Kina do të përmirësojë më tej politikat dhe masat për t’iu përgjigjur në mënyrë aktive problemit të plakjes së popullsisë duke promovuar zgjerimin e mbulimit, përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të sektorit të shërbimeve të kujdesit për të moshuarit, tha të shtunën Lu Zhiyuan, Ministri i Punëve Civile i Kinës.
Lu i tha këto në një konferencë për shtyp me temën e jetesës së popullit, në kuadër të sesionit të katërt të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Ministri Lu Zhiyuan tha se Kina ka krijuar në mënyrë fillestare një rrjet të përgjithshëm të shërbimeve për kujdesin ndaj të moshuarve që mbulon qytetet dhe fshatrat. Njëkohësisht po zhvillon fuqimisht shërbimet e kujdesit për të moshuarit në shtëpi. Tani në gjithë vendin ka 80.000 mensa për të moshuarit, të cilat u shërbejnë më shumë se 3 milionë të moshuarve çdo ditë.
Në Kinë janë vendosur gjithsej 495 mijë shtretër kujdesi për të moshuarit në shtëpi, duke u dhënë të moshuarve kujdes profesional në shtëpi. Përveç kësaj, 2.24 milionë familje me banorë të moshuar me nevoja, kanë marrë modifikime në shtëpi për t’i bërë hapësirat e tyre të jetesës më të rehatshme, shtoi Lu Zhiyuan./cgtn




























































