Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar. Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vizita e tij në Berlin. Kreu i qeverisë deklaroi se se nuk kisha parë kurrë një dizinformimim më të madh. Siaps tij Samiti nuk kishte lidhje me fatin e negociatave të Shqipërisë.
“Nuk kisha parë kurrë dezinformim më të madh politik dhe mediatik sesa terësia e marrëzive dhe ligësive. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për zgjerimin. Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që klajmëruan kobin e mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë ishin thjesht dhe vetëm një shprehje ekstreme e dëshpërimit që duan të marrin Shqipërinë në rrugën etheqafjes”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se nuk shkoi në takim për tu njohur me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares.
Për shkak të çështjeve të brendshme të Bundestagut gjerman, ky vendim, që pritej të merrej në fillim të muajit qershor, do të merret në vjeshtë, në shtator pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.
“Është folur për shtatorin nga pala gjermane por kurrsesi për mosçeljen e negociatave për ndonjë arsye që lidhet me Shqipërinë”, tha Rama para ministrave dhe deputetëve socialistë.
Rama tha se Gjermania vlerësoi arritjet e Shqipërisë në rrugën e reformave.