Kina shpreh shqetësim të thellë për incidentet e përsëritura keqdashëse që kanë kërcënuar sigurinë e ambasadës dhe konsullatave kineze në Japoni, u shpreh të mërkurën në një konferencë të rregullt për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.
Sipas tij, Kodai Murata, një toger i rangut të dytë i Forcave Tokësore të Vetëmbrojtjes të Japonisë, hyri ilegalisht në ambasadën kineze në Japoni i armatosur me thikë dhe, ndonëse kanë kaluar gati tre muaj që atëherë, hetimi e trajtimi i rastit nga ana e palës japoneze po vazhdon ende ngadalë.
“Incidenti ekspozon edhe një herë problemet e thella në Japoni,” tha Lin Jian, duke i bërë thirrje palës japoneze të reflektojë e të ndreqë politikat dhe veprimet e saj, të kryejë një hetim të plotë dhe t’i japë Kinës një shpjegim të përgjegjshëm./CGTN





























































