Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, B. Ceyhun Erciyes, ku në qendër të bisedimeve ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe ecurinë pozitive të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm. Palët riafirmuan angazhimin për thellimin e partneritetit strategjik, me fokus të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve.
Ambasadori turk B. Ceyhun Erciyes shprehu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, duke e cilësuar atë një mundësi të rëndësishme për forcimin e dialogut dhe koordinimit ndërmjet aleatëve.

Takimi konfirmoi edhe një herë marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, të cilat mbështeten në partneritetin strategjik, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe interesat e përbashkëta për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.
/Argumentum.al




























































