Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, hapi të mërkurën sesionin e tij vjetor në Pekin.
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë kinezë, morën pjesë në mbledhjen hapëse të sesionit të katërt të Komitetit Kombëtar të 14-të të KKPPK-së, e cila u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit.
Foto nga XinhuaNë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua axhenda e sesionit.
Wang Huning, kryetar i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, paraqiti raportin e punës në emër të Komitetit të Përhershëm.
Gjithashtu u prezantua një raport mbi trajtimin e propozimeve të paraqitura nga këshilltarët politikë, që nga sesioni i fundit në mars 2025.
Foto nga Xinhua
Gjatë vitit të kaluar, Komiteti Kombëtar i KKPPK-së mori 5.992 propozime, nga të cilat 5.061 u pranuan për shqyrtim. Shkalla e përgjigjes për propozimet e pranuara arriti në 99.9%./cgtn





























































