Shkencëtarët në Kinën veriperëndimore po lëshojnë “farë” toke në zonat e thata të shkretëtirës për të formuar kore artificiale biologjike të tokës, si pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar dunat dhe për të krijuar një bazë të përshtatshme për rritjen e bimëve në të ardhmen, sipas China Science Daily, shkruan CGTN.
“Fara” është inokulumi i cianobaktereve të ngurta, një aplikim bioteknologjik i cianobaktereve të kultivuara për të rikthyer tokat e degraduara dhe për të përmirësuar pjellorinë bujqësore.
Ajo ështëi zhvilluar nga Stacioni i Kërkimit dhe Eksperimentit të Shkretëtirës Shapotou, Instituti Veriperëndimor i Eko-Mjedisit dhe Burimeve nën Akademinë Kineze të Shkencave. “Farat” e tokës mund ta shkurtojë kohën e nevojshme për fiksimin e rërës së shkretëtirës nga një përpjekje shekullore në një afat kohor të arritshëm tre-vjeçar.
“Inokulumi i ngurtë jo vetëm që ka kapërcyer kufizimet e metodës së spërkatjes, por gjithashtu ka rritur shumë mundësinë e promovimit në shkallë të gjerë,” shtoi Zhao.
Aktualisht, inokulumi i tyre i ngurtë është përfshirë në Programin e ri të Strehës Tre-Veriore, me një shifër prej 80,000 deri në 100,000 mu (rreth 5,333.33 deri në 6,666.67 hektarë) shkretëtire që pritet të rehabilitohet në pesë vitet e ardhshme.
Kjo arritje inovative ka bërë një përparim të madh në kontrollin e shkretëtirëzimit, duke ofruar një zgjidhje kineze për menaxhimin global të shkretëtirëzimit./cgtn





























































