• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Roli ndërmjetësues i Kinës në nxitjen e paqes në Lindjen e Mesme

20 Qershor, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Marjana DODA

Roli i Kinës për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon nën drejtimin e Iniciativës së Sigurisë Globale të propozuar nga Xi Jinping tashmë është i prekshëm me rezultatet e para konkrete në vetëm 5 muaj që nga lançimi i saj.

Në shkurt të këtij viti, Kina publikoi “Iniciativën e Sigurisë Globale”, e cila synon të zgjidhë mosmarrëveshjet midis vendeve në mënyrë paqësore përmes dialogut. Duke pasur parasysh këtë objektiv, ajo ndërhyri në krizën diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, të cilat pas shtatë vitesh ndërprerje të marrëdhënieve dypalëshe, rivendosen lidhjet diplomatike.

Li Hui, përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike në Ukrainë/CFP

Li Hui, përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike në Rusi/CFP

Paralelisht me këtë, Kina propozoi planin e saj me 12 pika për të ndërmjetësuar paqen mes Ukrainës dhe Rusisë. Ndërsa brenda pak javësh Kina dërgoi  përfaqësuesin Special për Çështjet Euroaziatike Li Hui, mbi krizën në Ukrainë, ku turneu i tij përfundoi pas një udhëtimi gati dy-javor ( nga 15 deri më 26 maji) nëpër Evropë .

Li Hui, përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, u takua me liderë dhe diplomatë të lartë, duke shkëmbyer mendime mbi zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë. Gjatë këtij udhëtimi që  filloi më 15 maj, në Ukrainë, Poloni, Francë, Gjermani, seli e BE-së në Bruksel dhe Rusi u pa qartë se këto palë pranojnë rolin vendimtar të Kinës në promovimin e bisedimeve të paqes.

Por nuk përfundon këtu. Kina gjithashtu është angazhuar si pajtuese në konfliktin izraelito-palestinez, siç u shpreh Kina dy muaj më parë, gjë që e bëri presidentin palestinez Mahmoud Abbas të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë.

Këto janë hapa konkrete nga Kina, e cila si propozuese e Iniciativës së Sigurisë Globale, po mban premtimin e saj si mbrojtëse e paqes botërore, duke nxitur përfundimin e konflikteve nëpërmjet dialogut.

Vizita e Abbasit pason shprehjen e interesit të Kinës për të ndërmjetësuar mes Izraelit dhe palestinezëve.

Ndaj le të ndalemi konkretisht te vizita e presidentit palestinez në Pekin.

Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, presidenti palestinez Mahmoud Abbas zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë nga data 13 deri më 16 qershor. Vizita e tij e parë që nga viti 2013.

Koha kur zhvillohet kjo vizitë, përbën një ngjarje të rëndësishme, ndërsa vjen në një vit i jubilar për të dy vendet pasi ky vit shënon 35 -vjetorin e marrëdhënieve Kinë-Palestinë.

Kina dhe Palestina ndajnë një miqësi të gjatë. Kina është ndër vendet e para që njohu Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Shtetin e Palestinës. PLO krijoi një zyrë në Pekin në maj 1965, dhe kjo u njoh si një mision diplomatik. Në nëntor 1988, Kina vendosi marrëdhënie zyrtare diplomatike me Palestinën. Prandaj, 35-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike këtë vit i jep një rëndësi të veçantë vizitës së Abbasit.

Përshkallëzimi i fundit i konfliktit Palestinë-Izrael shërben si një nevojë urgjente për të trajtuar çështjen palestineze. Një përkushtim i palëkundur ndaj zgjidhjes me dy shtete, avokimi për rifillimin e hershëm të bisedimeve të paqes dhe adresimi i aspiratave legjitime të popullit palestinez janë hapa thelbësorë drejt realizimit të ëndrrës së tyre për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Po ashtu duke patur parasysh zhvillimet pozitive drejt pajtimit në Lindjen e Mesme pas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite me ndërmjetësimin e Kinës, ngjall shpresë për një tjetër ndërmjetësim tashmë mes Palestinës dhe Izraelit.

Presidenti kinez Xi Jinping përsëriti mbështetjen e Kinës për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez në kufijtë e vitit 1967 në një takim me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas në Pekin, duke demonstruar angazhimin e  Pekinit për paqe Lindjen e Mesme.

Palestina sinjifikon ate që pa frikë mund ta quajmë si padrejtësi historike…gjyshërit tanë, prindërit tanë, e tashmë gjenerata jonë, njihet me konfliktin shekullor Izrael-Palestinë.

Por ndërsa ky konflikt nder dekada është trashëguar brez pas brezi, duhet bërë gjithçka që këtë konflikt mos t’ua trashëgojmë edhe fëmijëve tanë.

Ndaj sot më shumë se kurrë e gjithë vëmendja është drejt angazhimit të Kinës e cila ka paraqitur një plan paqeje për konfliktin në Palestinë.

Për çështjen palestinezo-izraelite, “Kina ka mbështetur gjithmonë me vendosmëri kauzën e drejtë të popullit palestinez për të rifituar të drejtat e tyre legjitime territoriale, ndaj është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me palën palestineze për të promovuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për problemet sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas Ministrisë së Jashtme kineze.

Xi Jinping paraqiti një propozim prej tre pikash lidhur me këtë çështje. Së pari, rruga thelbësore për zgjidhjen e problemit të Palestinës është krijimi i shtetit të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe me sovranitet të plotë. Së dyti, duhet të plotësohen nevojat e Palestinës lidhur me ekonominë dhe jetesën e banorëve dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë ndihmën për zhvillimin e Palestinës dhe ndihmat humanitare. Së treti, duhet të ngulet këmbë te bisedimet e paqes, të respektohet statukuoja e formuar në historinë e Tokës së Shenjtë të Jerusalemit, të hiqet dorë nga fjalët dhe veprimet radikale e provokuese dhe të nxitet zhvillimi i një konference ndërkombëtare paqeje me përmasa më të mëdha, autoritet më të lartë dhe ndikim më të gjerë, për të krijuar kushte për rifillimin e bisedimeve të paqes dhe për të bërë përpjekje konkrete për bashkëjetesën paqësore mes Palestinës e Izraelit. Kina është e gatshme të luajë rol pozitiv për pajtimin dhe nxitjen e bisedimeve të paqes.

Ky pozicion i Kinës si ndërmjetësuese mes Izraelit dhe Palestinës do të jepte një kontribut të paçmuar për paqen në Lindjen e Mesme. Sigurisht përballë këtij konflikti shekullor, skpeticizmi është i madh por Kina ka treguar që është konsekuente në vendimet që merr. Në vetëm pak muaj, Kina me strategjinë e saj ka hedhur hapat e duhur e të sigurt për paqen dhe sigurinë globale.

Tashmë Kina flet me shembuj konkrete dhe kjo është marrëveshja e arritur Iran-Arabi Saudite.

Në fakt, në fillimet e këtij ndërmjetësimi të suksesshëm të Kinës, në botën mediatike dhe diplomatike u pa si rast i izoluar që do të përfundonte aty. Megjithatë në analizën si me poshtë do të shohim se asgje nuk është rastësore në lëvizjet diplomatike të Kinës.

“Efekti domino” i Kinës me ndërmjetësimin midis Arabisë Saudite dhe Iranit

Ndërmjetësimi nga Kina në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Iran-Arabi Saudite, solli një “efekt domino” në arenën gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Që në krye të herës e kam theksuar se rivendosja e lidhjeve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit do të ushtronte ndikim thelbësor në zhvillimet rajonale. Kjo, sepse Kina nëpërmjet ndërmjetësimit të këtyre dy vendeve hodhi dhe gurin e parë që ndërton rrugën drejt të normalizimit të Lindjes së Mesme.

Mjafton të rikujtojmë se në fillim të muajt Maji Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe ranë dakord të rikthejnë anëtarësimin e Sirisë pas pezullimit të saj më shumë se 10 vjet më parë.

Votimi i 7 majit në selinë e Ligës Arabe në Kajro u mundësua nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Kina, të cilat kishin mbështetur palët kundërshtare në konfliktin sirian.

Një strategji unifikuese e Kinës në Lindjen e Mesme, do të sillte padiskutim dhe paqen e zhvillimin e dëshiruar në rajon

Mirëpritja e gjerë nga pothuajse të gjitha vendet e rajonit është tregues i besimit të tyre se këto marrëveshje do të kontribuojnë në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik. Sigurisht me përfitime reciproke për të gjitha vendet e rajonit, padiskutim dhe për vetë Kinën.

Pse pati sukses ndërmjetësimi në rivendosjen e  marrëdhënieve diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite?

Pikërisht se Kina me të dyja këto vende ka marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Kujtojmë se në vitin 2021 Kina firmosi një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare me Iranin, ndërsa në vitin 2023 firmos dhe me Arabinë Saudite një dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik.

Duke patur marrëdhënie kaq të forta ekonomike e politike, Kina dëshmon qartë se me të dyja këto vende ka interes të ndërsjellë dhe nuk do që të humbasë asnjërin prej tyre ndaj ky  pozicion i saj neutral me të dyja vendet ishte dhe garanci e këtij ndërmjetësimi.

E njëjta marrëdhënie neutrale dhe pragmatike e Kinës vijon dhe me Izraelin dhe Palestinën, duke demostruar garanci për një tjetër ndërmjetësim në rajon.

Pekini ka qenë një mbështetës i zëshëm i palestinezëve që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës – para se të kishte ndonjë formë njohjeje nga Kombet e Bashkuara.

Kina ishte një nga vendet e para që njohu Palestinën si një shtet sovran në vitin 1988 dhe paraardhësi i Abasit, Yasser Arafat, e vizitoi vendin në 14 vizita shtetërore nga viti 1964 deri në vdekjen e tij në 2004.

Të dyja palët nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për marrëveshjen e tregtisë së lirë në 2018. Dhe në vitin 2022, vëllimi i tregtisë midis dy palëve arriti në rreth 160 milionë dollarë, një rritje prej 23.2 për qind nga viti 2021

Gjithashtu Kina ka mbetur një mbështetëse e flaktë e Palestinës në OKB. Gjatë viteve ajo ka mbështetur dhe bashkë-sponsorizuar rezolutat që bëjnë thirrje për shtetin palestinez dhe denoncojnë Izraelin – si dhe ka mbështetur ngritjen e Palestinës në “statusin e vëzhguesit joshtetëror” në 2011.

Përveç kësaj, Kina dhe Palestina kanë potencial të madh për të bashkëpunuar në kuadrin e Iniciativës “Brez dhe Rrugë” e cila do të bashkonte kombet në konflikt nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik. Sigurisht zhvillimi i infrastrukturës në Palestinë është një domosdoshmëri për të adresuar shumë nga problemet e shkaktuara nga konflikti i zgjatur me Izraelin.

Gjithashtu Kina, ka marrëdhënie ekonomike dhe tregtare shumë të mira me Izraelin.

Ndërsa Kina nuk e njohu zyrtarisht shtetin e Izraelit deri në vitin 1992, aktiviteti ekonomik midis dy vendeve filloi të zgjerohej me shpejtësi qe nga viti  2000.

Kina është rritur duke u bërë partneri i dytë më i madh tregtar i Izraelit, pas Shteteve të Bashkuara. Vetëm gjatë dekadës së fundit, tregtia midis dy vendeve është rritur me 127 për qind, sipas të dhënave nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare me qendër në Izrael.

Marrëdhëniet dypalëshe arritën një kulm në vitin 2017 kur të dyja palët krijuan partneritetin inovativ gjithëpërfshirës Kinë-Izrael, me premtime për të zgjeruar bashkëpunimin në një mori fushash, duke përfshirë shkencën, teknologjinë, bujqësinë, energjinë e pastër dhe financat.

Neutraliteiti i Kinës por dhe ndërtimi i marrëdhënieve bilaterale të Kinës me secilin prej këtyre vendeve në Lindjen e Mesme, bën Pekinin të jetë i besueshëm në iniciativën e tij për të ndërmjetësuar paqen në këtë rajon.

Për fat të keq, në media, ky angazhim diplomatik i Kinës për ndërmjetësimin e paqes Izrael-Palestinë, apo qoftë me Iniciativën për sigurinë globale lexohet si një mënyrë për të zëvendësuar  Shtetet e Bashkuara.

Por kjo nuk qëndron. Alternativa e Kinës është përbashkuese që do të thotë se kushdo mund ti bashkohet qasjes së saj. Vetë Kina ka thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë rendin ekzistues ndërkombëtar, as të sfidojë apo zhvendosë SHBA-në. Në vend të kësaj, Kina synon të nxisë zhvillimin, duke përfshirë plotësimin e programeve të zhvillimit vendas dhe ndërkombëtar në të gjithë Lindjen e Mesme. E sigurisht përfshirja e Kinës në sigurinë në Gjirin Persik do të jetë e dobishme për sigurinë rajonale dhe globale.

Pavarësisht nga kompleksiteti dhe sfidat e përfshira, një zgjidhje e pranueshme reciprokisht mund të arrihet vetëm përmes dialogut të barabartë, bazuar në respektin dhe perfitimin reciprok.

Ndërsa Kina dhe Izraeli kanë lidhje të forta, veçanërisht në sektorin ekonomik, pjesa më e madhe e diplomacisë së fundit të Kinës në Lindjen e Mesme është përqendruar në shtetet arabe, të cilat kanë qenë avokatët më të hapur për Palestinën në skenën ndërkombëtare. Ndaj pritja e liderit palestinez në mes të një periudhe veçanërisht të tensionuar në konfliktin izraelito-palestinez dërgon një mesazh të fortë mbështetjeje që do të rezonojë me partnerët arabë të Kinës në rajonin e Gjirit.

Mbi të gjitha dëshmon se Uniteti i shteteve arabe, sjell dhe zhvillimin, stabilitetin dhe në Lindjen e Mesme. E bashkimi sjell paqen…këtë e di mirë Kina dhe këtë po e përmbush me sukses./CRI

Related- Posts

FOKUS

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026
FOKUS

Vuçiç humbi zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

26 Tetor, 2026
FOKUS

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

26 Tetor, 2026

WSJ: Zyrtarë të administratës Trump nxisin Viktor Orbánin të kandidojë për kreun e OKB-së

26 Tetor, 2026

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

26 Tetor, 2026

Izrael: Netanyahu përballë zgjedhjeve vendimtare

26 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.