Gjatë një interviste eksklusive ditët e fundit për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), ish-Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç tha: “Bota nuk mund të kthehet më në strukturën e vjetër, të drejtuar vetëm nga një vend i fuqishëm. Prirja e shumëpolarizimit dallohet qartazi dhe do të vijojë më tej.”
Ai shpreson se Evropa do të zhdukë të ashtuquajturën “shqetësim” për Kinën. Ai tha se Kina është një partnere shumë e shquar dhe sipas tij, është shumë e rëndësishme që të hiqet dorë nga shqetësimi i pabazë ndaj Kinës.
Josipoviç vlerësoi katër nismat globale të paraqitur nga Presidenti i Kinës Xi Jinping, duke theksuar: ”Besoj se këto nisma do të ushtrojnë ndikime të thella.”
Në kohën e sotme kur acarohen konflikte gjeopolitike dhe tronditet rëndë rendi ndërkombëtar, çfarë mendon z. Josipoviç për qeverisjen globale? Ai ka bërë mbi 20 vizita në Kinë ndaj si e kupton ai qytetërimin oriental dhe kulturën kineze? Cilat janë vëzhgimet e tij për zhvillimin dhe ndryshimet e Kinës? Ju ftoj të ndiqni intervistën eksklusive.
/CGTN



























































