çimentohet në vitin 1509 me fitoren në Diua kundër flotës së përbashkët të sulltanit të Gujaratës, mamelukëve egjiptianë dhe osmanllinjve. Portugezët siguruan kontrollin mbi “rrugët e mëndafshit”. Mbretëria e tyre detare bazohej në rrjetin strategjik të enklavave: Sokotra në hyrje të Detit të Zi, Hormuz në Gjirin Persik, Goa në Indi dhe Ngushticën e Malajës. Ardhja e argjendit amerikan, të cilin  spanjollët e futën nëpërmjet galerave të Manilës, nxiti akoma më shumë shkëmbimet në Azi, duke e shndërruar Hormuzin në një kullë të vërtetë Babilonie. Në fundin e shekullit të 16-të, një udhëtar anglez e përshkroi Hormuzin si qytet i mbushur me “francezë, flamandë, gjermanë, italianë, grekë, armenë, turq, hebrej, persë dhe moskovitë”. Por pasuria ushqente edhe veset. Francisko Javier, bashkëthemeluesi i ardhshëm i rendit jezuit, në rrugën e tij drejt Japonisë e përshkruan Hormuzin si “djepin e sensualitetitu më të ulët” dhe vendin ku “lakmia është bërë shkencë”.

Pushteti portugez zgjati një shekull. Në vitin 1622, ekspedita e përbashkët e Safavidëve persë dhe kompanisë britanike të Indisë lindore, i dëboi nga Ngushtica. Me kalimin e kohës britanikët u imponuan si sundues absolutë të tregtisë rajonale. Që nga fundi i shekullit të 18-të, mbrojtja e rrugëve detare drejt Indisë, margaritari i kurorës, u bë prioritet i Londrës. U vendosën protektorate mbi emiratet lokale, ndërkohë që vëzhgohej edhe Rusia. Kjo periudhë e luftëve të spiunëve dhe lojërave diplomatike, e njohur si “Loja e madhe”, do të bëhet fryëmëzim i jetës për Rudiard Kiplingun dhe romanin e tij ”Kim”.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjiri Persik u bë koridori kyç logjistik për furnizimin e  Bashkimit Sovjetik me armë. Nëpërmjet “koridorit persian” u dërguan afro 45% të materilait të përgjithshëm luftarak për BRSS-në. Në ndryshim nga konvojet e rrezikshme Artike, kjo rrugë ishte e kalueshme gjatë gjithë vitit. Në muajin nëntor të vitit 1943, Teherani priti Rusveltin, Stalinin dhe Çerçillin, të cilët pikërisht këtu, në zemër të këtij rajoni, vendosën për botën pas hitleriane.

Megjithatë, ajo që ndryshoi në mënyrë permanente dimensionin  strategjik të Hormuzit, nuk ishte vetëm gjeografia, por nafta. Në fillim të shekullit të 20-të, Admiraliati britanik vendosi të zëvendësojë qymyrgurin me naftë si karburant për flotën e tij. Ngushtica u bë kalimi kryesor për arin e zi të pesë prodhuesve kryesorë botërorë: Arabia Saudite, Irani, Iraku, Emiratet dhe Kuvajti.

Kur britanikët u tërhoqën nga Gjiri në periudhën 1961-1971, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorrën rolin e garantit të sigurisë rajonale. Uashingtoni që në vitin 1945 kishte nënshkruar marrëveshje me Arabinë Saudite: mbrojtje ushtarake në këmbim të furnizimin  të qëndruedhëm me naftë. Strategjia mbështetej në dy shtylla, Arabinë Saudite dhe Iranin në udhëheqjen e shahut Mohamed Reza Pahlavi, të cilin  ShBA-të e konsideronin “xhandarin” e tyre në Gji. Ky sistem u shkatërrua në vitin 1979 me Revolucionin islamik në Iran dhe me invazionin  sovjetik në Afganistan.

Rajoni atëbotë hyri në një fazë destabiliteti nga i cili nuk ka dalë ende sot e kësaj ditë. Megjithëse Hormuzi nuk ishte i mbyllur plotësisht, gjithsesi ai ishte vatër e konfliteve të ashpra gjatë luftës irano-irakene (1980-1988), njohur edhe si “lufta e tankerëve”. U sulmuan më shumë se 400 anije, ndërsa flota detare amerikane ishte e detyruar të ndërhynte direkt në mënyrë që të shoqëronte tankerët e saj. Në shekullin e 21-të, kontrolli mbi Hormuzin evoluoi nga dominimi klasik detar në një lojë macja me miun të teknologjisë së lartë, ku dominimi detar i flotave përballet me sfidat e luftës asimetrike. Sot Ngushtica në fjalë nuk është vetëm brazdë që e plugojnë tankerë gjigandë, por edhe territor i rrjetëzuar nga sisteme të sofistikuara radarësh, sensore nënujorë dhe tufa avionësh pa pilot. Irani, i vetëdijshëm për pozitën e tij strategjike, ka zhvilluar doktrinën e mbështetjes në lëshuesit e lëvizshëm të raketave të fshehur në malet buzë detit dhe flotën e anijeve të shpejta dhe vështirë të dukshme me armatosura me predha kundër anijeve.

Ky ndryshim i paradigmës ka detyruar fuqitë globale, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Flota e saj e Pestë e stacionuar në Bahrein, për adoptime të vazhdueshme teknologjike dhe ruajtjen e ekulibrit të brishtë gjë e cila parandalon që çdo shkëndijë sado e vogël të rritet në kollaps energjetik. Digjitalizimi i tregtisë dhe ndjekja satelitore e çdo litre naftë e cila kalon nëpër këtë grykë të ngushtë që ka rritur akoma më shumë brishtësinë e zinxhirit global të furnizimeve. Kësisoj Hormuzi nuk është më koncept gjeografik; ai është bërë test i shkallës së lartë për teknologjinë moderne ushtarake dhe diplomacinë, ku çdo vlerësim i gabuar në navigim ose komunikim reflektohet në moment në bursat që nga Tokio e deri në Nju Jork, duke vërtetuar tezën se ky është instrumenti më i ndjeshëm i rendit ekonomik botëror.

Përgjatë shekujve, fati i Hormuzit ka shërbyer si indikator i pagabueshëm i ngritjes dhe i rënies së qytetërimeve të mëdha, duke reflektuar ndryshimin e fuqisë që ka modeluar historinë njezore. Ndërsa dikur anijet e lashta mbartnin idetë e sufizmit, budizmit dhe krishterimit nestorian krahas erëzave dhe mëndafshit, anijet e sotme të mallrave mbartin karburant për revolucionin digjital dhe makinerinë industriale të Lindjes. Ky rajon ka qënë dhe ka mbetur tregues së qendra e rëndesës së botës, edhe pas shekujve të tërë dominimi Perëndimor, përsëri po priret fuqishëm drejt Azisë.

Sot, kur Kina nëpërmjet inciativcës së saj “Një shteg dhe një rrugë”, këmbëngul të rigjallërojë rrugët detare ku dikur lundroi Zheng He, Hormuzi po bëhet përsëri figura qendrore e ribrendimit të tregtisë globale. Ngushtica nuk është vetëm dëshmitare memece e kalimit të mallrave, por edhe aktor aktiv i cili i detyron shtetet për bashkëpunim në momentet e armiqësive më të thella. Ironia e historisë qëndron në atë se, edhe përkundër përparimit të lartë teknologjik dhe përpjekjeve për diversifimin e rrugëve energjetike nëpërmjet naftësjellësve dhe gazsjellësve që anashkoalojnë këtë Ngushticë, njerëzimi përsëri vazhdon  t’i kthehet gjurmës së ngushtë të ujit si ruajtësi i fatit të tij. Hormuzi na kujton se, pavarësisht nga virtualizimi i pasurisë dhe valutës digjitale, rrrugët fizike vazhdojnë të jenë ato që lidhin në mënyrë thelbësore sojin njerzor, duke na mbajtur ne në vartësi të vazhdueshme nga mëshira e gjeografisë dhe urtësia e atyre që drejtojnë.

Sot, nëpëmrjet Hormuzit kalon një e pesta e naftës botërore dhe e gazit të lëngshëm natyror (LNG). Çdo shkatërrim i stablitetit në këtë grykë të ngushtë trondit automatikisht tregun energjetik botëror. Në mënyrë të veçantë ekonomitë e brishta të Kinës, Koresë së Jugut dhe Indisë, të cilat konsumojnë deri në masën 84 % të naftës e cila kalon nëpër këtë Ngushticë.

Qysh nga agimi i qytetërimeve e deri në ditët e sotme, historia e Hormuzit është kujtesë se gjeografia është ajo e cila shpesh dikton tempon e politikës. Ajo mbetet teatri besnik në të cilin përplasen interesat e  fuqive të mëdha, ndërsa heshtja e tyre apo paqetësia, përcakton pulsin e botës moderne.

Në botën e  cila ndryshon me shpjetësi, Hormuzi mbetet konstante e pandryshueshme, derë e ngushtë nëpërmjet së cilës kalon e tërë pasuria e botës.

[i] https://bosna.hr/hormuz-historija-jednog-prolaza-koji-je-oblikovao-civilizacije/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa
Bota

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
MOSCOW, RUSSIA – SEPTEMBER 18, 2018: The Russian Foreign Ministry headquarters. Russia has summoned Israeli Ambassador to Russia Gary Koren over the incident with the Russian Il-20 jet downed in Syria. Sergei Fadeichev/TASS

Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Çäàíèå Ìèíèñòåðñòâà èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ. Ïîñîë Èçðàèëÿ Ãàððè Êîðåí âûçâàí â ÌÈÄ ÐÔ â ñâÿçè ñ ñèòóàöèåé ñ ðîññèéñêèì ñàìîëåòîì Èë-20, ñáèòûì â Ñèðèè. Ñåðãåé Ôàäåè÷åâ/ÒÀÑÑ
Bota

Rusia paralajmëron intensifikimin e sulmeve ndaj Ukrainës pas kërcënimit të Zelenskyt për rafineritë ruse

4 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026

Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

4 Tetor, 2026

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.