Katër vjet pas nisjes së agresionit rus kundër Ukraina, Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar me një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të fortë për popullin ukrainas.
Në një reagim të publikuar në platformën X (ish-Twitter), Spiropali thekson se katër vjet pas nisjes së agresionit brutal dhe të pajustifikuar nga Rusia, bota përkujton jetët e humbura dhe qëndron në solidaritet me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.
“Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë”, shprehet ministrja në mesazhin e saj.
Ajo riafirmon se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës, në planin politik dhe diplomatik, si dhe përmes veprimeve konkrete.
Reagim i Ministres Spiropali në X:
Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.
Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.
Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.
Ukraina nuk është vetëm!
/Argumentum.al





























































