• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kina, Zhvillimi i Gjelbër dhe Disa Mësime për Shqipërinë  

22 Prill, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Autor: Alqi Koçiko* 

Si pjesë e një grupi gazetarësh nga Evropa Lindore dhe Juglindore, vizitova Kinën në vitin 2009, në kuadër të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona dhe Kinës. Në atë kohë, ishte në modë të lexoje tituj në shtypin ndërkombëtar për ndotjen shqetësuese të ajrit në qytete të mëdha si Pekini dhe gjetkë. 

Ndërkohë, përpara Lojërave Olimpike të Pekinit në vitin 2008, qeveria kineze ishte aq e shqetësuar për ndotjen, sa vendosi kufizime të përkohshme për qarkullimin e makinave, mbylli fabrika dhe ndaloi punimet në disa kantiere ndërtimi. Masat funksionuan dhe një studim zbuloi më vonë se nivelet e ndotjes së ajrit ranë me 30% gjatë periudhës kur ishin në fuqi kufizimet e përkohshme olimpike. 

Në fakt, vetëm një vit pas kësaj nisme, ne pamë një Pekin krejtësisht ndryshe nga ai për të cilin kishim dëgjuar; për një qytet shumëmilionësh, ajri ishte shumë i pastër se ai i Tiranës. Në vitin 2013, qeveria kineze filloi të zbatonte një plan më të përgjithshëm veprimi për ajrin e pastër. Që atëherë, Kina ka arritur një përmirësim dramatik të cilësisë së ajrit. 

Pyll mangrove në Rezervatin Natyror Kombëtar Dongzhaigang në provincën Hainan të Kinës jugore. / Foto nga VCG 

Në ditët e sotme, Kina ka bërë përparime aq mbresëlënëse në zhvillimin e gjelbër, sa është shndërruar në një lider botëror dhe në një shembull për t’u ndjekur. Planet ambicioze të udhëheqjes kineze në këtë drejtim ilustrohen me detaje në Rekomandimet e Komitetit Qendror të PKK-së për Hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar. Ato përfshijnë disa pika kyçe, si lufta kundër ndotjes, përshpejtimi i kalimit drejt një sistemi të ri energjetik, kontrolli i emetimeve të karbonit dhe promovimi i praktikave dhe stileve të jetesës miqësore me mjedisin. 

Që Kina është e aftë të ndërmarrë iniciativa gjigante, mjafton të përmendet se në nëntor 2024 vendi përfundoi një fushatë 46-vjeçare për të “bllokuar” përmes një operacioni masiv pyllëzimi, shkretëtirën e saj më të madhe. Si rezultat, pas një këmbënguljeje afatgjatë “gabo, mëso dhe përmirëso”, u përfundua një brez i gjelbër rreth 3,000 km përreth Shkretëtirës Taklamakan, në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut, nën projektin e njohur si Muri i Madh i Gjelbër. Janë mbjellë më shumë se 30 milionë hektarë pemë, duke rikuperuar zona të mëdha toke shkretinore. Por kjo ndërmarrje e paimagjinueshme nuk përfundon këtu. 

Vendi synon arritje të reja në këtë fazë vendimtare të programit kombëtar të brezave mbrojtës pyjorë në veriperëndim, veri dhe verilindje të Kinës, si dhe forcimin e mburojave ekologjike në rajone si rrafshnalta Qinghai-Tibet 

Në rekomandimet për Planin e 15-të Pesëvjeçar kërkohet vijimi i programeve masive të gjelbërimit, vëmendje më e madhe ndaj trajtimit të ndotjes në burim, me moton “Të mbajmë qiellin blu, ujërat të kthjellëta dhe tokën të pastër.” Gjithashtu kërkohet aktivizimi i nismave për trajtimin e gjithanshëm të mbetjeve të ngurta si dhe përmirësimi i sistemeve të standardeve mjedisore, monitorimit dhe vlerësimit. 

Kina vijon të thyejë rekorde me rritjen e vazhdueshme të prodhimit të energjisë diellore dhe asaj të erës. Deri në qershor 2025, kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike diellore i vendit ka kaluar për herë të parë 1,000 GW, ekuivalente me gjysmën e kapacitetit total të instaluar diellor në botë. Sasia e energjisë diellore dhe asaj eolike në ndërtim në Kinë është tani pothuajse dyfish i pjesës tjetër të botës së bashku. 

Një park eolik në provincën Hainan të Kinës jugore, tetor 2025. / Foto nga VCG 

Me fjalë të tjera, Kina është transformuar në një kontribuuese kyçe për një planet më të gjelbër. Edhe në Rekomandimet e reja synohet rritja e peshës së energjisë së re në furnizimin total me energji, përparimi i tranzicionit sistematik nga lëndët djegëse fosile drejt alternativave të sigurta dhe të besueshme, si dhe ndërtimi i një sistemi të ri të energjisë elektrike. 

Njëkohësisht, promovohet përdorimi i pastër dhe efikas i lëndëve djegëse fosile, me vazhdimin e modernizimit të termocentraleve me qymyr dhe heqjen graduale të përdorimit të qymyrit në sektorët jo-industrialë. 

Sipas të dhënave të janarit 2026, kompania kineze BYD ka tejkaluar Teslën si shitësi më i madh në botë i automjeteve elektrike (EV), duke shënuar herën e parë që e kalon rivalin amerikan në shitjet vjetore. Zgjerimi i shpejtë i kompanisë me seli në Shenzhen ka ndodhur veçanërisht në Amerikën Latine, Azinë Juglindore dhe pjesë të Evropës. 

Sot, vendi synon të zhvillojë burime të shpërndara energjie dhe të ndërtojë fabrika dhe parqe industriale me zero karbon. Ndër rekomandimet për Planin e 15-të Pesëvjeçar spikat zgjerimi i mbulimit të Bursës së Tregtimit të Emisioneve të Karbonit në Kinë dhe krijimi më i shpejtë i një Tregu Kombëtar Vullnetar për Reduktimin e Emetimeve të Gazrave Serrë. 

Njëkohësisht, promovohet menaxhimi mjedisor sipas veçorive rajonale dhe tranzicionet e gjelbra e me karbon të ulët në industri, zhvillimin urban e rural, transport, energji dhe sektorë të tjerë kyç. Kërkohen përmirësime në sistemet e kontrollit të konsumit total të burimeve dhe ruajtjes gjithëpërfshirëse të tyre, ndërsa ndarja dhe riciklimi i mbetjeve duhet të përshpejtohen për të nxitur ekonominë qarkulluese. 

Panele fotovoltaike në qytetin Bozhou, Provinca Anhui, Kina lindore, gusht 2024. / Foto nga VCG 

Nga një lexim i Rekomandimeve të Komitetit Qendror të PKK-së për Hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar në fushën e zhvillimit të gjelbër, kupton vëmendjen që i është kushtuar çdo aspekti të këtij sektori kaq të gjerë dhe shumëplanësh. Dhe njëkohësisht sheh sesa më i thjeshtë do të kishte qenë zbatimi praktik dhe serioz i një sipërmarrjeje të tillë për vendin tonë.  

Sepse problemi i ndotjes në Shqipëri është “sekreti ynë i përbashkët”. Pavarësisht faktit se vendi prodhon pothuajse tërësisht energji të gjelbër, falë hidrocentraleve dhe instalimit në rritje të paneleve diellore, është fakt se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në një gamë të gjerë sektorësh që lidhen me këtë fushë: nga lufta kundër erozionit përmes pyllëzimit, te menaxhimi i mbetjeve – ku ka pasur shumë pak produkt real dhe shumë skandale – ndotja mjedisore e shkaktuar nga makinat e vjetra me lëndë djegëse fosile dhe mbrojtja e lumenjve dhe deteve. 

Automjetet e reja me energji po ngarkohen në Zibo, në provincën Shandong të Kinës lindore, maj 2025. / Foto nga VCG 

Në fund të fundit, zhvillimi i mëtejshëm dhe i qëndrueshëm i turizmit do të varet në masë të madhe nga një mjedis i pastër, energji e gjelbër dhe një stil jetese miqësor me natyrën. Në këtë drejtim, Shqipëria ka shumë për të mësuar nga përvoja dhe përparimi kinez. Por jo thjesht me retorikë. 

Ajo që mungon në vendin tonë nuk janë fushatat boshe të “ndërgjegjësimit”, por mbështetja konkrete shtetërore që do të promovonte zhvillimin e gjelbër në industri, turizëm, mjedis, transport, si dhe në jetën e përditshme. Në këtë drejtim, rekomandimet për Planin e 15-të Pesëvjeçar të Kinës orientojnë përpjekje të qëndrueshme për ndërtimin e zonave kombëtare eksperimentale për ruajtjen ekologjike, krijimin e zonave pilot nën Nismën “Kina e Bukur” dhe nxitjen e shembujve pozitivë të zhvillimit të gjelbër. 

Gjithashtu Rekomandimet udhëzojnë politika fiskale, tatimore, financiare, investimi, çmimesh, shkencore e teknologjike dhe mjedisore që nxisin zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët. Pikërisht këto dhe forma të tjera të mbështetjes shtetërore janë ato fusha për të cilat Shqipëria duhet të hedhë shumë më tepër se “një sy” nga përvoja kineze. 

*Kryeredaktor i Albanian Daily News 

_____________________________________

*Ky artikull është pjesë e edicionit special të Revistës Gjeopolitike ARGUMENTUM, “Kina 2026-2030: Motor i Zhvillimit dhe Fuqisë së Inovacionit”.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026
FOKUS

Vuçiç humbi zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

26 Tetor, 2026
FOKUS

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

26 Tetor, 2026

WSJ: Zyrtarë të administratës Trump nxisin Viktor Orbánin të kandidojë për kreun e OKB-së

26 Tetor, 2026

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

26 Tetor, 2026

Izrael: Netanyahu përballë zgjedhjeve vendimtare

26 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.