Rusia shpreson se populli rus dhe populli kinez do të kenë marrëdhënie më të ngushta dhe do të thellojnë mirëkuptimin e ndërsjellë, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një videofjalim të mbajtur të hënën në prag të vizitës së tij zyrtare në Kinë.
“Besoj se do të bëjmë bashkërisht të gjitha përpjekjet për thellimin e partneritetit Rusi-Kinë dhe të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, për të nxitur zhvillimin e vrullshëm të të dy vendeve, në të mirë të të dy popujve dhe të mbrojtjes së sigurisë e të qëndrueshmërisë globale,” u shpreh kreu i Kremlinit.
Putini do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë nga 19 deri më 20 maj, e cila do të jetë vizita e tij e 25-të në Kinë./cgtn




























































