Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet shumë vigjilent dhe t’i rezistojë me vendosmëri lëvizjeve të reja militariste të Japonisë, tha të mërkurën një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze.
Zëdhënësja Mao Ning i bëri komentet në një konferencë të rregullt për shtyp, kur iu kërkua të komentonte mbi një propozim të paraqitur nga Partia Liberale Demokratike e Japonisë, e cila i kërkon qeverisë të heqë kufizimet mbi eksportet e armëve.
Për shkak të historisë së saj të agresionit, lëvizjet ushtarake dhe të sigurisë të Japonisë, janë ndjekur prej kohësh nga fqinjët e saj aziatikë dhe bashkësia ndërkombëtare, tha ajo.
Në vitet e fundit, Japonia ka bërë ndryshime të mëdha në politikat e saj të sigurisë. Disa zyrtarë japonezë kanë kërkuar hapur për të përqafuar armët bërthamore, kanë kërkuar të rishikojnë Tre Parimet Jo-Bërthamore dhe kanë bërë thirrje për heqjen e ndalimit të eksporteve të armëve, duke ekspozuar edhe një herë ambicien e forcave të krahut të djathtë të Japonisë, për t’u çliruar nga rendi ndërkombëtar i pasluftës dhe kufizimet ligjore të brendshme, si dhe për të ndjekur rimilitarizimin, tha Mao.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet në gatishmëri të lartë, të punojë së bashku për të mbrojtur rezultatet e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës, dhe t’i rezistojë me vendosmëri lëvizjeve të reja militariste të Japonisë, shtoi ajo./cgtn





























































