Duke iu përgjigjur të dielën pyetjes së gazetarit se si e komenton Kina takimin e ministrave të Tregtisë të G20-ës të zhvilluar nga 30 shtatori deri më 1 tetor në Miluoki të shtetit Uiskonsin të ShBA-së, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh se në konsultimet për temën e ushqimit, shumë tregje të reja, duke përfshirë Kinën dhe anëtarë në zhvillim, u shprehën se vendet importuese dhe eksportuese të drithërave duhet të mbrojnë së bashku qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit të drithërave. Njëkohësisht, palët e ndryshme kanë të drejtën të marrin masa për garantimin e sigurisë së drithërave. Vendi kryetar i radhës i mori parasysh në mënyrë pozitive këto pikëpamje, duke i pasqyruar plotësisht në deklaratën e përbashkët. Duhet thënë se kjo arritje është rezultat i konsensusit dhe i përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë anëtarëve të G20-ës.
Zëdhënësi u shpreh se gjatë takimit, pala kineze mbajti gjithmonë një qëndrim të hapur e bashkëpunues, mori pjesë në mënyrë konstruktive në diskutimet për çështje të ndryshme dhe zhvilloi komunikim të ngushtë me anëtarët e tjerë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe pajtimit. Njëkohësisht, Kina iu përmbajt gjithmonë parimeve dhe mbrojti me vendosmëri interesat e përbashkët të saj e të vendeve në zhvillim, duke bërë përpjekje për të nxitur bashkëpunimin mes G20-ës
Zëdhënësi shtoi se, duke parë drejt Samitit të ardhshëm të G20-ës në Majemi, Kina është e gatshme të punojë me vendin organizator dhe të gjithë anëtarët, duke respektuar parimet e konsensusit dhe unitetit, për të dhënë kontribut së bashku për arritjen e rezultateve pozitive dhe praktike ekonomiko-tregtare në samit./cgtn




















































