Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, profesori i ekonomisë i Universitetit të Çikagos dhe fitues i Çmimit “Nobel”, James J. Heckman, shprehu besimin për zhvillimin e Kinës, duke dhënë mendimet e tij edhe për politikat tarifore të qeverisë amerikane.
Heckman-i është ekspert në çështjet e burimeve njerëzore, rritjes së fëmijëve dhe lëvizjet shoqërore. Në vitet e fundit, Kina është bërë një objekt i rëndësishëm studimor i tij. Që nga viti 2014, ai ofron këshilla për një projekt të edukimit të fëmijëve në zonat malore të Kinës. Në vitin 2019, ai fitoi Çmimin e Miqësisë të dhënë nga qeveria kineze.
Në intervistën e tij, Heckman-i vlerësoi zhvillimin e Kinës në fushat e infrastrukturës, tregtisë, studimeve dhe përmirësimit të jetesës së njerëzve, duke veçuar sidomos politikat e qeverisë kineze për ngritjen e nivelit të arsimit, punësimin dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri. Ai mendon që epërsitë e Kinës në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale pasqyrohen në fusha të ndryshme, të cilat do të bëhen forca të rëndësishme nxitëse për rritjen e ardhshme të ekonomisë kombëtare.
Foto nga CMG
Ndërsa lidhur me “tarifat e barabarta” të Uashingtonit, prof. Heckman i përshkroi ato si “të paarsyshme” dhe theksoi që caktimi i nivelit të tyre nuk përputhet me asnjë ligj ekonomik. Sipas tij, këto masa po rrisin vazhdimisht kostot e jetës në ShBA, duke prishur marrëdhëniet afatgjata tregtare ndërkombëtare, pasi vendet e ndryshme po rregullojnë modelin tregtar për të shmangur tarifat kur kryejnë tregti me ShBA-në.
CMG




























































