• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Sllovenia dhe politika me fytyrë njeriu

1 Tetor, 2025
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pavle Mijoviç-Osllobogjenje[i]

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar personifikon një politikë të jashtme autentike, madje edhe karizmatike të “shteteve të vogla”, jo vetëm në nivel ceremonial dhe simbolik, por edhe në atë etik, duke u bërë zëdhënëse e atyre zëri i të cilëve nuk dëgjohet. Në kontekstin e Gazës është bërë zëdhënëse e fëmijëve, të vrarëve, sakatuarve dhe të kequshqyerve.

Holokaustin, Ruandën, Srebrenicën, Gazën – kuarteti tragjik i genocidit në historinë moderne të njerzimit – të cilët bota nuk i parandaloi, u shpreh nëpërmjet një fjalimi cilësor, të pazakontë me fytyrë njerzore, nga presidentja e Republikës së Sllovenisë Natasha Pirc Musar, duke lënë një gjurmë shprese se për Gazën – këtë vend të askujt në truallin e të cilit aktivitetet genocidiste zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme – gjithsesi nuk është vonë. Meritoi duartroktike me të cilat auditori e shpërbleu në fund të ekspozesë së saj në Mbledhjen e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Njëlloj ishte edhe para disa muajsh, kur në Parlamentin Europian presidentja sllovene foli në të njëjtën mënyrë, e cila, përveç faktit se ishte fjalim shtetëror, posedonte edhe komponenten e theksuar njerzor. Në këtë mënyrë nga Sllovenia, së cilës përherë, sëpaku në kuadrin e ish Jugosllavisë, i është shtuar edhe epiteti i vendit territorialisht të vogël, por njëkohësisht më i suksesshmi dhe më moderni, në eterin e politikës botërore u lëshua mesazhi mbi atë sesi duhet të veprojë bota dhe të ndalojë genocidin në Gaza.

Politika e jashtme sllovene më së shpeshti vendoset në kontekstin e “vendeve apo shteteve të vogla”, të cilët në raport me fuqitë e mëdha (bërthamore, për nga numuri i popullsisë etj) vështirë se mund të kenë jehonë ndjeshmërie në lëvizjet botërore. Vetë termi “shtete të vogla” ka hyrë në marrëdhëniet ndërkombëtare në shekujt e 19-20-të si përshkrim për shtetet që kanë popullsi relativisht të limituar – thjesht bëhet fjalë për vende të vogla, territori i të ciave nuk është tejet i madh, fuqia ekonomike e tyre është larg asaj që posedojnë  fuqitë e mëdha, dhe në përputhje me këtë, edhe kapaciteti i përgjithshëm ushtarak është i limituar. Gjithsesi madhësia ka rëndësi edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, e kësisoj në fillim Lidhja e Popujve, e më vonë Kombet e Bashkuara, i kanë klasifikuar shtetet sipas madhësisë së thjeshtë dhe fuqisë përkatëse. Mendohej se shtetet e vogla, për të mbijetuar duhet të zhvillojnë lidhje strategjike, të bëjnë një sërë kompromisesh dhe adoptimesh, thënë shkurt strategji për mbijetesë në mënyë që të ekzistojnë në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo gjë e bën jo autentike politikën e vendeve të vogla.

Por njëkohësisht, sikurse shkruan Peter J. Katzeinstein në analizën kushtuar shteteve të vogla, ato përfaqësojnë përparësinë komparative: ato mund të jenë fleksibël, bashkëpunues, ndërsa duke shfrytëzuar multilateralizmin, zëri i tyre në skenën ndërkombëtare mund të jetë aktiv dhe i dëgjueshëm. Vaclav Haveli, shkrimtari dhe më vonë presidenti çek, në një leksion të dhënë në Harvard në vitin 1995 përpunoi idenë se politikanët duhet të mendojnë sesi të krijojnë një botë më të mirë. Ndikimi i tyre nuk qëndron vetëm në funksionin që kanë – i cili për më shumë është edhe i përkohëshëm- por në “ndikimin spontan që ka karizma e tyre në opinionin publik”.

Megjithëse shumica e kompetencave të politikën e jashtme të Slovenisë është e qeverisë, gjithsesi presidentja Pirc Musar personifikon një politikë të jashtme autentike, madje edhe karizmatike të “shteteve të vogla” jo vetëm në nivel ceremonial për edhe në atë simbolik dhe etik, duke u bërë zëdhënëse e atyre zëri i të cilëve nuk dëgjohet. Në kontekstin e Gazës, është bërë zëdhënëse e fëmijëve, të vrarëve, të sakatuarve dhe të kequshqyerve. Është bërë gjithashtu zëdhënëse e të drejtave jo vetëm për jetën në kuptimin direkt të fjalës por edhe për jetën politike të tërë popullsisë së Gazës, duke afirmuar idenë mbi zgjidhjen paqesore të konfliktit dhe mundësinë e zgjidhjes me dy shtete. Fokusi i saj është etik dhe humanitar – respekton ndarjen e kompetencave mes presidentit dhe kryeministrit, por fut edhe tema më të gjëra antropologjike dhe shfrytëzon skenën ndërkombëtare që t’i artikulojë.

Pirc Musar bën pjesë në grupin e politikanëve sui generis: karriera e saj gjatë së cilës janë shkëmbyer episode të ndryshme – juriste, komisionere për informacionin, qytetare e angazhuar dhe avokate e suksesshme me specializimin mbi të drejtën e njeriut – i ka dhënë asaj profilin e një politikaneje polivalente të tipit modern. Hobi i saj – që nga loja boulling, jeta aktive dhe pasioni për motorët- krahas energjisë pozitive në qëndrimin publik, i jep Natasha Pirc Musarit disa karakteristika të politikanes atipike e cila është e interesuar për modernizmin: karizmatikja, njerzillëku dhe përgjegjësia për njeriun konkret.

Për krahasim, politika e jashtme e dy republikave, Kroacisë dhe Serbisë, në lidhje me çështjen e njohjes së Palestinës si mundësi e një zgjidhjeje të mundshme, kanë ngjashmëri të pazakontë. Megjithëse bashkëkrijuesi i politikës së jashtme kroate, presidenti Millanoviç në OKB, në shumë aspekte, pati një fjalim të intonuar njerzisht – bëri thirrje që të mbyllej kapitulli i dhunës dhe të njihet e drejta e popullit palestinez për të patur shtetin e tij- Kroacia në parlament, ku është në fuqi HDZ-ja, nuk e njeh Palestinën, duke refuzuar edhe kërkesën për të pezulluar eksportimin e armëve në Izrael. Presidenti serb Vuçiç në një mënyrë klishé diplomatike nënvizoi se Izraeli dhe Serbia janë miq të Serbisë dhe “nuk mundem, për lehtësi dhe për shkak të lajkeve në rrjetet shoqërore, as dua të përcaktohem për palën (…) vetëm se kjo na sjell pikë politike në nivel ditor”. Më tej do të takohet me kryeministrin Netanjahu të cilin do t’a falenderojë për “mbështetjen e palëkundur”, ndërsa biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të sigurisë. Duket se momentalisht, në lidhje me çështjen e Gazës, janë shpikur kufinj gjeopolitikë joekzistues mes Kroacisë dhe Serbisë  dhe se të dy vendet preferojnë ruajtjen e status-quosë, e cila gjithmonë dhe më së shumti është në dëm të popullsisë civile.

Duket se edhe për politikë duhet të kesh shpirt, dhe presidentja sllovene Pirc Musar me fjalimin e saj në OKB tregoi se nga perspektiva e “shteteve të vogla” është e mundur të ndihmohet proaktivisht në mendimin publik dhe politik. Fjalimi i saj, i intonuar shpirtërisht dhe në mënyrë humane, na kujton ne se politika është diçka më shumë se ruajtja e sundimit politik. Pirc Mursari na kujtoi për etikën dhe humanizmin në praktikën politike, por edhe për faktin se ndoshta në Lindje të Sllovenisë gjendet ende diçka, por vetëm gjurmë dhe kurrë e artikuluar mjaftueshëm politikisht.

[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/slovenija-i-politika-s-ljudskim-licem-1079040/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.