Ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, thotë se ndarja e rrugëtimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE, mund të ishte zgjidhje për shtetin maqedonas.
“Unë mendoj se suksesi i njërit shtet është një lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinjë dhe fqinjë të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë udhëtimin e saj europian. Kështu që unë mendoj se 2 të anëtarësuar, nga 2 të gjithsej është më e mira. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një dinamikë pozitive, jo për një dinamikë negative. Dhe 1 i anëtarësuar është padyshim më mirë se asnjë ” tha Dimitrov për Euronews.
Po ashtu, Euronews shkruan se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur premtimet e saj, që nga marrëveshja e Prespës, e deri tek ndryshimi i emrit.
“Përsa i përket Shqipërisë, disa shtete shprehën shqetësime lidhur me progresin e saj” shton Euronews.