• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

SPECIALE–Vrasja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja: Goditje ndaj drejtësisë dhe sinjal alarmi për sigurinë në gjykata

6 Tetor, 2025
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 6 Tetor 2025 – Një ngjarje tragjike dhe pa precedent ka tronditur themelet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Astrit Kalaja, humbi jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri brenda ambienteve të gjykatës, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 të ditës së sotme, ku sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar është E. Sh., 30 vjeç, palë në proces gjyqësor, i cili hapi zjarr ndaj trupit gjykues dhe palës kundërshtare. Si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur edhe R. K., 65 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç, babë e bir, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Astrit Kalaja kishte një karrierë 32-vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar. I lindur në Shkodër dhe i diplomuar në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë, ai u emërua magjistrat më 24 nëntor 1993 në qytetin e tij të lindjes. Nga qershori i vitit 2004 deri në janar të vitit 2023, Kalaja ushtroi funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, për t’u emëruar më pas në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Ai ishte një nga gjyqtarët që kaloi me sukses procesin e Vetting-ut në vitin 2019 dhe më pas u konfirmua në detyrë edhe nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit në vitin 2022. Kalaja shërbeu gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor në tre raste, duke u vlerësuar për profesionalizëm dhe integritet të lartë.

Reagime të forta institucionale dhe politike: “Sulm ndaj shtetit të së drejtës”

Menjëherë pas publikimit të lajmit për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi me një deklaratë ku dënoi me gjuhën më të ashpër aktin, duke e cilësuar një sulm të patolerueshëm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, por ndaj vetë drejtësisë si institucion. “Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja”, – u shpreh Presidenti, duke shtuar se ky është një atentat makabër ndaj themeleve të bashkëjetesës dhe paqes sociale. “Në emër të shtetit, i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët”, – përfundoi ai.

Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjen e gjyqtarit Kalaja dhe theksoi se agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj autorit. Rama u shpreh se kjo ngjarje kërkon reflektim të thellë për sistemin e sigurisë në gjykata, duke kritikuar faktin që shumë gjykata ruhen nga struktura private. Ai kërkoi ashpërsim domethënës të Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje dhe theksoi se ky është momenti për të mbyllur çdo hapësirë për “lojëra me afatet” që dëmtojnë përpjekjet për sigurinë publike.

Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një deklaratë për mediat, e quajti vrasjen e Kalasë një sulm ndaj çdo shërbyesi të drejtësisë, ndaj institucioneve dhe vetë shoqërisë shqiptare. Lamallari theksoi se ky akt i rëndë duhet ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit dhe se siguria e jetës dhe integritetit fizik të gjyqtarëve është një “vijë e kuqe” që shteti do ta mbrojë me vendosmëri.

Ai paralajmëroi rishikim të thelluar të sistemit të sigurisë në gjykata dhe një qasje të re në Kodin Penal lidhur me armëmbajtjen pa leje.

Reagime nga organet e drejtësisë: Kërkohet reagim urgjent për mbrojtjen e magjistratëve

Institucionet e drejtësisë në vend reaguan në unison, duke dënuar ngjarjen dhe shprehur tronditjen për aktin e paprecedentë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) deklaroi se vrasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit është një sulm ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike. KLP u shpreh se kjo tragjedi nënvizon nevojën për një unitet të fortë institucional për të garantuar mbrojtjen e magjistratëve që shërbejnë në emër të ligjit.

Gjykata e Lartë e quajti ngjarjen një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë detyrën gjyqtarët në Shqipëri dhe kërkoi masa të menjëhershme për përmirësimin e infrastrukturës së sigurisë dhe respektit ndaj figurës së gjyqtarit. Në të njëjtën linjë, Dhoma e Avokatisë, në një deklaratë solidariteti, e konsideroi këtë vrasje një goditje për sistemin e drejtësisë dhe për shtetin e së drejtës, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim më të thelluar të palëve në procese për pritshmëritë që ata kanë nga drejtësia.

SPAK, përmes një deklarate zyrtare, e dënoi me forcë ngjarjen dhe theksoi se ajo duhet të shërbejë si një thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata dhe për masa më të forta mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë. Të gjitha këto reagime kanë bërë thirrje për një përgjigje institucionale të shpejtë, të vendosur dhe të qëndrueshme për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Siguria në gjykata në pikëpyetje: A është koha për masa të jashtëzakonshme?

Ngjarja tragjike e ndodhur në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy qytetarë të tjerë brenda sallës së gjyqit, ka rikthyer me forcë debatin për sigurinë në institucionet e drejtësisë shqiptare. Kjo nuk është thjesht një tragjedi individuale, por një akt që ka ekspozuar qartë dështimet e një sistemi që, ndonëse ka kaluar përmes reformave të thella, nuk ka arritur të garantojë as mbrojtjen më minimale për përfaqësuesit e vet.

Sipas burimeve nga terreni, shumë prej gjykatave në vend vazhdojnë të funksionojnë me masa sigurie minimale, ku përgjegjësia për mbrojtjen fizike të institucioneve u është lënë agjencive private, në emër të “pavarësisë së sistemit”. Në shumë raste mungojnë pajisjet bazë si skanerët e kontrollit, portat metalike, kamerat me mbulim të plotë, apo ndarjet fizike ndërmjet publikut dhe trupit gjykues – standarde bazike në vendet e BE-së dhe më gjerë. Këto mungesa nuk janë më thjesht dështime teknike, por përbëjnë rrezik real për jetën e atyre që përfaqësojnë shtetin e së drejtës.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj besimit publik te drejtësia, një atentat ndaj vetë shtetit ligjor. Ky krim i kryer në ambientet ku duhet të sundojë rendi, ligji dhe drejtësia, është një plagosje simbolike e gjithë sistemit të drejtësisë. Nuk është vetëm një jetë e humbur tragjikisht por një sinjal i fortë se drejtësia, ashtu siç funksionon sot, është e pambrojtur.

Këta plumba nuk prekën vetëm gjyqtarin Astrit Kalaja. Ata tronditën thellë të gjithë trupën gjyqësore, institucionet, dhe vetë konceptin e shtetit ligjor në Shqipëri. Ata ekspozuan faktin se, pavarësisht retorikës së reformës në drejtësi, që është përmendur prej vitesh si një nga arritjet më të mëdha politike dhe mediatike – realiteti në terren tregon një sistem që ende është i brishtë, i pambrojtur dhe i rrezikuar.

Në ditët në vijim, pritet një analizë e thellë dhe një reflektim serioz institucional. Nuk mjafton më të dënohet akti. Është koha për të pranuar se drejtësia “e re” ka nevojë për një bazë të re sigurie dhe për një rishikim të plotë të protokolleve që mbrojnë jo vetëm godinat, por njerëzit që mbajnë mbi supe peshën e vendimmarrjes ligjore. Pa masa të jashtëzakonshme dhe vendime të guximshme, sistemi rrezikon jo vetëm të frikësohet, por edhe të paralizohet nga mungesa e besimit dhe e mbështetjes institucionale.

/Argumentum.al

Related- Posts

Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026
Screenshot
JO VETEM LAJM

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026

Kina përkujton 2577 vjetorin e lindjes së Konfucit

28 Shtator, 2026

Xi Jinping thekson nxitjen e nismës së Kinës së Sigurt për garantimin e modernizimit kinez

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.