Ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi ka bërë publik raportin e vlerësimit të nevojave pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.
Përmes një konferencë për shtyp, ai ka deklaruar se ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje me shumën prej 985, 074, 906 euro .
‘Ekspertët që janë angazhuar në këtë proces, në bazë të metodologjisë së gjithëpranuar, kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985,074,906 Euro. Megjithatë kur vjen fjala tek vlerat financiare të cilat do ti shpjegojë më mirë ekspertja, vlen të theksohet se ky dokument nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit. Unë gjej rastin këtu të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ekipin e ekspertëve që kanë punuar për këtë raport pa të cilin ne nuk mund të shkonim në konferencën e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel. Deri më tani kemi hartuar një fond me metodologjinë e rasteve të fatkeqësive në botë dhe 18 zonave të prekura nga tërmeti. Në emër të qeverisë shqiptare ju falenderoi edhe një herë për mbështetjen tuaj’, u shpreh Çuçi
Kujtojmë që nga tërmeti i 26 Nëntorit humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat.