• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kryeministri Rama në ceremoninë e çmimit “Karli i Madh”: Shqipëria krenohet me frymën e tolerancës

9 Maj, 2024
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar kryesor në ceremoninë tradicionale të çmimit “Karli i Madh” që u zhvillua në Aachen, Gjermani.

Kryeministri Rama u ftua të mbajë fjalën kryesore në ceremoninë tradicionale, gjatë së cilës u ndal te toleranca duke sjellë në vëmendje shembullin e Shqipërisë me shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi i Karlit të madh, (Charlemagne Prize) konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme europiane dhe që prej vitit 1950, me këtë çmim janë nderuar individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, çmimi ndërkombëtar “Karli i Madh”  i akordohet Kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë tradicionale të akordimit të çmimit ndërkombëtar “Karli i Madh”

“Toleranca, i dashuri im inxhinier është një temë shumë e gjerë për ty që të merresh”. Kjo është ajo çfarë humanisti Settembrini i thotë Hans Castorp, protagonistit kryesor të romanit të Thomas Mann-it, “Mali Magjik”. Castorpi është një profesionist më pak i prirur filozofikisht sesa Settembrini, dhe më i orientuar për të zgjidhur problemet e botës reale. Ai ka shkaktuar zemërimin e italianit, duke i vënë në pikëpyetje zgjidhjen e tij për problemin e mostolerancës.

Një federatë kozmopolite, me qeveri liridashëse, të cilat mund të administrojnë me paanësi drejtësinë. Po si mund të funksionojë? Kjo zgjidhje për të tejkaluar mosmarrëveshjet e thella midis njerëzve, përfshi ato fetare, mendonte ai.

Thomas Mani e nisi “Malin Magjik” pak përpara Luftës së Parë Botërore, shpërthimit të saj dhe e përfundoi kur asaj i kishte ardhur fundi pas masakrës më të madhe njerëzore që historia kish dëshmuar ndonjëherë. Romani është i vendosur në Davos, i njohur për ne sot, jo për shkak të sanatoriumit në të cilin zhvillohen dialogët e Manit, por për shkak të Forumit Ekonomik Botëror, edhe pse shumë shpesh flitet mjaft për sëmundje, për sëmundjen europiane, edhe në Davosin bashkëkohor. Kundërshtia e ideve midis humanistit progresiv Settembrini dhe Naphtas reaksionare autoritare që zë pjesën kryesore të romanit të Mann-it, është kthyer për ta përndjekur Europën, Europën në të cilën jetojmë.

Iluminizmi kundrejt autoritarizmit, arsyeja kundrejt pasionit, besimi në kritikë kundrejt nënshtrimit të verbër, ndaj dogmave janë tashmë sërish, jo vetëm tensione filozofike, por çështje me të cilat duhet të gjithë të përballemi politikisht është një kundërshti që nuk kufizohet thjesht në botën e librave, por që shfaqet në rrugë, në institucionet arsimore, në parlamente e midis qeverive.

Unë besoj se duhet t’i rezistojmë tundimit për të menduar se është një temë shumë komplekse edhe për ne që të merremi, por ç’formë mund të marrë toleranca në një epokë të një mostolerance në rritje si ajo në të cilën jetojmë? Tolerimi, këmbëngulte Settembrini në Malin Magjik, mund të përbëjë krim, kur zbatohet edhe për të keqen dhe këtu duket sikur hasemi me një dilemë: të tolerosh të keqen rrezikon ta lejosh atë të shumëfishohet.

E megjithatë, t’i frikesh së keqes më shumë se ç’duhet, rrezikon të shumëfishojë mostolerancën.

Ç’formë tolerance duhet të parashikojmë që të parandalojë të keqen si në botë, ashtu edhe brenda vetes sonë. Si mundet dikush ta shohë djallin në sy pa nisur t’i ngjajë atij.

Për shumicën e historisë së Evropës, toleranca ka qenë e mbështetur në qëndrimin e epërsisë së civilizimeve, gjë që kemi bërë mirë që e kemi braktisur. Ishte një tolerancë, e cila mbështetej te përdorimi i forcës.

Karli i Madh, emrin e të cilit mbart ky çmim luajti një rol kyç në formësimin e historisë së Europës, ai ishte jo vetëm një strategjist ushtarak i aftë e një burrë shteti i mençur, por po kështu ai që propozoi shkëmbimin kulturor dhe ndriçimin intelektual. Emri i tij lidhet me disfatën përfundimtare të barbarëve dhe rivendosjen e vlerave humaniste të Perandorisë Romake në Perëndim, pavarësisht suksesit në fushatat ushtarake Rilindja Karolinge në arte, në poezi, në interpretimin e biblës i kishte rrënjët te bindja se arma më e fuqishme që na është vënë në dispozicion është arsimi dhe se duhet që diversitetin ta mirëpresim më shumë se ta kemi frikë.

E megjithatë, Karli i Madh, ati i Europës moderne, ishte po kështu një njeri, i cili i bashkoi interesat e kishës me interesat e shtetit, duke imponuar konvertimin e detyruar të popujve të pushtuar si sllavët e saksonët.

Nën sundimin e tij, herezia u shndërrua në krim publik, një “ lese majeste” tradhti ndaj mbretit.

Në fund të fundit, qëndrimi i tij i tolerancës shkonte krah për krah me bindjen e patundur të epërsisë së një dhe vetëm njërit këndvështrim për botën.

Gjatë rrjedhës së historisë, Europa ka mësuar si të jetë më shumë vetëkritike sesa lëvduese për civilizimin e saj. Kjo nuk është diçka e keqe. Nuk flasim më për barbarë kundrejt popujve të civilizuar, edhe pse tundimi i disave që t’u kthehen këtyre kategorive bëhet më i fortë dita-ditës.

Një frymë shkatërruese ka hyrë në mendjet e njerëzve, armiqësie e shprehur qartë, ndaj pikëpamjeve ndryshe, prirja për të censuruar, dëshira për të djegur, në vend se të ndërtojmë janë të gjitha mjaft të dukshme.

Në botën tonë, t’u lësh mbresë atyre që tashmë mendojnë njësoj, polarizon debatin deri në pikën e shkatërrimit. Qëndrimi “ose ti ose unë, por asnjëherë së bashku”, bëhet e vetmja mënyrë për t’u angazhuar. Jam mjaft me fat që vij këtu nga një vend, i cili krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore, me bashkëjetesën e ndërsjellë të besimeve të ndryshme fetare myslimane, ortodokse, katolike, madje edhe ateistët, të cilët ata që shkruan për tolerancën, shpesh i panë si më të vështirët për t’i përfshirë.

Shqipëria, një vend me shumicë myslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa përpara se ajo të niste.

Disa prej bashkëqytetarëve të mi dhe vetë Shqipëria njihen si të drejtë mes kombeve, në një kohë kur njerëzimi po shkatërrohej gjithkund.

Për shqiptarët, toleranca nuk ishte thjesht një pranim pasiv a një njohje me zor e diversitetit të dikujt, mes shumë historive të jashtëzakonshme të tolerancës aktive të vendit tim gjatë shpëtimit të hebrenjve, dua të ndaj një histori që përfshin dy individë të dëbuar në Gjermaninë naziste nga Shqipëria, ku nuk ka asnjë të dhënë të asnjë hebreu të vetëm, të kapur apo të dorëzuar te nazistët, pavarësisht se humbën jetën si hebrej, midis miliona hebrenjve, këta dy persona ishin në fakt myslimanë.

Kur nazistët mbërritën në derë në kërkim të dy hebrenjve të fshehur në shtëpinë e tij, në vend që të rrezikonte që ata të kontrollonin gjithë banesën duke mohuar pranë e tyre, shqiptari me qetësi u kërkoi nazistëve që të prisnin, ndërkohë që nxori dy persona jashtë. Duke mbajtur premtimin e tij për të mbrojtur hebrenjtë me nderin e vet, plaku i vjetër më së fundi u dorëzoi nazistëve dy djemtë e tij duke i bërë të mendonin  se këta të rinj ishin personat që kërkonin. Të dy vëllezërit nuk folën dhe patën fatin e hebrenjve në kampin Bergenbelsen duke mos zbuluar kurrë identitet e tyre të vërtetë.

Vetëm të tolerosh ashtu siç shkruante një poet gjerman lindur jo larg këtej, Ghoete (Gëte), është të fyesh. Ajo çka nënkuptonte ai është se toleranca duhet të jetë e rrënjosur në respekt, duhet të çoje në pranim të ndërsjellë , përndryshe mbetet e pasinqertë he sipërfaqësore. Është një qëndrim aktiv, kërkon të luftosh për t’u njohur ashtu siç shqiptaret bënë kur erdhi koha. Funksionon me shembull si shembulli i tolerancës që kremtojmë sot, Kryerabini Pinchas Goldschmidt dhe më lini t’ju falënderoj për një nder të tillë dhe të falënderoj këdo që pati idenë çuditshme  për të më ftuar këtu.

Nuk është vetëm tolerancë për hir të një bashkëjetese në paqe, por për vlerësim aktiv të njëri-tjetrit, të kuptuarit se shkaqet për mosdakordësi nuk duhet të na çojnë në shkatërrim, por mund të shndërrohen në një dritare për ta njohur njeri-tjetrin më mirë dhe për t’u pasuruar vetë më shumë. Kjo formë tolerance, toleranca që shqiptarët dhe myslimanë e të krishterë shprehën ndaj hebrenjve, duke vendosur jetët në rrezik kundër së keqes e që unë shpresoj që një ditë do të përhapet në botë, kërkon frymën e vet të përkushtimit, kërkon angazhim me atë çka është ndryshe prej nesh, të zgjidhësh mosmarrëveshje me respekt të vazhdosh të ndërtosh ura, në mënyrë që të vazhdojmë të diskutojmë e të sfidojmë, por po kështu kërkon që ne të vazhdojmë të sfidojmë veten tonë duke reflektuar mbi mundësinë e njëanshmërive, paragjykimeve tona duke reflektuar mbi arbitraritetin dhe njëanshmërinë që ju dhe shumë të tjerëve duke pyetur në mënyrë të përhershme, duke vënë në mënyrë të përhershme në pikëpyetje standardet tona të dyfishta morale.

Toleranca kërkon që ne të dalim jashtë zonës sonë të rehatisë, jo thjesht të tolerojmë, por të tolerojmë me respekt, të tolerojmë aktivisht në mënyrë të hijshme, jo thjesht duke pranuar pikëpamjet e tjera, por duke u angazhuar në mënyrë të përhershme me kompleksitetin e historive tona.

Është toleranca që kurrë nuk resht së luftuari në armët e kritikës dhe autokritikës për të shmangur shkuarjen tek armët reale që do të na shkatërronin të gjithë.

Ndërkohë që qytetarët e Europës thirren të vendosin jetën e ardhshme, nuk janë llogoret ideologjike por shembujt e fuqishëm të tolerancës, të mishëruar nga rabini Pinchas Goldschmidt mund të shërbejnë si busull. Vetëm një formë tolerance që kurë nuk e braktis dialogun mes besimeve mund të mbrojë të mirën më të rëndësishme, përtej mosmarrëveshjeve tona te veçanta. Besimin që jemi të gjithë  qenie njerëzore.

Në fund të Malit Magjik si humanisti Naphta, ashtu dhe konservatori Settembrini, përballen me njëri tjetrit në një duel, por asnjëri prej tyre nuk arrin ta bindë inxhinierin Castorp. Qëndrimi i secilit është i drejtë.

Autori Thomas Mann sugjeron se si mohimi abstrakt i forcave të errësirës ashtu dhe intoksikimi me to janë të dyja qëndrime të gabuara.

Castorp, personazhi kryesor refuzon të zgjedhë midis tyre. Ai largohet nga kjo betejë idesh në majë për tu kthyer në luftën reale në ultësirë. Një luftë që brenda pak dekadave do të krijojë kushtet për Holokaustin. Ndërsa toleranca ende mbetet një temë shumë komplekse. Me gjithë këtë gosti universale vdekje dhe ky tmerr kaq i skajshëm, pyet Thomas Mann në fjalinë e fundit të librit të tij, a mund të ndodhë që një ditë dashuria të ngrihet? Shalom!

Ju faleminderit!

Related- Posts

NGJARJE

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026
POLITIKË

Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

18 Qershor, 2026
POLITIKË

Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

18 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Një gamë e larmishme filmash shfaqet në kinematë kineze për Festën e Varkave të Dragoit

20 Qershor, 2026

Mianmari gati të thellojë miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën

20 Qershor, 2026

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor, 2026

Konfuzion në Ngushticën e Hormuzit mes raportimeve se Irani ka mbyllur rrugën ujore

19 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.