• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta vlerëson Arqipeshkëvin George Frendo me Dekoratën “Nënë Tereza”/ Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

24 Dhjetor, 2021
in NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të Krishtlindjes Presidenti Meta çmon Arqipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Anthony Frendo O. P. me Dekoratën “Nënë Tereza”

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi Arqipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Anthony Frendo O. P. me Dekoratën “Nënë Tereza”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së vyer për ringjalljen e besimit shpirtëror e të shpresës për një të ardhme më të mirë, si dhe për pjesëmarrjen aktive në Këshillin Ndër-fetar e në shumë çështje sociale me rëndësi jetike. Me mirënjohje për konsolidimin e institucioneve të kultit e të besimit fetar, si dhe për forcimin, pasurimin e mëtejshëm dhe promovimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër fetare të popullit shqiptar.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar klerikëve dhe krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri si dhe personaliteteve të pranishëm në ceremoninë solemne, Presidenti Meta u shpreh:

“Të nderuar dhe të dashur udhëheqës të Bashkësive Fetare të vendit tonë. I nderuar Shkëlqesia Juaj Nunci Apostolik dhe të gjithë ju personalitete që na nderoni sot, të dashur miq, zonja dhe zotërinj.

Jam shumë i lumtur që jemi sot, në këtë ceremoni të veçantë të organizuar në nderim të një prej personaliteteve më të shquara të shërbimit baritor në Shqipëri, Imzot George Frendo, të cilit kam privilegjin t’i akordoj Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’.

I jemi mirënjohës Imzot Frendos, për të gjithë shërbesën e tij njëzetë e pesëvjeçare në Shqipëri; për themelimin e misionit dominikan në vitin 1996; për punën e jashtëzakonshme si Arqipeshkvi i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, e mbi të gjitha për dashurinë e madhe dhe të pafund që ka treguar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

‘Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë, i kam dashur shumë shqiptarët!’ – janë këto fjalët e tij, një refren i vazhdueshëm, që është provuar dhe dëshmuar nga puna dhe përkushtimi i tij jetësor, gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos në kohët më të vështira, që ka kaluar vendi ynë.

Imzot Frendo u ka shërbyer me përulje nevojtarëve, duke i apeluar me zë të fortë shoqërisë, autoriteteve dhe politikës, që të dëgjojnë britmën e të varfrit dhe të vendosin të mirën e përbashkët mbi interesat personale, duke menduar për vendin dhe qytetarët.

‘Ngrije zërin tënd në favor të atij që nuk flet dot, në mbrojtje të së gjithë atyre që janë lënë pas dore. Ngrije zërin tënd, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.’ – thuhet te Fjalët e Urta.

Imzot George Frendo e ka mishëruar këtë urdhëresë të shenjtë duke ia përkushtuar jetën e tij më të varfërve, ashtu sikurse edhe nevojave më bazike të jetës, duke i siguruar shumë të sëmurëve edhe ilaçe, sidomos në kohët më të vështira.

Ai ka mbështetur studentët, që nuk mund të përballonin kostot e studimit, për shkak të probleme ekonomike dhe ka siguruar libra e materiale shkollore për fëmijët e familjeve të varfra.

Zemra e tij e madhe ka ndryshuar dhe ka ngrohur jetën e shumë familjeve dhe njerëzve të thjeshtë.

Ky shembull i jashtëzakonshëm përkushtimi ndaj nevojtarëve, na kujton shenjtoren tonë të madhe dhe të gjithë njerëzimit Nënë Tereza, ndaj edhe dekorata e sotme me këtë emër të madh, është mirënjohja e merituar që kemi ndaj Imzot George Frendo.

Të nderuar miq,

Shqipëria krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, e cila është një nga vlerat më të çmuara për vendin tonë, por edhe një shembull për mbarë botën. Kjo pasuri e jona është arritur falë kontributit të jashtëzakonshëm të gjithë udhëheqësve dhe përfaqësuesve të besimeve në Shqipëri, përmes mesazheve të tyre të vazhdueshme të besimit, paqes dhe mbi rëndësinë e vlerave shoqërore dhe kombëtare.

Imzot Frendo ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të Këshillit Ndër-fetar në Shqipëri, duke qenë pjesëmarrës aktiv, e duke dhënë një kontribut te rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit midis bashkësive tona fetare.

Mesazhet e tij të forta, mbi problemet sociale të vendit, sidomos fenomeni tragjik i largimit të rinisë, duke e konsideruar atë, si varfërinë më të madhe, që po përjeton në këtë moment Shqipëria, apo apeli i tij i vazhdueshëm, për t’u angazhuar më shumë, për të ndërtuar një Shqipëri më të bukur, më vëllazërore, më njerëzore dhe më të denjë për shqiptarët, do të mbeten mesazhe të fuqishme edhe pas largimit të Imzot Frendo-s nga vendi ynë.

Pjesëmarrja e tij aktive me komunitetin katolik në dhurimin e gjakut, në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, ka shërbyer në sensibilizimin dhe rritjen e vullnetarizmit, në dhurimin e gjakut, sidomos për fëmijët talasemikë.

Sot është vigjilja e Krishtlindjes, e ditës së ardhjes së dritës dhe të shpresës në botë dhe kjo e bën edhe më të veçantë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj një personaliteti kaq të shquar, i cili ia ka kushtuar gjithë jetën e tij, shërbimit ndaj dinjitetit njerëzor.

‘Kur shohim Jezusin fëmijë në një grazhd, në një varfëri ekstreme, në atë fëmijë të vogël shohim dinjitetin e njeriut, që është dhe themeli i të drejtave të njeriut. Çdo njeri që ka të drejtë për jetën, ka të drejtë për një jetë dinjitoze.’

Këto janë fjalët e Imzot Frendo-s, të cilat duhet të na shërbejnë si një mesazh për mbarë shoqërinë tonë, për të ndërtuar një vend me më shumë të drejta, me më shumë respekt për dinjitetin njerëzor, me më shumë demokraci dhe shpresë për rininë tonë, e cila duhet dhe meriton ta ndërtojë këtu të ardhmen e saj. Ky është mesazhi që Imzot George Frendo na ka transmetuar gjatë njëzetë e pesë viteve shërbesë në vendin tonë.

Kjo do mbetet gjithmonë edhe dëshira e zemrës së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët të cilët ai i do, e që, ju siguroj Imzot Frendo, edhe ne ju duam e nuk do t’ju harrojmë kurrë!

Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Do të mbeteni gjithmonë në zemrën dhe në kujtesën tonë dhe gjithmonë i mirëpritur në shtëpinë tuaj, jo si në shtëpinë tuaj!” Faleminderit!

“Kur mori çmimin Nobel, Shën Nënë Tereza tha: “Jam mirënjohëse për ta marrë në emrin e të uriturve, të lakuriqve, të pastrehurve, … të atyre që janë bërë një peshë për shoqëri, të shmangur nga të gjithë”. Sa shumë do të dëshiroja të them të njëjtat fjalë edhe unë sot, duke marrë këtë çmim! Por ka qenë e njëjta Nënë Tereza që na ka mësuar si të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe“, u shpreh Mons. George Frendo në fjalen e tij pas dekorimit nga Presidenti Meta

FJALIMI I MONS. FRENDOS ME MARRJEN E MEDALJES “NËNË TEREZA”

I Nderuar Shkëlqësi Zoti President, I Nderuar Nunci Apostolik,

Të Nderuar Përfaqësues të Besimeve të ndryshme,

Të Nderuar priftërinj dhe motra,

Zonja dhe Zotërinj,

Para së gjithash dua t’Ju falënderoj, përzemërsisht Ju, i Nderuar Zoti President, që keni dashur të më nderoni me këtë çmim të veçantë. Do të mbetem shumë mirënjohës ndaj Jush dhe për faktin, se atë ditë kur kemi përkujtuar përvjetorin e njëzet e pestë të ardhjes së Papa Gjon Palit II në Shqipëri dhe të shugurimit të paraardhësit tim Imzot Rrok Mirditës si Arqipeshkëv i Tiranës – data e atij përvjetori ishte 25 prill 2018 – Ju më keni dhuruar nënshtetësinë shqiptare.

Me një notë personale më lejoni të shtoj se që nga ajo ditë kur mora frymë së pari në Shqipëri, jam përpjekur të ndihem si shqiptar. Menjëherë rashë në dashuri me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar; dhe sot duke iu afruar ditës së largimit tim nga Shqipëria, ndihem i detyruar të shpreh mirënjohjen time ndaj këtij populli, i cili më ka dashur dhe respektuar shumë. Shpeshherë, gjatë këtyre ditëve, duke folur me miqtë, kam përsëritur se do të largohem nga Shipëria jo sepse jam i mërzitur: kurrë gjatë gjithë kësaj kohe të qëndrimit këtu, nuk më ka ardhur keq për vendimin e qëndrimit këtu si misionar.

Si e kam njohur Shqipërinë? Më kujtohet koha, kur në vitet 70-të, isha student në Romë e bashkë me mua ishte edhe një student kroat. Nga ai kisha mësuar diçka për Shqipërinë– atëherë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës – dhe ai fliste kinse Shqipëria ishte ai vend i tmerrshëm që Emily Bronte ka përshkruar në romanin Wuthering Heights. Isha shumë kurioz të lexoja më shumë për Shqipërinë, për atë formë komunizmi aq çnjerëzor dhe anti-teist.

Në vitin 1993 kam qenë epror i priftërinjve domenikanë në Maltë, dhe eprori i përgjithshëm më kërkoi të hapnim një mision edhe në Shqipëri. Në nëntor të atij viti erdha për herë të parë në Shqipëri për një vizitë dhjetë ditëshe. Dy gjëra më bënë më shumë përshtypje. E para ishte mikpritja e popullit – në shprehjen e Kanunit: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Dhe e dyta ishte fakti, se me gjithë atë lavazh truri që diktatori kishte ushtruar për dyzet vjet në popull, duke pretenduar se besimi është opium për popullin, megjithatë kjo propagandë nuk e shuajti dot besimin. Populli, në përgjithësi, ende ishte besimtar.

Vetëm pak ditë pas kësaj vizite time në Shqipëri, qeveria malteze ftoi një grup infermieresh shqiptare për të ardhur në Maltë, që të bënin një kurs intensiv për të marrë një diplomë malteze në infermieri e cila njihet në të gjithë Evropën, ndërkohë edhe të bënin punë në spital dhe të paguheshin. Ishin rreth 30 veta. Menjeherë i kam afruar dhe jam bërë shumë mik i ngushtë me ta. Kur, pak më vonë, fillova të mësoja shqipen në një libër shumë të mirë në anglisht, Colloquial Albanian, kisha mundësi ta praktikoja pak gjuhën me këta miq të rinj. Disa prej tyre ende punojnë në Maltë.

Në vitin 1996 kemi hapur misionin tonë në Shqipëri, në një fshat afër Durrësit, Sukth. Unë ende isha epror i priftrinjve domenikanë të Maltës. Porsa mbarova afatin tim tetëvjeçar si epror, erdha në Shqipëri. Ishte 16 korrik i vitit të trazirave, 1997. Dhe atë ditë kur arrita sapo kishin vrarë tre persona nga një familje.

Nuk ishte një mirëseardhje shumë e këndshme! Një person nga fshati, kur më pa pak të frikësuar për këtë lajm, më tha: “Jo, mos ki frikë. Ne ju mbrojmë. Por s’ka pyll pa derra”! Ishte hera e parë që dëgjova atë shprehje.

Bashkë me dy vëllezër të tjerë domenikanë kam punuar për tri vjet e gjysëm në Sukth. Njëri prej këtyre dy vëllezërve ishte vëllai im natyror, Atë Gjon Frendo, tetë vjet më i madh se unë.

Gjatë këtyre viteve kemi përjetuar një eksperiencë tjetër, interesante, pse jo edhe të bukur. E kam fjalë, për luftën në Kosovë, e cila solli në Shqipëri mijëra e mijëra refugjatë. Konkretisht Sukthi dhe shumë fshatra që e rrethojnë ishin plot me refugjatë. Me ndihmën që vinte nga Malta, kemi ndihmuar në shumë mënyra, mijëra njerëz të ardhur. Maltezët kanë qenë shumë bujarë me shqiptarët nga Kosova. Kishim hapur edhe një klasë për studentët nga Kosova. Shumë prej tyre, para kthimit, na kanë shkruar letra shumë mallëngjyese, në të cilat kanë shprehur mirënjohjen e tyre.

Por ndërkohë Arqipeshkvi Mirdita po vinte re se në zonën e njohur si “Këneta”, në periferinë e Durrësit, ishte duke u shtuar goxha popullsia katolike. Ishin njerëz që vinin veçanërisht nga Mirdita. Prandaj në fillimin e vitit 2000 jemi transferuar në këtë zonë të Durrësit. Atje kemi ndërtuar shtëpinë dhe Kishën. Por para se të shihnim bekimin e Kishës na ndodhi një fatkeqësi e madhe: më 2 janar 2003 vdiq vëllai im, Atë Gjoni. Ishte një vdekje e menjëhershme dhe e papritur. Sapo kishte mbushur të 65 vitet e jetës.

Tek Këneta e Durrësit, ne atë kohë, shumë familje banonin në baraka, në kushte jo të denja. Domenikanët në Maltë organizuan për dy vjet me radhë, një maratonë volejbolli që zgjaste tetë apo nëntë ditë, 24 orë çdo ditë; dhe kështu kanë grumbulluar shumë mijëra eurosh me të cilat kemi ndërtuar shumë shtëpi për këto familje.

Kam qëndruar në Durrës deri në gusht 2006, sepse në shtatorin e po atij viti jam shuguruar ipeshkëv ndihmës i Imzot Rrok Mirditës. E edhe në Tiranë kemi pasur shumë mundësi që, me ndihmën që na vinte nga Malta, të vazhdonim e të vazhdojmë që të jemi afër personave në nevojë.

Por duhet të kem parasysh fjalët e Jezusit: “Kur të ndash lëmoshë, mos i bjer borisë para vetes, siç bëjnë shtiracakët në sinagoga dhe në rrugë të madhe për t’u nderuar prej njerëzve. Për të vërtetë po ju them: u ndanë me atë shpërblim!” Çdo e mirë është dhuratë nga Zoti, që duhet ta përdorim për lavdinë e tij dhe për të mirën e të tjerëve.

Kur mori çmimin Nobel, Shën Nënë Tereza tha: “Jam mirënjohëse për ta marrë në emrin e të uriturve, të lakuriqve, të pastrehurve, … të atyre që janë bërë një peshë për shoqëri, të shmangur nga të gjithë”. Sa shumë do të dëshiroja të them të njëjtat fjalë edhe unë sot, duke marrë këtë çmim! Por ka qenë e njëjta Nënë Tereza që na ka mësuar si të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe!

Faleminderit.

Argumentum.al

Tags: dekorimiGeorge Frendoilir emtakisha aktolikenenetererzaTirane

Related- Posts

KOSOVA

Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025
NGJARJE

Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

15 Korrik, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.
Kryesore

30 Vjet në KiE, po në BE kur?

14 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy looks on during a visit to a military training area to find out about the training of Ukrainian soldiers on the “Patriot” anti-aircraft missile system, at an undisclosed location, in Germany, June 11, 2024.   Jens Buttner/Pool via REUTERS

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do ta paguajë atë

15 Korrik, 2025

Në vend të “aksioneve të tmerrshme”, Trumpi i dha Putinit edhe 50 ditë që të përfundojë punën në Ukrainë

15 Korrik, 2025

Deti i Kinës Jugore: Konflikti dhe Perspektivat për Paqe në Rajonin Strategjik

15 Korrik, 2025

Presidenti Xi Jinping mban një fjalim të rëndësishëm në Konferencën Qendrore të Punës Urbane në Pekin

15 Korrik, 2025

Xi Jinping-u takon krerët e delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në mbledhjen e këshillit të ministrave të jashtëm të OBSh-së  

15 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.