• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Pa territor dhe popullsi nuk ka e nuk mund të ketë simbole kombëtare!

19 Prill, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Një vëzhgim i përciptë i zhvillimeve brendashqiptare na bën me dije se në rrugëtimin tonë më shumë i japim prioritet simboleve si gjuha, flamuri, stema e Republikës, portreti i Skënderbeut e shumë të tjera si këto, sesa territorit, sovranitetit, shtetit, kualitetit dhe qeverisjes si energjizim dhe mobilizim për të zhvilluar dhe mbrojtur interesat kombëtare. Nëse nisim dhe numërojmë arsyet dhe shkaqet e kësaj qasjeje, ato mund të bëhen të panumrueshme. Por një e dimë tashmë: – Sa më të korruptuar politikanët, aq më shumë nxisin turmat për të brohorit për simbolet dhe për ta harruar sovranitetin e vendit, të kombit dhe të shteteve tona. Kjo sindromë është më e zhvilluar te e majta shqiptare, por nuk është imune as e djathta. Ndoshta se e majta ka sunduar në periudhën më të gjatë të qeverisjes në shtetin shqiptar. Ndoshta se ajo ka më shumë mundësi dhe hapësirë ideologjike për të përdorur mashtrimin si metodë efektive për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit. Ndoshta se shqiptarët e përdorin ideologjinë si maskë për të mos zbuluar në publik ndjesi të tjera ndasish! Ka shumë hamendje.

Por është fakt i njohur tashmë se sa më shumë politika bën pazare me territorin e vendit, aq më shumë nxit dhe proklamon “përpjekjet” e saj për të mbrojtur simbolet kombëtare e shtetërore. Pazaret vijnë si nevojë për të grabitur pasuritë e për t’u pasuruar përmes korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar e atë mafioz. Sovraniteti, integriteti, shteti sakrifikohen për interesat e politikanëve dhe politikës dhe ky sakrifikim maskohet me retorikën e “luftës” për të mbrojtur simbolet. E në fakt nuk ka e nuk mund të ketë simbole pa territor dhe popullsinë shqiptare që jeton në këtë territor.

Por jo vetëm kaq. Kur Ibrahim Rugova ndërtoi skemën e tij politike për ta ruajtur elementin shqiptar në Kosovë dhe përdori për këtë si mjet rezistencën paqësore aktive, kritikët e tij kryesisht nga pozitat e enverizmit ose të së majtës shqiptare bërtisnin për Shqipërinë nanë, flamurin kuq e zi, gjuhën shqipe si gjuhë e zgjedhur dhe këndonin këngë të tipit me denbabaden, gjithnjë për të theksuar simbolikën e të qenit popull i parë në Ballkan. E në fakt, nëse Rugova do të kishte ndjekur rrugën e simbolikave në fund të qeverisjes së tij pa ushtri e polici nuk do të kishte më shqiptarë në vendin e tij. Territori pa shqiptarë është territor i humbur. Kjo ishte logjika e Ibrahim Rugovës. Ky arsyetim na vjen edhe si mësim historik. Nishi dhe rrethinat e tij, Çamëria dhe madje edhe Shkupi nuk po shërbejnë si mësim për ne. E kur nuk mësojmë nga ato që vetë ne kemi pësuar, atëherë pasojat janë të pallogaritshme.

Ndërsa sot Shqipëria po boshatiset me shpejtësi të çuditshme. Si në asnjë kohë lufte dhe konfliktesh! Prej politikave qeverisëse korruptive të Rilindjes. Por ky nuk përbën asnjë problem për politikanët në pushtet. Problem për ta janë simboliktat. Pse simbolikat? Sepse duke ushqyer sentimentin kombëtar me simbolika harrohet marrëdhënia e politikës me territorin dhe me banorët që jetojnë në atë territor. Shpopullimi nuk ishte në radarin e fjalimeve të ministrave dhe kryeministrit të Shqipërisë në Samitin e Diasporës. As të miqve të tij të ftuar nga trevat shqiptare. Përkundrazi, devijimi i diskutimit për shpopullimin u mbulua me thirrjet “Ta mbrojmë gjuhën shqipe”! Po pse të mos e mbrojmë kombin më parë nga dhuna e terrori korrupsionist i qeveritarëve dhe politikanëve e më pas të merremi me gjuhën, flamurin dhe simbole të tjera tonat?

Po shkoj më tej! Nëse unë apo dikush tjetër do të thonim se më parë se gjuha duhet mbrojtur territori, moderatorët e televizioneve ka rrezik të na nxjerrin për leckash jashtë studios. Eshtë tabu të thuash se gjuha dhe simbolet e tjera janë derivat e dy elementëve përbërës të një shteti-komb, popullsisë dhe territorit. Por kur psh Baton Haxhiu kap shkopin tregues dhe në studio teëlevizive rivizaton kufijtë e Kosovës, kjo konsiderohet e “drejtë e fjalës së lirë”! Ose kur Dardan Molliqaj të thotë në sy në studio se “Unë jam për ndryshimin e kufijve, sepse ndryshe nuk rregullohen marrëdhënit me Serbinë”, edhe ky Dardani e ka të drejtën të flasë në linjën e pazareve të politikës me territoret tona. Por nuk mundesh ta kritikosh Skënderbeun, as Nënë Terezën, as Ismail Qemalin, as të flasësh për gjuhën dhe flamurin si elementë sekondarë në raport me primaren, pra me territorin dhe popullsinë.

E dini pse ndodh kjo? Sepse klasa politike e korruptuar nuk bën pazare me armiqtë e Shqipërisë me gjuhën, flamurin, Skënderbeun, Ismail Qemalin, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën apo Ahmet Zogun. Askush nuk i pranon këto simbole në këmbim të mbështetjes për të ardhur ose për të qëndruar në pushtet. Të vetmet asete për ta garantuar këtë mbështetje janë shpopullimi, dmth asgjësimi i elementit shqiptar në territorin e vet, si dhe falja në copa të mëdha e të vogla të këtije territori. Në këmbim të pushtetit u fal Çakorri. Në këmbim të ruajtjes së pushtetit dhe privilegjeve të korrupsionit u bënë përpjekje të mëdha, shumë të mëdha, për ta ndarë Kosovën. Në kombim të mbështetjes për pushtet dhe ruajtjen e privilegjeve e të pasurisë u luajt loja e Detit me Greqinë. Aq sa menjëherë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Hoxha, pala greke filloi kërkimet për naftë në territorin shqiptar të Detit Jon.

Megjithatë veshët e shqiptarëve ushtojnë nga këngët patriotike. Stadiumet tunden nga tifozëria e simboleve. Sallat me shqiptarë të diasporës dhe të samiteve me politikanë të Europës zbukurohen me simbole historike e etnografike të Shqipërisë. Hidhen valle të të gjitha trevave. Sepse me këto fshihen pazaret për shpopullim dhe territore. Fjalimet në këto samite ndërtohen sipas shijes së të ftuarve. Deri në atë masë sa të thuhet se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”! Siç ndodhi në fund të qershorit 2023, kur në katër komunat e veriut po celebroheshin katër kryetarët e zgjedhur.

Askush në Samitin e Diasporës nuk foli dhe nuk kundërshtoi faktin se Aleksandër Vuçiq çdo ditë e çdo orë flet për Kosovën nën sovranitetin e Serbisë. Por nëse një shqiptar në Shqipëri dhunon flamurin serb, ai arrestohet menjëherë, sikur të ishte armik i kombit shqiptar! Nuk dënohen politikanët që falin territore. Nuk dënohen ata që bëjnë marrëveshje ekstraterritoriale me shtetet e tjera, madje në mënyrë anti-kushtetuese. Eshtë zhvleftësuar në praktikë neni kushtetues, sipas të cilit “Territori i vendit është i paprekshëm dhe i pandarë”! Por ama për simbolet ne jemi gati t’i vemë flakën rajonit. Punë e madhe territori, punë e madhe nëse ikin shqiptarët! Kemi mjaft filipinas, bangladeshas, afrikanë dhe aziatikë të tjerë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026
FOKUS

Vuçiç humbi zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

26 Tetor, 2026
FOKUS

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

26 Tetor, 2026

WSJ: Zyrtarë të administratës Trump nxisin Viktor Orbánin të kandidojë për kreun e OKB-së

26 Tetor, 2026

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

26 Tetor, 2026

Izrael: Netanyahu përballë zgjedhjeve vendimtare

26 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.