• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Përfundon çështja gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: “Jemi të pafajshëm”

18 Shkurt, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më 18 shkurt në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi dhanë fjalët e tyre përmbyllëse, duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit mbajtën qëndrimin se veprimet e tyre gjatë luftës në Kosovë kanë qenë të drejta dhe të nevojshme për mbrojtjen e popullit.

Më 18 shkurt në Hagë është mbajtur seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, në Gjykatën Speciale.

Ish-presidenti Hashim Thaçi deklaroi se ndjehet i pafajshëm dhe se veprimet e tij gjatë luftës nuk kanë qenë kriminale. Ai theksoi se gjatë fillimit të masakrave në vitin 1998 ishte student në Cyrih dhe se vendimi i tij për t’u kthyer në Kosovë ishte i motivuar nga dëshira për të ndihmuar popullin e tij.

“Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave të luftës të thuhet se unë kam kryer krime. Bashkëpunimi ynë me NATO-n ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm,” tha Thaçi.

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën e tij përfundimtare, duke deklaruar sërish pafajësinë e plotë ndaj akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në nisje, ai ka uruar qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë dhe ka theksuar se liria dhe pavarësia nuk kanë qenë kurrë mjet për pushtet, por për dinjitet. Thaçi ka deklaruar se akuzat e Prokurorisë janë të pavërteta dhe se në fillim të vitit 1998 ai ishte student në Zvicër, pa plane politike apo ushtarake, ndërsa përgjegjës për dhunën dhe masakrat ishte regjimi i Millosheviqit.

Ai ka shtuar se vendimi për t’iu bashkuar rezistencës ishte personal dhe moral, duke shprehur krenarinë për rolin e tij në UÇK dhe duke siguruar se nuk do të pendohej kurrë për mbrojtjen e popullit të tij.

Sipas tij, pa ndërhyrjen e NATO-s nuk do të kishte liri dhe pavarësi për Kosovën. Thaçi ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe Perëndimin, duke vënë në pah se suksesi më i madh i Kosovës ishte aleanca me botën demokratike, të cilën nuk do ta rrezikonte në asnjë rrethanë. Ai ka mohuar pretendimet se qëllimi i UÇK-së ishte marrja e pushtetit, duke rikujtuar se pas luftës u pranua administrimi ndërkombëtar dhe çarmatimi i UÇK-së.

Ai tha se akuzat e prokurorisë janë shumë të rënda. “Gjatë luftës nuk e dija nëse do të isha gjallë, prej orës në orë, prej ditës në ditë. Nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time, gruan dhe djalin e porsalindur, e lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë, në Kosovën e pushtuar plotësisht nga Millosheviqi”, tha ai.

“Fakti që jemi gjallë ishte fat,” tha Thaçi. Ai ka thënë se Millosheviqi ishte arsyeja pse UÇK-ja u masivizua dhe jo ai.

“Kjo prokurori më ndau shumë grada, më lavdëroi. Nuk isha unë që e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë. Iu bashkova rezistencës në Kosovë. Nuk isha unë arsyeja pse UÇK-ja po mobilizohej, por ishte Millosheviqi. Ish-sekretarja Madeleine Albright e ka thënë më mirë: ‘Millosheviqi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i UÇK-së. UÇK nuk ishte ushtri e një shteti, ishte organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor’,” tha Thaçi.

Në përfundim, Thaçi ka deklaruar se serbët dhe komunitetet e tjera në Kosovë ishin gjithashtu viktima të regjimit të Millosheviqit dhe se ai kishte bërë thirrje për paqe dhe bashkëjetesë, edhe me rrezik personal. Ai i është drejtuar trupit gjykues duke theksuar se provat nuk mbështesin akuzat dhe se “i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”.

Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-përfaqësuesi i UÇK-së, Kadri Veseli, ka theksuar se drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet.

Ai ka deklaruar se është i bindur në pafajësinë e tij, duke thënë se di qartë veprimet që ka bërë dhe ato që nuk i ka bërë, dhe se çdo veprim i tij ka qenë njerëzor dhe ligjor. Veseli ka theksuar se pas dekadash hetimesh dhe dokumentesh nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me krime, duke shtuar se e vërteta duhet të mbrohet pa kompromis.

Në fjalën e tij, Veseli ka kërkuar nga Gjykata të ruajë paanësinë dhe drejtësinë, duke nënvizuar se ky nuk është vetëm një obligim ligjor, por edhe një trashëgimi morale që do të mbetet pas këtij procesi. Ai ka kujtuar arsyet pse iu bashkua mijëra grave dhe burrave në UÇK, duke theksuar se motivi i vetëm ishte liria e Kosovës dhe e drejta e qytetarëve për të jetuar me dinjitet.

Veseli ka folur edhe për përvojën personale dhe familjare të persekutimit dhe jetesës nën kërcënim të vazhdueshëm, duke thënë se kjo është një përvojë që nuk do t’ia dëshironte askujt. Megjithatë, ai ka shtuar se as në momentet më të errëta nuk e ka humbur besimin se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë.

“Krijimi i kësaj gjykate dhe funksionimi i saj është rezultat i një debati të gjerë në vendin tim. Por ajo çka duhet të dalë nga kjo është paanshmëria. Unë qëndroj në këtë proces me bindje se e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Kam vepruar me këtë bindje dhe unë e di kush jam, unë e di çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Ndërgjegjja ime është e pastër,” ka thënë ai.

Jakup Krasniqi mohoi akuzat që i janë ngarkuar, duke deklaruar se nuk ka pasur pushtetin, komandën apo përgjegjësitë që i atribuohen në rast. Ai nënvizoi se veprimet e tij dhe ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë dhe pas luftës, kanë pasur përparësi paqen.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e nisi fjalimin e tij përmbyllëse duke thënë se “tërë jetën time e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri”.

“Qëndroj para jush jo si një kriminel siç më paraqet aktakuza e Prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëz, në një popull që refuzoi që të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, tha Krasniqi.

Krasniqi, 75 vjeç, e akuzoi Gjykatën Speciale se ia ka mohuar të drejtat e tij duke e mbajtur në paraburgim nga viti 2020.

“Për më shumë se pesë vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndër to më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fundin e fazës së jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, tha ai.

“Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt, pa ia rrezikuar jetën asnjë njeriu të vetëm. Përkundrazi, kam rrezikuar jetën time”.

Rexhep Selimi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, theksoi se UÇK u krijua nga nevoja për mbrojtje dhe jo nga dëshira për të sulmuar. Ai deklaroi se për të ishte nder i madh të jetë bashkëluftëtar i Adem Jasharit dhe se armët që mbante ishin për mbijetesë. “UÇK ishte ushtri çlirimtare, dhe edhe sot do të veproja njësoj,” shtoi Selimi.

Ai ka thënë se ky është deklarimi i tij i fundit në sallë, pas më shumë se pesë vitesh proces të gjatë dhe të vështirë, i cili ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për historinë e Kosovës. Selimi ka shprehur shpresën se trupi gjykues ka pasur kohë të mjaftueshme për të vlerësuar faktet dhe për të kuptuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme.

Ai ka rikujtuar deklarimin e tij të prillit 2023, duke theksuar se akuzat ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve janë të pabazuara. Selimi ka theksuar se nuk është para trupit gjykues për të mbrojtur veten personalisht, pasi këtë rol e kanë kryer avokatët, por për të kërkuar që Gjykata të ushtrojë drejtësi të drejtë dhe të paanshme, bazuar në prova dhe fakte.

Të katërt të akuzuarit janë përballur me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat kanë deklaruar pafajësinë. Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vjetësh burgim për secilin, ndërsa mbrojtjet kanë argumentuar mungesën e provave dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Pas përmbylljes së deklaratave, kryegjykatësi Charles Smith III shpalli çështjen të mbyllur dhe trupit gjykues i është dhënë një afat tre mujor për vendim, me mundësinë e zgjatjes së tij.

Seanca përfundoi një ditë pas manifestimeve në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të mbështetur katërshen e UÇK-së dhe për të kërkuar një gjykim të drejtë.

Related- Posts

FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026
FOKUS

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.