• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Pas votimit në Kombet e Bashkuara, Rusia përshëndet “qëndrimin më të balancuar” të SHBA për Ukrainën

25 Shkurt, 2025
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim më të balancuar” të Shteteve të Bashkuara lidhur me Ukrainën, pas miratimit në Këshillin e Sigurimit të rezolutës amerikane “Rruga drejt Paqes”, pavarësisht rezervave të zëshme të shprehura nga Britania dhe aleatët evropianë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se qëndrimi amerikan dëshmon “dëshirën reale për të kontribuar drejt një zgjidhjeje”.

Në teksin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara shprehet keqardhje për viktimat “në konfliktin Rusi-Ukrainë” dhe vihet në dukje se qëllimi kryesore i Kombeve të Bashkuara “është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve”.

Po ashtu, “bëhet thirrje për t’i dhënë fund sa më shpejt konfliktit dhe për një paqe të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë”.

“Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes”, u tha anëtarëve të Këshillit ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Dorothy Shea. “Është hapi i parë, por vendimtar, për të cilin duhet të jemi të gjithë krenarë. Tani duhet ta përdorim atë për ndërtimin e një të ardhmeje në paqe për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”

Rezoluta u miratua me 10 vota pro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe abstenime nga Britania dhe katër anëtarë evropianë të Këshillit. Asnjë anëtar nuk votoi kundër rezolutës.

Franca dhe Britania u përpoqën të siguronin një shtyrje të votimit, por nuk ia arritën. Më pas dy vendet, së bashku me Danimarkën, Greqinë dhe Slloveninë, kërkuan ndryshime në tekstin e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë zëvendësimin e formulimit “konflikti Rusi-Ukrainë” me “sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës nga Federata Ruse”.

Po ashtu, ato synonin të përfshinin shprehjen e mbështetjes për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështetjen për “paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Nicolas de Riviere, ambasador i Francës në OKB. 24 shkurt, 2025
Nicolas de Riviere, ambasador i Francës në OKB. 24 shkurt, 2025

“Ndërsa jemi plotësisht të përkushtuar për paqen në Ukrainë, ne bëjmë thirrje për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe sigurisht jo për dorëzimin pa kushte të vendit viktimë”, tha ambasadori i Francës, Nicolas de Riviere.

Ambasadorja britanike Barbara Woodward tha se kushtet e paqes kanë rëndësi dhe se “vetëm një paqe e drejtë, që respekton kushtet e Kartës së OKB-së do të zgjasë”.

Rusia propozoi dy amendamente, një për ato që i cilëson si shkaqet kryesore të konfliktit dhe një tjetër për një formulim me terma më të butë mbi konfliktin.

Përpjekjet për të ndryshuar tekstin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara dështuan, ose për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme të Këshillit, ose për shkak të vetos së Rusisë, në dy raste. Uashingtoni abstenoi gjatë votimit për ndyshimet në rezolutë.

Votimi në Këshillin e Sigurimit pasoi një proces të mëhershëm votimi, në Asamblenë e Përgjithshme për dy projekt rezoluta të ndryshme, një e paraqitur nga Ukraina dhe një nga Shtetet e Bashkuara.

Secila prej tyre kaloi me një shumicë të ngushte prej 2/3, por Uashingtoni kundërshtoi aleatët, Ukrainën dhe Bashkimin Europian, mbi mënyrën se si duhej të karakterizohej konflikti, si dhe zgjidhja e tij e mundshme.

Në javët e fundit, përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, ukrainasit dhe europianët qarkulluan një projekt-rezolutë në shembullin e të mëparshmeve, të miratuara nga organizmi prej 193-anëtarësh, përgjatë tre viteve të fundit.

Projekt-rezoluta përfshinte formulimin mbi “sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës” dhe bënte thirrje për një “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe “brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Më pas, të premten pasdite, Shtetet e Bashkuara, paraqitën tekstin e rezolutës së tyre “Rruga drejt paqes”.

Diplomatët europianë, që u gjetën të papërgatitur, u takuan gjatë fundjavës me qëllim gjetjen e mënyrave për të penguar që varianti amerikan të minonte mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, në një moment kritik për luftën.

Të hënën në mëngjes, ata propozuan tre amenadamente për tekstin e Shteteve të Bashkuara, të cilët u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme, por në fund, u hodhën poshtë nga Këshilli i Sigurimit.

Kur u hodh për votim, teksti i ndryshuar i Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni abstenoi për rezolutën e vet. Rezoluta u miratua me 93 vota pro, 8 kundër dhe 73 abstenime.

“Këto amendamente përqendrohen tek referencat gjuhësore dhe jo tek fundi i luftës”, tha ambasadorja Dorothy Shea. “Përpjekja për shtuar terma minimizon atë që po përpiqemi të arrijmë me këtë rezolutë largpamëse: një konsensus të fortë nga anëtarët e këtij organi për t’u bërë bashkë në një rezolutë që bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit”.

Rusia gjithashtu votoi kundër tekstit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Asambleja hodhi poshtë përpjekjen e saj për ndërhyrje në tekst, për të shtuar në të “shkaqet e konfliktit”.

“Thelbi i tekstit është shtrembëruar plotësisht”, tha ambasadori rus Vassily Nebenzia, por ai mirëpriti veprimin e Ushingtonit dhe tha se shpresonte që të pasohej nga nisma të tjera.

“Besoj se sot, kolegët tanë amerikanë e kanë parë vetë se rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë dhe se shumë do të përpiqen me sa të munden që paqja të mos arrihet”, tha ambasadori rus.

Rezoluta ukrainase dhe evropiane u miratua me duartrokitje të forta, me 93 shtete që votuan pro, 18 kundër dhe 65 që abstenuan, por kjo ishte mbështetja më e dobët që Ukraina ka marrë gjatë tre viteve të fundit në Asamblenë e Përgjithshme.

“Rusia besonte se Ukraina do të dorëzohej. Rusia besonte se ne do të binim për tre ditë. Rusia besonte se qeveria jonë do të ikte. Megjithatë, Rusia i bëri llogaritë shumë keq”, tha Mariana Betsa, zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, duke shtuar se ukrainasit vazhdojnë të jenë të vendosur dhe të rezistojnë.

Në një ndryshim të papritur, Shtetet e Bashkuara votuan kundër tekstit ukrainas. Kundër votuan edhe Rusia me aleatët e saj, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut, disa shtete afrikane, anëtarja e BE-së, Hungaria, si dhe Izraeli.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por kanë peshë morale tek komuniteti ndërkombëtar./VOA

Related- Posts

Bota

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025
Bota

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025
Bota

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.