Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos, ku i shprehu mirënjohjen për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.
Presidenti Meta ngriti shqetësimin se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Sipas tij, miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”.
Raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabell Santos, pas takimeve me mazhorancën dhe opozitën kërkoi unitet të politikës dhë vijimin e reformave që çojnë para vendin tonë drejt BE.
Nga Tirana Santos apeloi politikën shqiptare që të marrë përsipër përgjegjësitë për të bërë detyrat e shtëpisë dhe të mos drejtojë gishtin nga BE-ja.