Fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Bullgarisë, ish-presidenti Rumen Radev, u betua zyrtarisht sot si kryeministër, një qeveri që bullgarët shpresojnë se më në fund do të jetë e qëndrueshme.
”Me votën e tyre, bullgarët konfirmuan dëshirën për institucione të qëndrueshme, si dhe angazhimin e tyre për të mbrojtur lirinë, demokracinë dhe drejtësinë, duke i dhënë shumicën parlamentare një force të vetme politike”, deklaroi ish-piloti ushtarak 62-vjeçar, i cili favorizon rifillimin e dialogut me Moskën.
Udhëheqësi i ri i qendrës së majtë i paraqiti menjëherë presidentes, Iliana Iotova listën e tij të ministrave, e cila do të hidhet nesër në votim parlamentar.
Radev, i cili vjen në pushtet me një premtim për të “çmontuar modelin oligarkik”, trashëgon një sërë çështjesh urgjente: një buxhet të vitit 2026 që ende nuk është hartuar, inflacionin në rritje dhe një sistem gjyqësor të paralizuar.
Ai gjithashtu duhet të trajtojë një sërë reformash, veçanërisht kundër korrupsionit, në mënyrë që të zhbllokojë gati 400 milionë euro nga Brukseli në kuadër të planit të rimëkëmbjes
/Argumentum.al



























































