• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Merz e mbylli vitin e parë me një sukses dhe tri dështime diplomatike!

30 Dhjetor, 2025
in OP/ED
A A
28 May 2025, Berlin: German Chancellor Friedrich Merz holds a joint press conference with Ukraine's President Volodymyr Zelensky (not pictured) at the German Chancellery in Berlin. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Share on FacebookShare on Twitter

 DR. JORGJI KOTE

Po, kështu mund të thuhet me plot gojën për vitin e parë si Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz. Pothuajse të gjithë ekspertët e politikës dhe medias në Gjermani dhe gjetkë pohojnë se gjatë 8 muajve të tij të parë, Kancelari Friedrich Merz e  ka rikthyer rolin jetik të  Gjermanisë në krye të BE-së bashkë me  Francën ” binjake”. Tre kanë qenë objektivat madhore të Kancelarit Merz gjatë kësaj periudhe: mbështetja e gjithanshme për Ukrainën dhe planin për një paqe të qëndrueshme për të; ruajtjen e partneritetit Euro-Atlantik me SHBA-të dhe Presidentin Trump nëpërmjet një diplomacie tejet aktive dhe rritjen e përgjegjësisë gjermane për fatet e Europës dhe zgjerimin e saj, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perendimor.

Një mision tejet sfidues,  sidomos në kushte dhe rrethana kur asnjë Kancelar tjetër paraardhës  nuk  është ndeshur me aq shumë kriza, luftra dhe konflikte ushtarake në të njëjtën kohë, të cilat tani kërcënojnë edhe  Gjermaninë. Por, më mirë le t’u referohemi fakteve, mbasi ato flasin më shumë se fjalët.

Për ta filluar me anët pozitive, ende pa hyrë në zyrën e Kancelarit, në muajin Prill, në bashkëpunim me partitë e tjera Merz shënoi kthesën e dytë të madhe historike për Gjermaninë moderne, duke hequr klauzolën kushtetuese, e cila frenonte marrjen e huave dhe borxheve, duke i hapur kësisoj rrugën krijimit të fondit për mbrojtjen prej 500 Miliard Euro. Po ashtu, Kancelari Merz  shpalli synimin strategjik që brenda vitit 2030 Gjermania të ketë ushtrinë më të madhe dhe më të fuqishme në Europë. Ndërkohë, Gjermania ishte në krye të vendeve që mbështetën shtimin e shpenzimeve të vendeve të NATO-s për mbrojtjen, nga 2 në 5 për qind të GDP-së së tyre. Diçka jo e lehtë kjo, po të kihet parasysh se vetëm rritja me 1 për qind e këtyre shpenzimeve  i kushton Gjermanisë 45 Miliard Euro, ndërsa 5 për qind plot 225 miliard Euro, e barabartë me buxhetin e vitit 2025! Po ashtu, Berlini mbështeti miratimin e Marrëveshjes historike midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, ku mbrojtja dhe siguria përbëjnë boshtin e saj; madje, ajo nënshkroi edhe vetë me Londrën një marëveshje të tillë.  

Lidhur me objektivin e dytë, Gjermania intensifikoi ndjeshëm me hapa të mëdhenj dhe të shpejtë mbështetjen gjermane ndaj Kievit. Qysh në javën e parë si Kancelar, pas Parisit dhe Londrës, bashkë me  Macron, Starmer, Tusk dhe Melonin Merz shkoi në Kiev, për t’i shprehur mbështetjen  Presidentit Zelenski, të cilin e ka pritur disa herë edhe në Berlin, me rastin e takimeve dhe Samiteve  që ajo ka mikpritur.

Ndërkohë, me një diplomaci perfekte, sharmi dhe klasike, Merz fitoi pëlqimin dhe simpatinë e Presidentit Trump me vizitën e bujshme në Shtëpinë e Bardhë më 6 Qershor; ai u bërë kësisoj një  partner tejet i  besueshëm për Presidentuin Trump.

Me nismën e Merz, vetëm 3 ditë mbas  Samitit alarmant Trump – Putin për Europën në Alaskë më 15 Gusht, Merz me  aleatët europianë  fluturuan në Uashington ku u takuan me Trump dhe e përmbysën Alaskën, qoftë edhe përkohësisht. Aty ata ia bënë të qartë Presidentit Trump se  pa kontributin e tyre nuk mund të ketë as ujdi, as zgjidhje dhe as paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme, as  në Ukrainë dhe as gjetkë. 

Por, gjithsesi, kulmi i suksesit diplomatik të Europës dhe sidomos të Kancelarit Merz si nismëtar dhe mikpritës ishte Samiti i datës 15 Dhjetor në Berlin, me praninë e 13 liderëve kryesorë europianë dhe të Ndërmjetësuesve të Trump për Ukrainën. Ashtu si në Uashington, edhe në Berlin, liderët europianë e prishën Planin e Paqes, duke e reduktuar atë në 20 pika dhe duke i çelur rrugën përpjekjeve të mëtejshme në vazhdim. Samiti i Berlinit ishte historik se për herë të parë në 80 vitet e fundit, Europa mori në duart e veta rolin dhe përgjegjësinë për fatet e saj historike. Më tej,  pas publikimit të Strategjisë së re të sigurisë kombëtare, ata i treguan Uashingtonit se Europa nuk është problemi, por partneri besnik dhe tradicional i SHBA-ve.  

E pra, pikërisht për këtë angazhim të jashtëzakonshëm dhe arritje spektakolare në politikën e jashtme gjermane dhe europiane, madje brenda një kohe rekord prej vetëm 8 muajsh, Kancelarin  Merz në Gjermani e kanë mbiquajtur  ” Kancelar i jashtëm”; kjo mbasi brenda vendit ai është ende larg premtimeve të tij të bujshme. 

Suksesi i bujshëm i Takimit historik në Berlin kishte krijuar kudo një besim dhe bindje se “ Kancelari i jashtëm” do ta mbyllte këtë vit me fitore të tjera diplomatike. Mirëpo, vetëm 2 ditë më vonë, Samiti i BE-së më 17 – 18 Dhjetor në Bruksel  përfundoi si një “Mini Waterlo” diplomatike për Kancelarin Merz; rikujtojmë se Waterloja e famshme e katastrofës së Bonapartit ndodhet vetm 16 km larg Brukselit. Aty Merz pësoi dy  humbje të rënda diplomatike rradhazi.  

Kancelari Merz shkoi në Bruksel i vendosur duke deklaruar se nuk kishte  alternativë tjetër përveç konfiskimit dhe përdorimit të aseteve ruse të ngrira dhe të depozituara në Bruksel për Ukrainën për dy vitet e ardhshme. Bëhej fjalë për shumën prej 90 Miliard nga 185 Miliard Euro të depozituara në institucionin financiar belg “ Euroclear”. Për këtë i kishte ardhur në ndihmë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,  e cila në fillim të vitit kishte krijuar programin “ Hua Reparacioni” që do të ligjëronte këtë konfiskim të pasurive ruse. Këtë Komisooni Europian dhe Gjermania e argumentonin me avantazhet e përdorimit të këtyre aseteve, si financimi i menjëhershëm i Kievit për dy vitet e ardhëshme, plotësimi i kërkesës së opinionit të gjerë publik europian për të detyruar Moskën të paguajë për agresionin e saj dhe lehtësitë buxhetore europiane.

Mirëpo, Merz dhe Komisioni  “ i kishin bërë hesapet pa hanxhinë” dhe më konkretisht pa Belgjikën e vogël por shtet bashkëthemelues i BE-së. Pikërisht aty Merzit ” i ngeci sharra në gozhdë”. Ai nuk kishte llogaritur kundërshtimin e vendosur dhe të argumentuar të Kryeministrit belg të ri në detyrë,  Bart de Wever, i cili e tregoi vehten ” burrë shteti” . Nëpërmjet një fushate të gjerë të diplomacisë efikase belge në Europë në 4 muajt e fundit,  pa e hedhur  poshtë këtë ide në parim, ai kërkoi garanci me shkrim nga vendet e tjera të BE-së për Belgjikën në rastin e masave ndëshkuese nga ana e Rusisë. Mirëpo, Gjermania e para nuk i jepte këto garanci. Në mbështetje të Belgjikës u rreshtuan hapur Hungaria, Slovakia dhe Italia me Melonin, e cila i tha Merzit  se unë jam këtu, ndaj na llogaritni edhe neve.

Për më tepër, këto vende, ndryshe nga Merz krijuan bindjen me argumente se prdorimi i aseteve ruse ishte alternativë me shumë të panjohura dhe kërcënime, nga brenda dhe nga jashtë. Ajo do të krijonte një precedent negativ ligjor, Rusia do të hakmerej me të gjitha mënyrat ndaj Belgjikës por dhe të tjerëve. Ca më keq akoma, në bisedimet e ardhëshme për paqen në Ukrainë Moska do të kërkonte si kusht të panegociueshëm kthimin e aseteve ruse të konfiskuara. Mirëpo kjo do ta vinte Europën në pozita tejet të vështira dhe komprometuese.

Ja pra pse përfundimisht, Këshilli Europian vendosi që në vend të aseteve ruse, BE-ja të merrte hua nga Eurobondi dhe tia jepte Ukrainës pa asnjë përqindje interesi. Pavarësisht vështirësive, BE-ja i kishte mundësitë për të përballuar për të dytën herë pas COVID – 19 këtë hua të përbashkët, duke shmangur rreziqet dhe kërcënimet e lartpërmendura. Si dhe duke i qëndruar deri në fund besnik të drejtës ndërkombëtare, si shtylla e saj kurrizore, duke mbrojtur imazhin e vet dhe besueshmërinë e Brukselit si vend i sigurt edhe si depozitues financiar. Ndaj, ndonëse Merz ishte deri atë ditë kategorikisht kundër huave të përbashkëta, sepse kjo  i ngarkon shumë financat gjermane, në Bruksel ai “u vu me shpatulla për muri”. Duke mos patur rrugë tjetër veçse të binte dakord me këtë alternativë, ai u tërhoq me lezet duke pranuar humbjen dhe duke shmangur të keqen më të madhe.

Kjo ishte shuplaka e parë e fortë diplomatike europiane  për Kancelarin Merz.  

Disfata e dytë e rëndë në po në atë Samit  ishte se ndryshe nga sa kishte paralajmëruar me siguri matematikore, Marrëveshja e famshme MERCOSUR për krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë në botë midis BE-së dhe  vendeve të Amerikes Latine, ajo nuk u nënshkrua por u shty pa  afat. Sërish Merz u tregua miop përballë shenjave dhe mesazheve kundërshtuese të mëparshme  nga Franca dhe Presidenti Macron dhe sidomos pas trysnisë së jashtëzakonshme të fermrrëve francezë dhe europianë. Këta të fundit “zbarkuan“ me qindra traktorë aty në Bruksel, përpara se të çelej samiti. Ky dështim i dytë brenda disa orësh në Bruksel i tregoi Merzit se në Realpolitik gjërat nuk ecin sipas dëshirave apo logjikës edhe të më të fortit, por në bisedime, demarshe diplomatike dhe me konsensus të mundimshëm në çdo hap.

Disfatën e tretë rradhazi në frontin e jashtëm Merz e pësoi në shtëpinë e vet, aty në Berlin, dy ditë më vonë, me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Fondacionitt më të fuqishëm politik gjerman të CDU-së “Konrad Adenauer“ të krijuar 7 dekada më parë. Ky Fondacion ka 660 punonjës në Gjermani dhe 1000 të tjerë të shpërndarë në 100 filialet e tij në 120 vende të botës, duke përfshirë edhe vendin tonë.  “Konrad Adenauer“ dhe Fondacioni i majtë “Fridrich Ebert“ janë ambasadorët më të fuqishëm të diplomacisë dhe imazhit gjerman kudo në botë. Mirëpo këtë radhë, ky moment  ishte një arenë e madhe përplasjesh, mbasi kandidati kryesor dhe që pritej të fitonte ishte Gϋnter Kringer i mbështetur nga Merz. Mirëpo ai humbi përballë një personaliteteje të mirënjohur të politikës gjermane të viteve të fundit, Annegrete Kramp Karrenbaur, ish Ministre e Mbrojtjes dhe për një periudhë të shkurtër lidere e CDU-së e mbështetur nga Merkeli e cila kishte sfiduar Merz disa vitë më parë për postin më të lartë në CDU.

Humbja e kandidatit të mbështetur nga Merz i habiti të gjithë, mbasi është hera e parë në historinë gjermane që humbet pikërisht kandidati i mbështetur nga Kancelari, madje i sapoardhur në detyrë dhe në kulmin e fuqisë së tij politike. Në këto kushte me të drejtë në Gjermani po shtrohet pyetja  se kur Merz ka humbur edhe besimin e njerëzve të vet atëhere, çduhet dhe çmund të ndodhë më tej?

Kësisoj, krejt papritur “Kancelari i Jashtëm“ dy javët e fundit të vitit shënoi vetëm një fitore të bujshme por që iu përmbys me këto tre humbje të tij të rënda pikërisht në “metrat e fundit“ të finishit.  Kjo shpjegohet  me mungesën e përvojës realpolitike të Merz,  i cili, siç dihet përpara se të ringrihej deri në postin më të lartë politik disa vite më parë ishte shkëputur plot 10 vite nga politika aktive. Mirëpo, këto humbje hedhin hije dyshimi edhe për aftësitë praktike të Kancelarit Merz në diplomaci pra edhe si “Kancelar i jashtëm“. Ca më tepër tani kur në fushë,  ka dalë ” me shpatë” kryeministrja italiane Meloni në krye të një grupi të ekstremit të djathtë, me shumë lidhje edhe me SHBA-të dhe e mirëbesuara e Presidentit Trump. 

Gjendja vështirësohet edhe më shumë për Kancelarin Merz mbasi brenda vendit tani ai po ndeshet me një mori problemesh dhe sfidash social – ekonomike që  ulërasin për zgjidhje dhe e kanë vënë në rrezik serioz mbarëvajtjen e kancelarisë së tij. Sondazhet janë alarmante me AfD-në e ekstremit të djathtë  në krye. Vetë Merz në sondazhin më të fundit, renditet i 17-ti, duke mbetur mbetur edhe prapa  ministrave të vet.  Ndonëse Merz kishte premtuar se deri në verë do të ndryshonte gjendjen, kjo nuk ka ndodhur, madje është përkeqësuar. Nuk po shihen as rezultatet e reformave te vjeshtës dhe as të dimrit që ai premtoi.

Ndaj, pas këtyre tri shuplakave të rënda diplomatike dhe humbjes 3:1 siç e konsiderojnë  edhe ekspertët diplomatikë, Kancelarit Merz po i kërkohet fort “të  përveshë mëngët“ brenda vendit, që detyrmisht gjatë Vitit të Ri 2026 të ketë besueshmërinë e duhur edhe jashtë vendit. Sepse, siç ka thënë Kryeministri emblematik anglez William E. Gladstone ” parimi i parë në politikën e jashtme është suksesi brenda vendit”    

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026
OP/ED

Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

9 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lavrov: Traktati Rusi–Kinë pas 25 vitesh, themeli i një partneriteti strategjik në një botë në ndryshim

22 Korrik, 2026

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Andy Burnham gestures after being confirmed as the Labour Party's new leader and the country's next prime minister, during 'Labour’s Special Conference' in central London on July 17, 2026. (Photo by Henry Nicholls / POOL / AFP)

Kryeministri britanik Andy Burnham

22 Korrik, 2026

Zëdhënësja e pjesës kontinentale të Kinës kritikon autoritetet e PDP-së për jehonën e provokimeve të Filipineve mbi Ren’ai Jiao 

22 Korrik, 2026

Bratislava negocion kontratë afatgjatë me SOCAR-in, ndërsa Azerbajxhani rrit eksportet e gazit drejt Europës

22 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.