Kuvendi miratoi sot dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërsa opozita bllokoi foltoren gjatë procesit të votimit.
Me 85 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 83 vota pro dhe dy kundër dekretin e Presidentit për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Me 81 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Pirro Vengut nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po ashtu me 83 vota pro Albana Koçiu u shkarkua nga detyra e ministres së Punëve të Brendshme.
Kuvendi miratoi me 83 vota pro shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e ministrit të Drejtësisë.
Me 82 vota pro, Kuvendi miratoi edhe shkarkimin e Toni Gogut nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Në vijim Kuvendi miratoi me 83 vota pro dhe 3 vota kundër emërimin e Albana Koçiut në postin e zv/kryeministres.
Me 83 vota pro dhe 4 vota kundër Kuvendi emëroi Ferit Hoxhën, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Besfort Lamallari u emërua ministër i Punëve të Brendshme me 83 vota pro dhe 4 kundër.
Ermal Nufi u emërua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër.
Toni Gogu u emërua ministër i Drejtësisë me 83 vota pro dhe 5 kundër.
Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër.
Ndërsa Erjona Ismaili u emërua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota pro dhe 4 vota kundër.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së në 26 shkurt.





























































