Presidenti i Republikës Ilir Meta takoi ditën e sotme kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Lajmin e ka dhënë këshilltari për median dhe zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook.
Tedi Blushi: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.