Delegacionet nga Kievi dhe Moska kanë mbajtur raundin e parë të diskutimeve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi pas 5 ditësh lufte.
Rezultati i negociatave nuk u bë publik. Bisedimet vazhduan për disa orë dhe u ndërprenë dy herë.
Negociatorët nga Ukraina dhe Rusia do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime. Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, tha se të dy palët “kanë rënë dakord të vazhdojnë negociatat”.
Përpara negociatave, presidenca ukrainase kishte kërkuar një armëpushim të menjëhershëm të Rusisë dhe tërheqje të trupave. Kyiv fillimisht kishte hezituar të dërgonte një delegacion në Bjellorusi, duke pasur parasysh rolin e vendit në lehtësimin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës duke pritur trupat dhe armatimet e përdorura për pushtimin.
Të dielën, qeveria në Minsk ra dakord të lejojë Moskën të instalojë armë bërthamore në territorin bjellorus. Presidenti Zelensky nuk po merrte pjesë në bisedimet, të cilat po udhëhiqeshin nga ministri i tij i Mbrojtjes, Oleksiï Reznikov dhe këshilltari presidencial rus Vladimir Medinsky. Negociatorët nga Ukraina dhe Rusia do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime.
Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, tha se të dy palët “kanë rënë dakord të vazhdojnë negociatat”.
Kievi ka thënë se qëllimi i tij për diskutimet është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.



























































