• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Kur kinezët dhe sovjetikët garonin për të marrë Sazanin

10 Qershor, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasjet rreth Sazanit dhe Zvërnecit kanë rikthyer në vëmendje një pyetje të vjetër: kush e ka parë këtë zonë si pasuri strategjike dhe pse? Përgjigjia të çon te një kapitull i Luftës së Ftohtë, kur Mao Ce Tungu dhe Nikita Hrushçovi shtyheshin për ndikim në Shqipëri.

Nga Enver Robelli*

1.
Ka libra që duhet lexuar dy herë. Njëherë kur botohen (mundësisht) dhe herën tjetër për shkak të aktualitetit (prapë mundësisht). Përplasjet aktuale në opinionin shqiptar lidhur me planet turistike për zonën e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit më tërhoqën të rilexoj disa kapituj nga biografia e liderit kinez Mao Ce Tungut, të shkruar nga shkrimtarja kineze Jung Chang dhe historiani irlandez Jon Halliday. Këta kapituj kanë të bëjnë me Shqipërinë. Për këtë pak më vonë në këtë tekst.

2.
Në vitin 1937, pra gati 90 vjet më parë, u botua libri “Ylli i kuq mbi Kinë” i Edgar Snow – një vepër propagandistike për liderin kinez, Mao. Aty Mao lavdërohet si revolucionar i urtë, i pagabueshëm dhe përfaqësues i komunizmit të mirë.

Kur e lexon biografinë e Jung Changut dhe Jon Hallidayit e kupton krejt mirësinë e Maos: një sadist që, nëpërmjet sundimit të tij brutal, ua mori jetën 70 milionë njerëzve. Libri është shumë i vëllimshëm, gati 1000 faqe, por mundi ia vlen.

3.
Më 1954 Mao e emëroi Peng De-huain në postin e ministrit të Mbrojtjes. Ndonëse kishin bashkëpunuar gjatë, ata ishin rivalë. Dhe, Mao mosbesues ndaj veprimeve të tij. Megjithatë, në pranverën e vitit 1959, “lideri i madh” Mao miratoi një vizitë të Pengut në Europë, mes tjerash edhe në Shqipëri. Më parë ai vizitoi Gjermaninë Lindore dhe Çekosllovakinë. Diktatori gjermanolindor Walter Ulbricht tha se “kishte dëgjuar që Kina po përjetonte një rritje fantastike në bujqësi dhe e pyeti nëse kinezët mund të dërgonin edhe më shumë mish, në mënyrë që Republika Demokratike e Gjermanisë të mund të matet me konsumin prej 80 kilogramësh për frymë në vit me Gjermaninë Perëndimore. Në Kinë, racioni i mishit, madje edhe nëpër qytete, ishte vetëm disa kilogramë në vit”, shkruajnë Jung Chang dhe Jon Halliday. Pas bisedës me Ulbrichtin, Pengu humbi nervat dhe tha para bashkëpunëtorëve të tij: “Çfarë do të mendonte populli ynë po ta dinte se ne duhet të ndihmojmë të tjerët që kanë 80 kilogramë mish në vit?”

4.
Destinacioni i fundit i udhëtimit të ministrit kinez të Mbrojtjes, Peng De-huai, në Europë ishte Shqipëria. Kur arriti më 28 maj 1959, pra para 67 vjetëve, Peng mësoi se në Shqipëri kishte ardhur në vizitën e tij të parë lideri sovjetik Nikita Hrushçovi. Peng shpresonte se Hrushçovi kishte ardhur për ta takuar atë në Shqipëri për të bërë ndonjë plan a komplot kundër Maos, por kjo doli krejtësisht e pasaktë. Lideri sovjetik s’kishte as përkthyes të kinezishtes me vete.

Jung Chang dhe Jon Halliday shkruajnë në vijim: “Hrushçovi ndodhej në Shqipëri për një arsye krejt tjetër. Shqipëria i ofronte Bashkimit Sovjetik një port unik nëndetësesh në zemër të Mesdheut, në ishullin Sazan. Edhe misioni i Pengut, të cilin ia kishte diktuar Mao, lidhej me këtë bazë. Në ditën e tij të parë në Shqipëri, më 29 maj, Pengu u ngrit në orën pesë e gjysmë dhe u nis menjëherë drejt bazës së Vlorës. Vizita e Hrushçovit duhej të pengonte që Shqipëria dhe Kina të arrinin një marrëveshje për bazën. Pengu e kuptoi se, sa i përket kërkimit të përkrahjes, nuk mund të mbështetej as te Bashkimi Sovjetik dhe as te vendet e tjera komuniste”.

Nikita Hrushçovi e kuptoi menjëherë rëndësinë gjeostrategjike të Vlorës dhe të ishullit të Sazanit gjatë vizitës kur erdhi në Shqipëri. Sapo pa zonën e Vlorës, ai tha se nga këtu mund të kontrollohej Mesdheu deri në Gjibraltar.

5.
Me vdekjen e Stalinit, më 5 mars 1953, në Bashkimin Sovjetik filloi dalëngadalë periudha e destalinizimit. Diktatori sovjetik mori pushtetin më 1922 dhe gjatë sundimit të tij e shndërroi perandorinë e tij nga një shtet të prapambetur dhe agrar në një superfuqi bërthamore. Por, çmimi i këtij transformimi ishte brutalisht i lartë dhe përfshinte miliona të vdekur, shumica të ekzekutuar. Distancimi në rritje nga Stalini në Bashkimin Sovjetik e mllefosi Enver Hoxhën, diktatorin shqiptar po aq mizor sa bashkëvëllai i tij moskovit. Për rrjedhojë, Hoxha filloi të afrohej me Kinën. Dhe këtë sinjal e dha më 1956 me vizitën në Kinë. Megjithatë, ndarja do të ndodhte tek më vonë, më 1961. Më 1957 regjimi komunist i Tiranës i dha Bashkimit Sovjetik për përdorim bazën detare të Vlorës (ose Pashalimanin, siç njihet ndryshe). Kjo ishte baza e vetme detare sovjetike në Mesdhe, me 12 nëndetëse të sjella nga Bashkimi Sovjetik. Pas prishjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës, katër nëndetëse mbetën në Vlorë.

6.
Siç shkruajnë Jung Chang dhe Jon Halliday, “në bllokun komunist, Mao u përpoq të tërhiqte çdo vend, por arriti të shkëpuste nga sfera e ndikimit sovjetik vetëm një: Shqipërinë e vogël, të varfër. Qysh në vitin 1958, diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, i kishte zhvatur Maos 50 milionë rubla” – sipas vlerës së sotme rreth 125 milionë euro. Kjo ishte një shumë mjaft e lartë për një vend të vogël si Shqipëria.

Sa më shumë që Hoxha ashpërsonte gjuhën ndaj Bashkimit Sovjetik, aq më i pëlqyer ishte ai nga Pekini. Dhe, kjo vërehej edhe në aspektin financiar. Më 1961 Pekini ndau 500 milionë rubla hua për Tiranën. “Përveç kësaj erdhën edhe 2.2 milionë shinikë gruri, të cilin Kina e kishte blerë në Kanada me valutë të gatshme. Falë ndihmave ushqimore nga Kina, shqiptarët nuk e dinin as çfarë ishte racionimi i ushqimit, ndërsa miliona kinezë vuanin nga kequshqyerja”, pretendojnë Jung Chang dhe Jon Halliday, por kjo duket pak e besueshme. Ndihmat kineze kishin arritur vetëm pak të zbusin mjerimin shqiptar nën regjimin komunist.

7.
Duke qenë një ishull në ngushticën e Otrantos, Sazani ka një rëndësi të madhe strategjike – dhe këtë e patën kuptuar si romakët ashtu edhe osmanët, pastaj italianët, të cilët e pushtuan më 1914 dhe e quajtën Saseno. Ka edhe një histori interesante me diktatorin italian Benito Mussolini, të cilën e ka përshkruar së fundi revista gjermane “Der Spiegel”: “Përpara se të përfundonte pakthyeshëm dhe i varur nga këmbët, i pështyrë dhe me pantallona të ndotura në çatinë e një pike karburanti në Milano, Benito Mussolini kishte një ëndërr. Diktatori italian donte ta kthente përsëri Mesdheun, si në kohën e Romës, në një mare nostrum: deti ynë! Në një det të brendshëm të një perandorie sa italiane aq edhe fashiste, e cila do të shtrihej nga Libia e thellë deri në Adriatik dhe, nëse do të ishte e mundur, edhe më tej, deri te Shtyllat e Herkulit në perëndim. ‘Shekulli i 20-të do të jetë shekull i fuqisë italiane’, profetizoi ai. Por, në rast se ky vizion do të dështonte dhe atij do t’i duhej të ikte një ditë me shpejtësi, Duçja dha urdhër të kërkoheshin ishuj potencialë shpëtimi në Mesdhe, si një strehë për çdo rast. Kështu ndodhi edhe me Sasenon, sot: Sazani”.

8.
Nën pushtimin italian Sazani u kthye në një bazë ushtarake të fortifikuar. Pastaj Shqipëria komuniste dhe aleatët e saj (Bashkimi Sovjetik e Kina) e ngarkuan këtë fortifikatë me armë të tjera, e shndërruan në labirint me tunele nëntokësore, ndërsa regjimi komunist i Tiranës e mbuloi sipërfaqen me bunkerë. Me një qëllim: për të kontrolluar qasjen në detin Adriatik.

Nuk është plotësisht e qartë se si dhëndri dhe vajza e Donald Trumpit kuptuan për ishullin e Sazanit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë (për “Wall Street Journal”) se më 2022 e ka takuar Jared Kushnerin në Davos, gjatë Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Aty Kushneri i paskësh treguar se e ka vizituar Shqipërinë, se është ndarë shumë i kënaqur dhe do të donte ta vizitonte sërish për të parë mundësi investimi. Shefi i qeverisë shqiptare e paskësh mirëpritur këtë ide.

Ivanka Trump, e bija e Donald Trumpit dhe gruaja e Jared Kushnerit, kështu e përshkroi çastin e zbulimit të Sazanit: “Është një ishull privat jashtëzakonisht i bukur, prej 1 400 hektarësh, në mes të Mesdheut. Ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar, kështu e zbuluam ishullin. Notuam deri atje, ecëm zbathur deri në majë dhe u magjepsëm krejtësisht. Kemi punuar për disa vite për të shfrytëzuar dhe zhvilluar potencialin e këtij ishulli. Me shumë përmbajtje dhe kujdes, sepse ky vend është shumë i bukur”, tha Ivanka Trump në podkastin e David Senras.

Ka një të pavërtetë këtu: Sazani nuk është ishull privat, por pronë e shtetit shqiptar, madje zonë ushtarake. Jo fort i vërtetë tingëllon edhe pretendimi i Ivanka Trumpit se “ecëm zbathur deri në majë” të Sazanit. Zbathur në një zonë me mbetje armatimesh, tunele, shkurre? Ndoshta. Ka njerëz të guximshëm në këtë botë që ecin zbathur edhe mbi vullkan e lëre më në Sazan. A ishte edhe Edi Rama në këtë ecje në Sazan? Kjo pyetje tani duket e parëndësishme përballë protestave në Shqipëri.

*Telegrafi

Related- Posts

Bota

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.