• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Më në fund “Anija kozmike” Mogherini po kthehet në Itali

20 Maj, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë dhimbje për kombin dhe zemrën. Në këto ditë Italia humbet Eksponenten më të Madhe Evropiane, Komisioneren e Lartë FederIca Mogherinin. Në pesë vitet e mandatit, shkalla e ndikimit të saj në Europë është e panjohur, nuk ka instrumente farmaceutike, të tilla, të sakta për të matur peshën e saj. Ndoshta ajo mund të ketë punuar nën tokë, si një urith apo minatore; ndoshta do të rizgjidhet- ku I dihet – në Letoni. Por këtu (Itali) Mogherini ka shkuar pa u vënë re, ka mbetur një fillestare, si zeroja, transparente, pa influencë, nuk e merr kush në konsideratë. Duke preferuar atë në vend të Massimo D’Alemas, burrështetasi Matteo Renzi arriti të kryejë një kryevepër të dyfishtë: uli peshën e Italisë në arenën evropiane dhe humbi mundësinë për të hequr qafe një armik brenda shtëpisë, duke e dërguar atë në Evropë dhe duke krijuar kështu një armëpushim me të. Natyrisht, edhe për eurokratët ishte më e preferueshme që në vend të një mustaqelliu të rëndë (*si D’Alema), të kishim një figurë zbukuruese (*Mogherini), me një karakter të tmerrshëm dhe reputacionin pro-sovjetikëve dhe pro-arabo-palestinezëve.

Por problemi i Renzit është se ai besonte, se ai vetë ishte më se i mjaftueshëm: kështu që të gjitha emërimet, duke përfshirë Mattarellën në Quirinale (*Presidencë), lindën nga ideja për të pasur personalitete të vogla, në mos jetëshkurtra, në pozicione kyçe; figura sa për kontur, me rëndësi dytësore dhe papopullaritet, sepse në fund vetëm Ai, Mbreti Diell duhej të shkëlqente dhe komandonte, ndërsa të tjerët duhej të ishin satelitët e tij pa dritë autonome. Me Mattarellën nuk shkoi shumë mirë, me Mogherinin në vend të D’Alemas, shkoi edhe më keq. Ndarja nga Partia Demokratike, në fund të fundit, erdhi edhe si pasojë e një pakti të dështuar me figurat historike. Në grackën e delirit Napoleonian, në atë kohë Renzi vendosi të dërgonte Vestalen (*Virgjëreshën, në antikitet) e tij në Evropë me rolin zyrtar të Pizias (*në Greqinë e lashtë Pythia ishte priftëresha e Apollonit që jepte përgjigjet në tempullin e Delfit), priftëresha që foli me Omphalos mundi, Qëndrën e Botës (dmth vetë, Matteo – teo teo).

Nga patrulla akrobatike e ministreve të kultit të Renzizmit, bishtalecet legjendare trengjyrëshe (*në qeverinë Renzi kishte 8 gra ministre), Federica Mogherini (*ministre e jashtme), ishte e vetmija e mbijetuar e mbetur në pushtet me titullin solemn të Komisionerit të Lartë Evropian, që tani po skadon bashkë me Komisionin. Por ajo është gjithashtu më enigmatikja, e pashprehur, si një perëndeshë hindu. Edhe pse ministre e punëve të jashtme dhe më pas Euroministre në të njëjtin rol, por në një kontekst më të gjerë, Lartësia e Saj Mogherini nuk është një person I hapur. Ka pasur ministre dhe pasionante që kanë udhëhequr listat e partisë renziste-leniniste në zgjedhjet evropiane, të cilat binin shumë më tepër në sy, me prezencë televizive, madje edhe më shumë të përulura. Mogherini, në anën tjetër, është pjesë e rrymës hermetike, pak të depresionuar, misterioze në vështrim, pak strabike, sikur të fshihte sekretet e pashkelura dhe të ruante orakullet ogurzeza dhe të papërshkrueshme. E patëmetë, kurrë një fjalë jashtë vendit, në fakt nuk e tha kurrë një fjalë, dhe kjo është e gjitha.

Por që të kontestohej edhe në nivel Evropian për një filoputinizëm të dyshuar, siç u tha në fillim, ende duket surreale për mua. Ata e quajtën si një Red Joan të re, spiunia angleze, e cila i kaloi sekretet e bombës atomike rusëve, për të cilën tashmë është bërë një film. Unë mendoj se thashethemet, të cilat më pas rezultuan të jenë veçse një putinatë (*lojë e fjalësh – punë e Putinit), lidhej me një foto që bëri xhiron e botës, ku një Mogherini intriguese shtëngonte dorën e Putinit. Dhe me vështrimin e saj prej sfinksi mbërthente bashkëbiseduesin sikur të sanksiononte një pakt ezoterik me Carin Vladimir, i cili e shihte atë nga ana tjetë,r me një sy mistik-aluzues (*me nënkuptim), ndoshta pak epshor dhe të eksituar (nuk di si I thonë kurvar në rusisht/shenimi autorit). Por nuk mund të varni një person bazuar në një foto. Është e vërtetë që nëse nuk i referohen fotove, ata (*akuzuesit) nuk kanë të dhëna të tjera për të dëshmuar praninë e Mogherinit në kabinën e drejtimit evropian dhe për të vlerësuar gjurmën e lënë nga ky asteroid që ra mbi Evropë; ose për tu kuptuar në zhargon tonë lokal, kjo Sarchiapone (*kafshë imagjinare, personazh skeçesh) lindur dhe rritur në parti, në hijen e Veltronit. Dhe më pas u dërgua me një bursë nga Renzi për të bërë Erasmus (eksperiencë e huaj universitare) edhe në samitet evropiane. Por unë një gjë ju rrëfej, Sarchiaponja enigmatike ishte intriguese.

Në ministrinë e jashtme (Farnesina) u tmerruan nga ministrja (Mogherini), por për të menduar se paniku u transmetua edhe në Evropë, ka diçka metafizike dhe komike në të njëjtën kohë. Dhe kjo ishte një mrekulli për të dëshmuar në këtë vit konfliktet në Evropë midis sovranistëve dhe vasalëve, midis populistëve dhe globalistëve, midis atyre që duan të dalin (nga BE) dhe të integruarve, dhe të vërejnë mungesën e madhe të Komisioneres së Lartë, me detyrë zyrtare për të luftuar mizat. Por, ashtu siç ndahej Evropa, Italia ishte në luftë me eurokratët dhe ajo (Mogherini) vazhdonte të vëzhgonte pafundësinë dhe të priste që mizat të binin rrjetën e saj … Madje edhe ata që e nisën në orbitë, më pas deklaruan se ishin penduar.

Tani, pas pesë vitesh orbitë në hapësirë, Ufo-roboti që vjen nga e panjohura do të zbresë nga 27 yjet e Europës dhe do të kthehet në tokë me skadimin e mandatit. Shumë do të pyesin veten: A është nisur ndonjëherë me të vërtetë, a ka qenë vërtet në krye të Bashkimit Evropian? Apo Komisionerja e Lartë fluturonte aq lartë sa ishte e padukshme për syrin e pastërvitur dhe ishte kaq e parrëfyeshme saqë nuk u kap madje as nga radarët që sinjalizojnë praninë e më të padukshmëve? Moscerini (*mizat e vogla) po, Mogherini jo, nuk u panë ndonjëherë. Mirëseerdhe përsëri në tokë, shumë e Larta, e Kthjellta, e Lehta astronaute dhe udhëtare e qiellit të Evropës. Mungesa jote do të lërë një hendek të pakapërcyeshëm në institucione, ashtu siç la, nga ana tjetër, prania e jote.

MV, La Verità 18 Maj 2019

*Përshtati AH/360grade.al (shënimet janë të përkthyeses)

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Kosovës, 12 të lënduar; reagojnë PDK dhe LDK

5 Tetor, 2026

SHBA dhe NATO: Takimi në Poloni ngre pikëpyetje mbi unitetin e Aleancës

5 Tetor, 2026

Tërheqja e amerikanëve nga Lindja e Afërt

5 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

5 Tetor, 2026

Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

5 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.