Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron në Vilnius ku po zhvillohet Samiti i NATO-s.
I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Kreu i qeverisë publikoi foton nga takimi me presidentin francez dhe u shpreh se Macron po përgatitet për të ardhur në Tiranë
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë🇦🇱🤝🇫🇷 Samiti i NATO-s|”, shkroi Rama.