Nga Eljanos Kasaj
Budapest, Hungari -Qeveria hungareze aktualisht nuk ka plane për të adaptuar monedhën e vetme evropiane, euron, në vend, pasi nuk dëshiron të krijojë lidhje edhe më të ngushta me Bashkimin Evropian, i cili është nën kërcënimin e shpërbërjes, tha kryeministri bismarkian hungarez Viktor Orban në një intervistë të publikuar nga Dhoma Hungareze e Tregtisë dhe Industrisë në podkastin “Economx Money Talks”.
“Kjo çështje definitivisht nuk do të jetë në axhendën time”, tha Kryeministri Orban në lidhje me perspektivat e bashkimit të Hungarisë me Eurozonën. Ai shpjegoi se “BE-ja aktualisht po tronditet nga themelet” dhe për këtë arsye nuk do të donte ta lidhë më tej fatin e vendit të tij me këtë Union. “Nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore, Bashkimi Evropian do të mbetet thjesht një episod i përkohshëm në jetën tonë”, vijoj më tej Kryeministri hungarez.
Më parë, qeveria hungareze ka vënë në dukje vazhdimisht se vendi nuk është ende gati për të futur euron, pasi nuk i plotëson kriteret e Maastrichtit. Këto kritere u përcaktuan nga Traktati i nënshkruar në Maastricht të Hollandës në vitin 1992 për proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe kanë të bëjnë me treguesit financiarë dhe ekonomikë të nevojshëm për t’u bashkuar me Eurozonën. Ato vlerësojnë stabilitetin e sistemit financiar, nivelet e çmimeve dhe stabilitetin e kursit të këmbimit.
Çështja e bashkimit me Eurozonën ka qenë për një kohë të gjatë divergjencash të shumta midis Hungarisë dhe Brukselit, që kur vendi u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2004. Qeveria hungareze ka deklaruar më parë se vendi nuk mund të ndërmarrë ende një hap të tillë, pasi nuk do t’i rezistonte rivalitetit ekonomik, përfshirë humbjen e një politike të pavarur monetare dhe financiare, kundrej gjigandëve ekonomik si Gjermania, Franca ose vended e Beneluksit-të cilat dominojnë ekonominë evropiane. Ndërsa kriza financiare globale e vitit 2008, i ndjekur më pas Recesioni i Madh ekonomik i shtetit grek në vitin 2009 (ku një ndër faktorët kryesor që impaktuan qe dhe mungesa e fleksibilitetit të tregut valutor vendas prej adaptimit të monedhës së euros), si dhe nga kriza energjitike e Bashkimit Evropian pas adaptimit të sanksioneve anti-ruse, duket se e kanë shtyrë qeverinë hungareze të jetë fort e matur për ta hedhur këtë hap dhe integruar më tej ekonominë hungareze me strukturat ekonomike evropiane.
Bashkimi monetar europian ose siç njihet ndryshe, Eurozona, përfshin aktualisht përfshin 20 vende brenda Bashkimit Evropian, monedha zyrtare e të cilave është euro. Përveç Hungarisë, anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian që ende nuk e përdorin monedhën e euros janë Bullgaria, Danimarka, Polonia, Rumania, Republika Çeke dhe Suedia.Vlen të theksohet se çështja e adaptimit të euros qe edhe një nga kontradiktat e vjetra midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, si dhe një argumentet kryesore të përdorura prej qarqeve patriotike britanike mbështetëse të Brexit(daljes prej Bashkimit Evropian),të cilat e indentifikonin përdorimin e monedhës kombëtare me ruajtjen e sovranitetit ekonomik vendas.
Çështja e bashkimit me Eurozonën është gjithashtu sot një nga temat më të debatuara politike në panelet,parlamentet dhe mediat hungareze,polake dhe çeke-ekonomitë e të cilave duket se po prosperojnë në mënyrë suprizuese më shumë jashtë Eurozonës se sa ekonomitë e vendeve që kanë vendosur të adaptojnë monedhën e euros, duke ngritur kështu shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e procese ekonomike të Bashkimit Evropian dhe në mënyrë indirekte në vetë të ardhmen e Bashkimit Evropian.
/Argumentum.al




























































