Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup, deklaroi se aleanca nuk është e përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme, por theksoi se do të mbrojë çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare.
Ai u shpreh se qëllimi i fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit është neutralizimi i kapaciteteve bërthamore dhe raketore të regjimit iranian, të cilin e cilësoi si kërcënim për rajonin, Izraelin dhe Evropën.
Rutte e akuzoi ish-udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei, si përgjegjës për vdekjen e mijëra protestuesve gjatë këtij viti, si dhe për dhjetëra akte terroriste ndër dekada.
Ai theksoi se deri më tani askush nuk ka kërkuar përfshirjen e aleancës në konflikt, por shtoi se shumë vende anëtare po ofrojnë mbështetje.
Sipas tij, komandantët e NATO-s punojnë çdo ditë për të garantuar sigurinë e vendeve anëtare përballë kërcënimeve të ndryshme, përfshirë ato terroriste
/Argumentum.al





























































