Zoran Meter-geopolitika.news
- Putini është zënë në kurthin e luftës ukrainase nga e cila mund të dalë vetëm duke lutur ata që e kanë shtyrë në të dhe të çlirohet nga ajo (kjo do të thoshte kapitullim), ose të dalë nga ajo duke shkatërruar me forcë të madhe, gjë që është gjithmonë e dhimbshme (të rrezikojë përshkallëzimin e luftës). Vendimin – si gjithmonë – i takon atij ta marrë. Por për këtë ka kohë gjithnjë e më pak.
- Zelenski me retorikën e tij, dhe akoma më shumë nëpërmjet lëvizjeve që bën, rrezikon përshkallëzimin e luftës për Ukrainën dhe për Europën, ndërsa Putini me “durimin e tij strategjik” përshkallëzimin brenda Rusisë, domethënë revoltën e popullit.
Dje, në seancën plenare të Forumit ndërkombëtar ekonomik në Shën Peterburg, SPIEF, presidenti rus Vladimir Putin komentoi të vërtetën e letrës, në vetvete poshtëruese, të cilën një ditë më parë ia kishte dërguar lideri ukrainas Volodymir Zelenski.
Në këtë letër, po e përsëritim, Zelenski fliste për domosdoshmërinë e nisjes së bisedimeve mbi fundin e luftës. Por puna ishte si më poshtë: në të njëjtën letër Zelenski njëkohësisht paraqiste edhe kaq shumë elementë të pakëndshëm për llogari të Putinit, saqë menjëherë bëhet e qartë se synimi i tij nuk ka qënë gatishmëria për paqe, por një poshtërim i ri i Putinit në sytë e opinioni publik vendas dhe atij ndërkombëtar.
Sepse nën një letër të hartuar në mënyrë të tillë, pranimi i Putinit për bisedime, de facto do të thotë kapitullim i rusëve me të gjitha pasojat që vinë më pas për shoqërinë dhe shtetin rus në tërësi. Po përmend vetëm disa elementë në këtë letër, sipas e asaj se ka ardhur koha që Putini t’a kuptojë se e ka humbur luftën, se duhet t’a ndalojë sepse qytetarët rusë po jetojnë gjithnjë e më vështirë për shkak të çmimeve të larta, se përballen në mënyrë të panevojshme me pasojat e sulmeve gjithnjë e më të forta ukraianse (të cilët vetëm mund të forcohen akoma më tej) si puna e mungesës së karburantit etj.
Përsëris, letra ishte dërguar një ditë pasi dronët ukrainas pësrmbytën e zonën e Leningradit në vetë ditën e hapjes së Forumit të lartpërmendur (3-6 qershor) në të cilin Putini erdhi me vetëbesim nga fakti se në Shën Peterburg kishin ardhur delegacione nga më shumë se 140 vende të botës etj. Nga këto sulme u goditën disa objekte me rëndësi, si puna e goditjes së ishullit Kronashtadt, u godit edhe rafineria strategjike ruse gjithsejt 17 kilometër larg qytetit- nga të cilët miqtë e huaj të nivelit të lartë, në vënd të argëtimit me bukuritë e Shën Peterburgut – nga qendra e qytetit mundën të shihnin vetëm re të dendura tymi të ndera mbi të.
Pra, le të kthehemi në fillim. Dje Putini para një salle kongresesh të mbushur me të ftuar të thuaj, në stilin e tij – nga lart dhe me njëfarë doze humori, i dërgoi mesazh Zelenskit – se ai është president pa mandat sepse ka frikë të zhvillojë zgjedhje në vendin e tij sipas detyrimit kushteteus, se Rusia do të realizojë qëllimet që i ka vënë në fillim vetes në këtë luftë, të cilët përfshijnë marrjen nën kontroll të të gjithë territoreve të aneksuara dhe denazifikimin e Ukrainës, dhe këtë do t’a bëjë qoftë me marrëveshje qoftë me forcë ushtarake, dhe se Moska është e vetmja adresë në të cilën Zelenski duhet të vijë për nënshkrimin e marrëveshjes ekskluzivisht sipas kushteve ruse, domethënë ata me të cilët ka rënë dakord me Donald Trumpin gjatë takimit në Alaskë me 15 gusht të vitit të kaluar.
Por triumfalizimi i momentit zgjati pak.
Ukraina e përmbyti përsëri Shën Peterburgun me dronë
Jo shumë kohë pas programit të djeshëm qendror në SPIEF, i cili sot do të mbyllet zyrtarisht, Ukraina përsëri e përmbyti me dronë “Kryeqytetin verior” (sikurse quhet Shën Peterburgu me dashuri nga ana e rusëve duke sjellë në kujtesë periudhën e shkurtër kur ky qytet ishte qendra politike e Perandorisë së madhe Ruse).
Guvernatori i zonës së Leningradit Aleksandër Drozdenko informoi se forcat ruse të mbrojtjes kundërajrore kanë rrëzuar 141 dronë (gjë që është pothuajse dyfishi i dronëve të rrëzuar nga ana e Kievit para sulmit të lartpërmendur). Shtoi se sulmet vazhdojnë akoma.
Për shkak të sulmit janë ndëprerë lidhjet komunikative në Kronshtadt, sikurse informojnë agjensitë qendrore ruse të shtypit. Grupimet politike të opozitës ruse bëjnë me dije se në këtë qytet është goditur korpusi i kadetëve dhe instituti kërkimor – sikurse sot informon media ukrainase Strana, e cila me këtë rast shton se deri tani nuk ka vërtetime të informacioneve të lartpërmendura.
Ndërkohë, në rafinerinë e naftës në Antipinsky, në anën tjetër të Rusisë, në qytetin Tjumen, qendër e zonës me të njëjtin emër në qarkun federal të Uraleve – ka shpërehter zjarr në një prej njësive të sistemit të pastrimit. Megjithëse pushteti shprehet se shkaku ka qënë i natyrës teknike dhe se nuk është shkaktuar nga sulmi me dronë, pakkush e beson një gjë të tillë. Është me rëndësi të theksojmë se rafineria e naftës në Antipinski gjendet afro 2.000 kilometar larg kufirit me Ukrainën.
Konkluzion
Zelenski, me letrën e përmendur më lart dhe vazhdimin e sulmeve në thellësi të Rusisë tashmë po luan rrezikshëm – me të gjitha ose asgjë. Ia ka frikën marrëveshjes së papërshtatshme për Ukrianën mes Trumpit dhe Putinit e cila ende qëndron pezull si obsion dhe nuk është zhdukur – qoftë edhe pse shanset për realizimin e saj janë reduktuar në minimum (megjithatë, lojtarët e mëdhenj nuk kanë të njëjtën logjikë veprimi si edhe ata të vegjlit, janë të prirur për tregti edhe kur gjërat kërcënojnë të dalin jashtë kontrollit domethënë me hyrjen në një fazë të pakontrollueshme dhe të pakthyeshme). Zelenski këmbëngul ta përshkallëzojë luftën dhe të përfshijhë sa më parë në të Europën, në një shkallë sa të jetë e mundur më të madhe. Gjithmonë ka dëshiruar që kjo të mos jetë vetëm luftë ukrainae dhe të mos jetë vetëm populli ukrainas ai që duhet të përballojë të gjithë sakrificat në mënyrë që Europa të fitojë kohë dhe të sigurojë interesat e saj gjeopolitike.
Meqënëse me siguri Europa nuk ka për të hyrë në luftë të hapur me Rusinë pa u sulmuar paraprakisht, Zelenski bën atë që mundet të bëjë. Është i furnizuar bollshëm me dronë dhe sulmet kundër Rusisë ka shumë mundësi që të vazhdojnë, gjë të cilët edhe e deklaroi dje, duke thënë se i ka urdhëruar strukturat e zbulimit të vendit për shënjestra të reja në thellësi të Rusisë për muajin qeshor.
Europa tani ka që ç’ke me të arësye për t’u shqetësuar. Sepse nuk është ajo e cila e kontrollon këtë luftë. Këtë e kanë bërë që në fillim Rusia dhe ShBA-të, kështu është edhe tani, duke shtuar edhe Zelenskin. Roli i tij gjithsesi është të ngacmojë, me sa duket vepron sipas udhëzimeve të dikujt – të atyre të cilët nuk është se shqetësohen tepër për fatin e Europës.
Për këtë Putini është në probleme të mëdha. Nga njëra anë dje foli triumfalisht mbi përparimin e suksesshëm të Rusisë edhe përkundër sanksioneve perëndimore, mbi shkallën më të ulët të papunsisë në raport me të gjithjë vendet e zhvilluara – që nga Japonia (e cila, sikurse tha dje, në këtë të dhënë është menjëherë pas Rusisë), Kinës, Indisë dhe ShBA-ve; mbi zhvillimin e paparë të mundësive të vendit në sferën e teknologjive të larta dhe inteligjencës artificiale; mbi vrullin e pritshëm të inkorporimit të teknologjisë në sektorin rus të mbrojtjes, etj etj. Nga ana tjetër, ulja e dhimbshme me këmbë në tokë nëp[rmjet sulmeve ajrore ukrainase, të cilët erdhën menjëherë saqë ai nuk pati kohë as të ndërrojë xhaketën, pas fjalimeve të djeshme triumfuese para zyrtarëve vendas dhe të huaj.
Së të jenë kështu punët, pakkush do t’u besojë fjalëve të tij, e akoma më pak do të dëshirojë të investojë në Rusi. Sepse stabiliteti politik dhe ai i sigurisë janë themel për çfarëdolloj investimesh të mëdha dhe kudo qoftë. Privatët, sado të pasur të jenë, dhe sado tërheqës t’u duken predhat e ofruara – kurrë nuk kanë për t’i hedhur paratë e tyre në erën e pasigurisë.
Në të gjithë këtë ka shumë pak arësye për gëzimin e kujdo qoftë. Para së gjithash për vetë Ukrainën (kjo shihet tashmë nga reaksionet mediatike ditën e sotme) së cilës i mbeten vetëm dy skenarë, sepse për atë të tretin, mbi pëqrfundimin e shpejtë të luftës, tani vështiorë se mund të flasë kush (megjithëse edhe ai është nuk është për t’u flakur tej për shkak të logjikës së lartpërmendur të fuqive të mëdha):
Luftë afatgjatë dhe cfilitëse, si skenar i parë; ose përshkallëzim i plotë i rusëve me përdorimin e mundshëm të armës shkatrrimtare të asgjësimit në masë (gjë të cilën Putini eviton t’a përdorë duke mos e njohur saktësisht reaksionin e mundshëm amerikan, dhe të cilin madje nuk e di as Europa sa të jetë në pushtet në shtëpinë e Bardhe Donald Trumpi).
Por, meënjë zhvillim të këtillë të ngjarjeve, ku ekonomia ruse, para së gjithash sektori energjetik, po fillon të përballet me pasoja dhe dëme të mëdha dhe serioze (dëmet nëpër rafineri mund edhe të riparohen dhe të nisin përsëri nga puna por një gjë e tillë kërkon para të madhe dhe rëndon furnizimin me karburant), ndërkohë që rritet me shpejtësi zemërimi e qytetarëve rusë (jo për shkak të kërkesës për përmbylljen e luftës nëpërmjet marrëveshjeve poshtëruese, por me përshkallëzim, meqënëse mendojnë se Putini e udhëheq luftën “me njërën dorë të lidhur” duke mbajtur parasysh ekonominë dhe bisedimet me Trumpin si edhe luftëtarët në front) Por Putini nuk ka për të kalkuluar për një kohë të gjatë.
Nuk ka për të patur kohë të ekuilibrojë mes zhvillimit të luftës sa të jetë nevoja për një gjë të tillë, duke patur parasysh lodhjen ukrainase (kjo lodhje objektivisht ekziston por nuk duhet harruar se Ukraina është nën “infuizonin” e plotë financiar dhe ushtarak perëndimit, dhe për këtë nuk është në gjendje të precizojë sesa gjatë do të ketë mundësi, gjë që përsëri është rrezik për Putinin) – dhe nevojës së zhvillimit të ekonomisë ruse.
Vendimin për atë se cila më në fund i mbetet si prioritet do të duhet ta marrë shumë shpejt, sepse kështu tërhiq e mos këput nuk do të mundet më.
Putini është zënë në kurthin e luftës ukrainase nga e cila mund të dalë vetëm duke lutur ata që e kanë shtyrë në të dhe të çlirohet nga ajo (kjo do të thoshte kapitullim), ose të dalë nga ajo duke shkatërruar me forcë të madhe, gjë që është gjithmonë e dhimbshme (të rrezikojë përshkallëimin e luftës).
Vendimin – si gjithmonë – i takon atij ta marrë. Supozoj se përsëri do të shpërfaqë “durimin strategjik” të tij, sepse mendon se populli rus është i pjekur politikisht dhe di gjithçka për prapavijën e kësaj loje gjeopolitike të paparë. Por me këtë rrezikon akoma më shumë – në përpjestim të zhdrejtë me Zelenskin. Ky i fundit rrezikon me përshkallëzim nëpër Ukrainë dhe nëpër Europë, ndërsa Putini brenda Rusisë- revoltën e popullit.
Cili do të ketë më shumë sukses? Zelenski sapo është ftuar në Londër, në një takim urgjent me formatin E3 (Britania e Madhe, Franca, Gjermania).
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA


























































