• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut: Bota i jep lamtumirën si simbol i paqes, dashurisë dhe drejtësisë

21 Prill, 2025
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lindja e Mesme në Evropë, nga Amerika në Azi, bota mban zi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare në rezidencën e tij në Vatikan. Mesazhet e ngushëllimit dhe nderimit kanë vërshuar nga liderë të të gjitha feve, kombeve dhe ideologjive, duke dëshmuar se figura e Papës ishte universale — një udhëheqës shpirtëror që ndërtoi ura, jo mure.

Bota Arabe: Një zë paqeje dhe dhembshurie

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi e cilësoi atë si “një zë paqeje, dashurie dhe dhembshurie”, ndërsa Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed, shprehu ngushëllimet më të thella për të gjithë katolikët, duke e vlerësuar si një kampion të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit.

Udhëheqësit në mbarë botën arabe nderuan sot papa Françeskun, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare në rezidencën e tij në Vatikan, me presidentin egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi duke e përshkruar atë si “një zë paqeje, dashurie dhe dhembshurie”.

Sheikh Mohamed bin Zayed, president i Emirateve të Bashkuara Arabe, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për katolikët në mbarë botën”.

Françesku “ia kushtoi jetën e tij promovimit të parimeve të bashkëjetesës paqësore dhe mirëkuptimit,” shkroi ai në X.

“U prehtë në paqe”, shtoi ai.

Presidenti i krishterë i Libanit, Joseph Aoun e përshkroi vdekjen e Papës si “një humbje për të gjithë njerëzimin, sepse ai ishte një zë i fuqishëm për drejtësinë dhe paqen”.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se Papa ishte një “mik besnik i popullit palestinez”, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II tha “ngushëllimet më të thella për vëllezërit dhe motrat tona të krishterë në mbarë botën. Papa Françesku u admirua nga të gjithë si Papa i Popullit. Ai i bashkoi njerëzit, duke udhëhequr me mirësi, përulësi dhe dhembshuri. Trashëgimia e tij do të jetojë në veprat dhe mësimet e tij të mira.”

Këshilli i Pleqësisë Myslimane, i kryesuar nga Imami i Madh i Egjiptit, Ahmed Al-Tayyeb, tha se Françesku “ia kushtoi jetën e tij shërbimit të njerëzimit dhe avancimit të vlerave të dialogut, tolerancës, bashkëjetesës, paqes dhe vëllazërisë njerëzore, ndërsa ai gjithashtu mbështeti pa u lodhur të pambrojturit, nevojtarët, refugjatët dhe të zhvendosurit”.

Ai u bë “një figurë historike fetare, trashëgimia e qëndrueshme humanitare e së cilës do të frymëzojë brezat e ardhshëm”, tha grupi në një deklaratë në X.

Në mënyrë të rrallë, edhe grupe si Hezbollah dhe Hamas shprehën nderimin e tyre: i pari e quajti “besimtar në paqe”, ndërsa i dyti theksoi rolin e tij në “promovimin e dialogut ndërfetar dhe refuzimin e urrejtjes”.

Lëvizja pro iraniane e Hezbollahut në Liban e përshkroi Papën si “një besimtar në paqe, një zë kundër luftës”, i cili “punoi me besim të thellë për të mbjellë vlerat e dashurisë, tolerancës dhe ndërtimit të urës midis feve, qytetërimeve dhe popujve në ndjekje të dialogut, mirëkuptimit dhe drejtësisë”.

Grupi ekstremist palestinez Hamas tha se Françesku “kishte pozicione të njohura në promovimin e dialogut ndërfetar, duke bërë thirrje për mirëkuptim dhe paqe midis kombeve dhe duke hedhur poshtë urrejtjen dhe racizmin”.

Charles III: Thellësisht i pikëlluar nga vdekja e papa Françeskut

Mbreti Charles III tha sot se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e papa Françeskut, i cili i shërbeu botës me “përkushtim gjatë gjithë jetës së tij”.

Charles tha, megjithatë, se “zemra e tij e rëndë” ishte “disi e lehtësuar” që papa ishte në gjendje dje “të ndante një mesazh të Pashkëve me Kishën dhe botën së cilës i shërbeu me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij”.

Mbreti Charles, i cili është gjithashtu kreu i Kishës së Anglisë, shtoi se ishte “shumë me fat” që mundi ta vizitonte Françeskun në Vatikan më 9 prill.

Evropa: Një dritë shprese për kontinentin

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, dhe përfaqësues të BE-së si Kaja Kallas dhe Roberta Metsola, vlerësuan trashëgiminë e Papës si një frymëzim për paqen, drejtësinë sociale dhe mbrojtjen e të dobtëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron shpreh “ngushëllime për katolikët në mbarë botën”.

“Ngushëllimet e mia më të thella për katolikët e Spanjës dhe në mbarë botën për vdekjen e Shenjtërisë së Tij papa Françeskut”, tha ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në emër të qeverisë spanjolle në një postim në rrjetet sociale X.

Albares kujtoi se Françesku ishte “një njeri i paqes dhe i dialogut mes kulturave dhe feve”.

“Pusho në paqe”, përfundon ai.

“Papa Françesku i ndjerë ishte një njeri me besim të pamasë dhe mëshirë të madhe, i cili ia kushtoi jetën e tij avancimit të të varfërve të botës dhe thirrjes për paqe në një kohë komplekse dhe të trazuar”, shkroi presidenti izraelit Isaac Herzog në X.

Irani, një vend mysliman që mban marrëdhënie të mira me Vatikanin, shprehu ngushëllimet e tij të hënën pas vdekjes së papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike, në moshën 88-vjeçare.

“Kolegët e mi sapo më thanë lajmin (…), u shpreh ngushëllimet e mia të gjithë të krishterëve në mbarë botën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai në një konferencë shtypi.

Kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se Oapa Françesku do të mbahet mend për “përkushtimin e tij të palodhur ndaj më të dobëtve në shoqëri”.

“Vdekja e Papa Françeskut më mbush me trishtim të madh”, shkroi Merz në X.

Amerika: Një simbol i besimit dhe barazisë

Presidenti Donald Trump ndau ngushëllimet e tij në një postim në Truth Social: “U prehsh në paqe Papa Françesku! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e donin!”

Mesazhi shoqërohet me foto të takimit të papës së ndjerë me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, kur ky i fundit u prit dje për pak minuta nga Françesku, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare mëngjesin e sotëm.

Ish-presidenti Joe Biden, një katolik, ndau mendimet për Papa Françeskun në një postim në X.

“Papa Françesku do të mbahet mend si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të kohës sonë dhe unë jam më mirë që e kam njohur atë”, tha Biden. “Si Papë, ai ishte një pastor i dashur dhe mësues sfidues, i cili iu afrua besimeve të ndryshme. Ai na urdhëroi të luftonim për paqen dhe të mbronim planetin tonë nga një krizë klimatike. Ai mbrojti të pazërit dhe të pafuqishmit.”

Rusia

Presidenti rus, Vladimir Putin nderoi sot papa Françeskun, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, duke e konsideruar atë si një “udhëheqës të mençur” dhe një “mbrojtës të vazhdueshëm të vlerave të larta të humanizmit dhe drejtësisë”.

“Gjatë gjithë pontifikatit të tij, ai kontribuoi në mënyrë aktive në zhvillimin e dialogut midis Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake, si dhe në ndërveprimin konstruktiv midis Rusisë dhe Selisë së Shenjtë”, shtoi Putin në një telegram ngushëllimi të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri homazhe sot për vdekjen e papa Françeskut, duke përshëndetur njeriun që “u lut për paqen në Ukrainë”, i cili ka tre vjet që lufton kundër pushtimit rus.

“Ai dinte të jepte shpresë, të lehtësonte vuajtjet përmes lutjeve dhe të promovonte unitetin. Ai u lut për paqen në Ukrainë dhe për ukrainasit”, tha ai në X, disa orë pas njoftimit të vdekjes.

“Ne jemi të pikëlluar me katolikët dhe të gjithë të krishterët”, vazhdoi ai.

Shqipëria dhe Rajoni

Ndarja nga jeta e Papa Franceskut solli reagime të shumta nga autoritetet shtetërore dhe ato politike në Tiranë që vlerësuan përkushtimin dhe dhembshurinë e tij por edhe lidhjen me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama mbajti një minutë heshtje në nderim të Papa Françeskut që ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 88-vjeçare. Kryeministri po mbante një takim me gratë dhe vajzat në Kavajë, teksa ndërpreu fjalën pasi mori vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Papës.

Kreu i qeverisë vlerësoi raportin personal me Françeskun, ndërsa kujtoi edhe vizitën e tij të parë si Papë, të cilën zgjodhi ta bënte në Shqipëri në 21 Shtator të vitit 2014.

“Më vjen keq se më erdhi një mesazh këtu, ka ndërruar jetë ati i shenjtë Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm. Unë kam pasur raport personal me të dhe më çonte vazhdimisht mesazhe me Arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitonte Shqipërinë, të parin vend jashtë Vatikanit që vizitoi pasi u zgjodh Papë. Pas një takimi që patëm, në Shqipëri kaloi një ditë që ai vetë e konsideronte të paharrueshme. Tha edhe atë fjalën e paharrueshme që Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por vëllazëri fetare. Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët dhe besoj se kam mirëkuptimin tuaj që ta nderojmë me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin.”, tha Rama.

Begaj: U ngjit në qiell për të çuar atë që la trashëgimi në tokë

Presidenti Bajram Begaj në mesazhine  tij në rrjetet sociale u shpreh se “Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje”.

“Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, u shpreh Begaj.

Spiropali: Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në mesazhin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, theksoi se “përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut”.

“Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore”, tha Spiropali ndërsa vlerësoi se Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.

“Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë”, nënvizoi Spiropali.

“Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime. U Prehtë në Paqen e Zotit!”, shkruan Spiropali ndërsa risolli edhe disa foto nga ky takim.

Në Shqipëri, Papa Françesku ka lënë një ndikim të thellë, veçanërisht në promovimin e bashkëjetesës paqësore mes grupeve fetare. Angazhimi i tij për dialog dhe harmoni ndërfetar ka qenë i dukshëm në takimet e tij me liderë ortodoksë dhe myslimanë, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.​

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha në një mesazh në platformën X se Papa Françesku ishte “një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”.

“Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, tha Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “në këtë të hënë të pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën, ne vajtojmë vdekjen e shenjtërisë së tij Papa Françeskut”.

“Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”, shkroi Kurti në X.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar tha se “zëri i tij për paqe dhe drejtësi frymëzoi miliona njerëz”.

“Fakti që ai ndërroi jetë të hënën e Pashkëve vetëm sa e thellon simbolikën e trashëgimisë së tij – një jetë kushtuar shpresës dhe ripërtëritjes”, tha ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se “me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. “Bota ka humbur një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm që përhapi dashurinë, paqen dhe solidaritetin përmes veprës së tij apostolike”, tha Vuçiq.

“Papa Françesku ishte një lajmëtar i shpresës dhe i pajtimit, gjithmonë në shërbim të më të pambrojturve. Humbja e tij është një pikëllim për të gjithë ne”, tha ai.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq tha se “fryma e tij e paqes, e mençurisë dhe e përkushtimit të thellë ndaj dialogut dhe humanizmit më lanë një përshtypje të fortë”.

Lamtumira e fundit

Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Shën Marisë Madhe në Romë, sipas dëshirës së tij, në një varr të thjeshtë, duke reflektuar jetën e tij të përvujtë dhe të përkushtuar ndaj shërbimit të të tjerëve.

Lamtumira e Papa Françeskut është një humbje e madhe për botën, por trashëgimia e tij e paqes, dashurisë dhe drejtësisë do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Papa Françesku nuk ishte thjesht një lider fetar. Ai ishte një fener për njerëzimin. Në një botë të ndarë nga konflikte, ai diti të flasë për paqe. Në një epokë mosbesimi, ai predikoi shpresën. Në një kohë pabarazie, ai jetoi thjesht, duke treguar se fuqia më e madhe është dashuria.

U prehsh në paqe, Papa i Popullit!

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa
Bota

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026
Bota

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.