Italia vazhdon të shënoj rritje të numrit të viktimave e të personave të infektuar nga koronavirus.
Të dhënat e fundit zyrtare të përditësuar deri më ora 17.00 të datës 9 mars 2020 në nivel kombëtar shënojnë 463 viktima e 9172 të infektuar.
733 janë në terapi intesive, 4316 po kurohen në strukturat spitalore e 2836 të tjerë në kushte shtëpie.
Numri i pacientëve të shëruar është 724.
Lombardia mbete rajoni më i prekur nga virusi e ka regjistruar 5469 të infektuar, rreth 1280 të i me shumë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 333 viktima.
Bazilikata është rajoni më pak i prekur nga koronavirus e deri më sot shënon vetëm 5 persona të infektuar.
Rajoni i Toskanës nga ku kanë mbërritur dhe dy personat e parë pozitive me koronavirus në Shqipëri shënon sot 208 të infektuar e 1 viktimë.