Imazhi i Shteteve të Bashkuara si “mbrojtëse të të drejtave të njeriut” po shembet me ritme të shpejta pas publikimit të vazhdueshëm të dosjeve “Epstein”. Kjo është vetëm maja e ajsbergut të keqbërjeve të kryera nga elita amerikane, duke nxjerrë në pah mangësitë e thella sistemore në politikën, shoqërinë dhe kulturën e këtij vendi. Retorika mbi lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, terma me të cilët ShBA-ja e përkufizon veten dhe justifikon ndërhyrjet jashtë vendit, nuk arrin më të mbulojë shkeljet e të drejtave të njeriut. “Ëndrra amerikane” është shndërruar në një zhgënjim ku “njerëzimi bie pre e privilegjit”. Një sondazh global i realizuar nga CGTN-i tregon se 92 për qind e të anketuarve besojnë që çështja “Epstein” dëshmon shembjen e plotë të bazës së përbashkët të vlerave të sistemit politik amerikan, duke zbuluar se sëmundjet sistemore të kapitalizmit janë të pashërueshme.
Foto nga VCG
Dosjet “Epstein” kanë ekspozuar krime në shkallë të gjerë kundër njerëzimit, të kryera gjatë dekadave nga elita politike dhe e biznesit në ShBA, duke përmbysur perceptimin ndërkombëtar mbi imazhin e vendit. Në sondazh, 85.1 për qind e të anketuarve shprehen thellësisht të tronditur nga përmbajtja e dokumenteve; 97.1 për qind vlerësojnë se shthurja morale e elitës, e zbuluar nga ky rast, ka shkelur rëndë ndërgjegjen njerëzore. Deri më tani, figurat politike dhe të biznesit të përfshira nuk janë përballur me hetim gjyqësor. Si rezultat, 95.6 për qind e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë që sistemi gjyqësor amerikan zbaton “standarde të dyfishta” kur bëhet fjalë për elitat e pushtetshme.
Në fakt, dokumentet lidhur me këtë çështje kanë qenë prej kohësh të vulosura nga gjykatat. Më pak se gjysma e dosjeve janë bërë publike këtë herë, me pjesë të shumta të redaktuara dhe me informacione kyçe për elitat e fuqishme të fshehura qëllimisht. Sipas sondazhit, 93.9 për qind e të anketuarve besojnë se kjo “transparencë përzgjedhëse” e Departamentit të Drejtësisë e ka shndërruar sistemin gjyqësor amerikan në një mburojë për klasën e privilegjuar; 89.8 për qind kritikojnë mosveprimin e gjatë të sistemit gjyqësor të ShBA-së, duke deklaruar se ky rast ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e sistemit ligjor amerikan.
Çështja “Epstein” zbulon natyrën grabitqare të lidhjes mes kapitalit dhe pushtetit: kapitali mbështet pushtetin, ndërsa pushteti i jep kapitalit imunitet penal. Qytetarët e zakonshëm mbeten viktima të pambrojtura, ndërsa të miturit e varfër shfaqen si viktimat më të zakonshme.
Sipas sondazhit, 92.5 për qind e pjesëmarrësve shprehin shqetësim të thellë për rreziqet sistemore me të cilat përballen grupet e disavantazhuara të shoqërisë amerikane, veçanërisht vajzat e varfra të mitura; 86.7 për qind besojnë që rasti ka shkatërruar vijën e fundit të mbrojtjes për qytetarët e zakonshëm, besimin në mbrojtjen gjyqësore, duke e çuar ndjenjën e sigurisë shoqërore në ShBA në pikën më të ulët; 91.8 për qind e konsiderojnë çështjen “Epstein” si një tjetër dëshmi të pakundërshtueshme të skandaleve të të drejtave të njeriut, duke dëmtuar ndjeshëm të ashtuquajturën “diplomaci të të drejtave të njeriut” dhe joshën morale të ShBA-së. Ironikisht, polemikat rreth çështjes vazhdojnë të përshkallëzohen brenda vendit, duke u kthyer në mjet për sulme dhe akuza të ndërsjella mes Partisë Demokratike dhe asaj Republikane. 85.3 për qind e të anketuarve vlerësojnë që çështja do të thellojë më tej përplasjet partiake dhe ndarjet shoqërore, ndërsa 92.7 për qind theksojnë se korrupsioni sistemor që qëndron pas kësaj çështjeje ende nuk ka dalë plotësisht në sipërfaqe, duke paralajmëruar një zhgënjim të pashoq të shoqërisë amerikane me vlerat e saj.
Sondazhi u publikua në platformat në anglishte, spanjishte, frëngjishte, arabishte dhe rusishte të CGTN-së, ku 9 690 përdorues interneti votuan dhe shprehën opinionet e tyre brenda 24 orëve./cgtn





























































