Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjigjur akuzave të Ramës ka thënë se reagimi i Edi Ramës është i kuptueshëm ndaj tij për faktin se ka bllokuar planin për ndarjen e Kosovës.
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim pasi Rama doli në krah të Kurtit.
Haradinaj ka dhënë edhe disa këshilla për Albin Kurtin në raport me Edi Ramën dhe taksën.
“Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka shtuar ai.