Në sfondin e rritjes së rreziqeve gjeopolitike globale dhe luhatjeve të mëdha në tregun e energjisë, shpresa më e madhe për ekonominë botërore është elasticiteti i rritjes, i mjaftueshëm për të përballuar presionin, dhe qëndrueshmëria që mund të gjetet në sfondin e trazirave – dhe ekonomia kineze në tremujorin e parë të periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar ka përmbushur pikërisht një pritshmëri të tillë.
Sipas një sondazhi në internet të publikuar nga rrjeti televiziv ndërkombëtar i Kinës CGTN, 89.3 % e të intervistuarve mendojnë se vlera e sigurisë që sjell Kina në këtë epokë të trazuar vazhdon të rritet.
Në tremujorin e parë të këtij viti, rritja e ekonomisë kineze arriti në 5 %, duke kaluar kufirin e objektivit të saj vjetor të rritjes. Në të njëjtën periudhë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e uli parashikimin e vet për rritjen ekonomike globale këtë vit në 3.1 %. 89.8 % e të anketuarve besojnë që ky kontrast nxjerr më tej në pah qëndrueshmërinë e fortë të ekonomisë kineze, kurse 79.8 % e tyre deklaruan që rritja e qëndrueshme e Kinës, një ekonomi kaq e madhe, është bërë një forcë stabilizuese për ekonominë botërore mes pasigurive të përhapura.
Foto nga VCG
Sa u përket të dhënave specifike ekonomike, shitjet me pakicë të shërbimeve në Kinë u rritën me 5.5 % në tremujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit u shtuan 2.4 %. Sipas sondazhit, 86.9 % e pjesëmarrësve mendojnë që, me një sërë ndryshimesh pozitive, siç janë optimizimi i politikës së heqjes së vizave, përmirësimi i konsumit të shërbimeve dhe diversifikimi i skenarëve të konsumit, mundësitë e tregut të konsumit të Kinës po çlirohen me shpejtësi. Ndërkohë 84.3% e të anketuarve theksuan që ekonomia kineze po kalon gradualisht nga nxitja prej investimeve e eksporteve te një ekonomi e mbështetur në shumë shtylla, të kryesuara nga konsumi, risitë dhe shërbimet.
Ndërkohë, përqindja e prodhimit të pajisjeve dhe prodhimit me teknologji të lartë në vlerën e shtuar të ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e përcaktuar në Kinë u rrit në tremujorin e parë përkatësisht 1.4 dhe 1.2 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to, kontributi i prodhimit me teknologji të lartë arriti në 32.6 %. Për këtë, 85 % e të anketuarve besojnë që risitë shkencore dhe teknologjike janë bërë nxitëse kryesore të zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë të Kinës, dhe themeli i ekonomisë reale të Kinës po bëhet gjithnjë e më i fortë, duke stabilizuar më tej shpresat e tregut te ekonomia kineze.
Foto nga VCG
Vlen të përmendet që vëllimi i përgjithshëm i importit dhe eksportit i Kinës i tejkaloi 11 trilionë juanët në tre muajt e parë, duke u rritur me 15 % në bazë vjetore. Që nga fillimi i periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, një numër ekspozitash, si Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit i Kinës dhe Panairi i Kantonit, kanë tërhequr vëmendjen e ndërmarrjeve globale, dhe “fabrika e botës” po evoluon gradualisht në një “treg global”. Të anketuarit u shprehën hapur se rritja e fuqishme e ekonomisë së Kinës nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e saj të palëkundur për zgjerimin e hapjes në nivel të lartë. 81.2 % e tyre mendojnë se, në sfondin e intensifikimit të proteksionizmit tregtar global dhe ngacmimit të njëanshëm, tregu kinez ka demonstruar konkurrencë të fortë dhe pazëvendësueshmëri; kurse 85.1% mbështesin zhvillimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ekonomik me Kinën nga vendet e tyre.
Foto nga VCG
Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në anglisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht, me gjithsej 5 242 pjesëmarrësi që shprehën pikëpamjet e tyre brenda 24 orëve./cgtn




























































