Një konferencë kombëtare për ndërtimin e Partisë u zhvillua të hënën në Pekin.
Cai Qi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK-së, mori pjesë dhe mbajti një fjalim në këtë konferencë. Ishte i pranishëm gjithashtu edhe Li Xi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe sekretar i Komisionit Qendror për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së.
Sipas konferencës, që prej Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së, të zhvilluar në vitin 2012, Komiteti Qendror i PKK-së me Xi Jinping-un në krye, ka paraqitur një sërë idesh, mendimesh dhe strategjish të reja për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëdha të kohës, të tilla si çfarë lloj partie marksiste që ushtron qeverisje afatgjatë, duhet të ndërtohet dhe si duhet të ndërtohet një parti e tillë. Gjatë këtij procesi, është formësuar edhe Mendimi i Xi Jinping-ut mbi Ndërtimin e Partisë, u vu në dukje më tej në këtë konferencë.
Mendimi i Xi Jinping-ut mbi Ndërtimin e Partisë është një përbërës i rëndësishëm i Mendimit mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re, ka dhënë kontribute të mëdha origjinale në zhvillimin e teorisë marksiste për ndërtimin e Partisë dhe ka rëndësi të madhe praktike e udhëzuese për forcimin e Partisë dhe të vendit, theksoi konferenca./CGTN





























































