• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Realpolitik

Sukses dhe sfidë! Rikthimi i madh! Dialog&diplomaci! Samitet si simitet! (Pa)Dialog! Pa “Bibin”!

17 Qershor, 2021
in Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Realpolitik “ flash” Nr. 34  

  1 – 17 QERSHOR 2021

 EKSKLUZIVISHT te ARGUMENTUM, pikat mbi “ i” për 6  ngjarjet kryesore vetëm me 1000 fjalë nga diplomati dhe analisti i njohur

Dr. Jorgji KOTE

 ***

1.Sukses dhe sfidë!  është zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, më 11 Qershor, si antar i përkohshëm për vitin 2022 – 2023. Sukses i spikatur  i diplomacisë sonë në vijimësi, me ndikim pozitiv në imazhin e vendit dhe pasurimin e përvoës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, aq. Por pa eufori dhe tepërime, kur mendon se vështirë të ketë mbetur vend tjetër pa qenë atje në 30 vitet e fundit. Madje, Maqedonia dhe Serbia kanë patur disa vite më pare Kryetarin e Asamblesë së OKB-së. Është më shumë sfidë e brendshme politike, sepse nuk  ndihmon dhe kontribuon dot jashtë, sidomos në majën e OKB-së, kur nuk ke shtëpinë  në rregull! Se ndryshe nga 20 – 30 vite më parë,  antarësimi dhe kryesimi i organizatave  ndërkombëtare është bëtë diçka e zakonshme.

2.Rikthimi i madh  Euro – Atlantik ishte turi i parë i Presidentit Joe Biden në Britani, Bruksel dhe Gjenevë më 11 – 16 Qershor. Këtë radhë ishte tërësor, i plotë, i shumëfishtë dhe në momente përcaktuese për Aleancën Perendimore dhe njerëzimin. Biden e bëri këtë rikthim me gjithçka – buzëqeshjen, sharmin, shtrëngime duarsh, premtime, marrëveshje, me bashkim vlerash dhe parimesh. Me “ kuartetin” tematik – shëndeti, klima, pandemia dhe sfida Rusi/Kinë; me Kartën e re Atlantike  prej 25 faqesh, Deklaratën e Samitit të NATO-s me 75 paragrafë mbi strategjinë e saj të re 2030, mbylljen e sherrit tregtar 17 vjeçar midis gjigandëve “ Airbus dhe Boeing” etj. Natyrisht, ky është vetëm fillimi, ka ende goxha rrugë për të bërë, plot pendesa dhe pengesa; gjithsesi, ky rikthim bindës është  ogur i mirë dhe i mbarë për Euro – Atlantizmin.

3.Dialog & diplomaci!

Ishte binomi strategjik në veprimtaritë e lartpërmendura, sidomos lidhur me Rusinë dhe Kinën. Kjo jo vetëm “në frymë” por dhe “ në gërma” Me fonde dhe programe konkrete. Spikat projekti gjigand infrastrukturor “  Të ndërtojmë një botë më të mirë” si alternativë ndaj “ Mëndafshit kinez”, akordimi i 100 Miliard Euro për klimën, dhënia falas deri vitin tjetër e  2,3 miliard vaksinave dhe menaxhimi  i pandemive brenda 100 ditëve, për të mos e pësuar më si me COVID – 19.

Plus dialog& dekurajim, nisur nga cilësimi i trefishtë i Kinës dhe Rusisë si partnere, konkurente dhe rivalë. Jo vende armike, por me sfida serioze të përbashkëta gjeopolitike të njohura që duhen përballuar bashkërisht. Por dhe me dekurajim, nëpërmjet sanksioneve më të forta, ndihmave ushtarake për vendet e rrezikuara, dhe masa të tjera ndëshkuese atje ku ato “ kalojnë vijat e kuqe” dmth, shkeljen e të drejtave të njeriut, sulmet kibernetike, ndërhyrjet në procese zgjedhore, etj. Me synimin madhor, nga njera anë krijimin e bllokut global demokratik përballë rregjimeve autoritare dhe nga ana tjetër qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri si objektivi minimal strategjik në marrëdhëniet e Perëndimit me to. Ama, dialog&dekurajim, jo konfrontim ushtarak, se ai të çon në qorrsokak! Pastaj, siç thonë, duke parë e duke bërë! Ja pse Samiti Biden – Putin është inkurajues, duke ridëshmuar domosdoshmërinë e dialogut&diplomacisë, si alternativa të pazëvendesueshme në këtë fushë “ të minuar.

4.Samitet si simitet! janë bërë në Ballkanin Perendimor ku kanë mbirë “si kërpudha pas shiut” Me riclikime lajmesh dhe premtimesh, me “ ha dhe fol” por me “vend numëro” në praktikë. Vetëm brenda këtij muaji 7 samite rajonale –  Selanik, Brndo – Brijon, Bruksel, Tiranë, Stamboll, ai virtual i Ministrave të Jashtëm, plus Samitin tjetër më 5 Korrik në Berlin. Veç takimeve të tyre në samitet e BE-së, NATO-s, etj. Megjithë rëndësinë e tyre, është koha për t’i reduktuar, duke i zëvendësuar me hapa dhe realizime në praktikë. Ndryshe do të kthehen në rutinë dhe “ qoka diplomatike” pa efekt.

5.(Pa)Dialog Kurti – Vuçiç ishte ai që  rifilloi më 15 Qershor në Bruksel. Aty pati zhurmë, bujë, nervozizëm në kulm nga pala serbe, 4 propozime nga Prishtina, prej të cilave 2 të panevojshme që hapin telashe dhe vonesa, por  dialog të vërtetë Jo! Vetëm “ dialog  “shurdhësh”, ku nuk u ra dakord për asgjë, veç 25 Korrikut vijues. Kjo nuk të çudit, sepse  qëndrimet refraktare serbe por dhe nisma për padinë e Prishtinës për genocidin serb  mjaftojnë për të “ helmuar” klimën dhe atmosferën  e dialogut, duke lenë  pak vend për optimizëm. Kjo ndodh mbasi “katalogu” i problemeve në Prishtinë nuk shqyrtohet paraprakisht nga ekspertët dhe nuk konsultohet me partnerët tanë, por “ udhëton” drejt Brukselit, thjesht për një “ show” dialog; ku secila palë krijon përshtypjen se ka dalë fituese, edhe pse “pa gjë në xhep”. Nga ana tjetër, megjithë problemet, ky dialog nuk fillon kursesi nga zero, por vijon si “ follow up”, duke respektuar detyrimet e mëparshme. Megjithë gjynahet e Prishtinës, padyshim që pengesa më e madhe është Serbia, aty ka “ ngecur sharra në gozhdë ”; por Beogradi vazhdon “ të kullosë  jo vetëm në grazhde”t e BE&SHBA-ve, por dhe të Rusisë&Kinës, dhe fatkeqësisht pa i hyrë ende “ gjemb në këmbë”. Por lajmi i mirë është angazhimi i shtuar i  përbashkët nga SHBA-të dhe BE-ja në rajon.

6.Pa “Bibin” siç njihet ish-Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netinanahu, pas 12 vitesh në pushtet, mes krizash dhe turbulencash të shumta, më 14 Qershor filloi punën koalicioni i ri qeveritar. Për herë të parë në  70 vitet e fundit, aty  ka një koalicion me 8 parti, të kryesuar nga “Jamina” e qendrës së djathtë e Naftali Bennett dhe e qendrës së majtë e Jair Lapid; të cilët dy do të alternohen si kryeministra me nga dy vjet secili. Për herë të parë do jetë në qeveri “  Lista e Bashkuar Arabe”  Ky ndryshim cilësor ishte i nevojshëm pas një destabiliteti politik; me katër palë zgjedhje parlamentare në dy vite dhe pa një fitues të qartës! Kjo falë dhe akrobacive politike ndërkombëtare të Netianahut. Ndonëse i akuzuar për korrupsion, ai e ka sfiduar drejtësinë, duke konkuruar në zgjedhje!” Duke krijuar një problem dhe dyshim të madh për demokracinë, veç problemit me Palestinën. Kryeministri Naftali Bennett ishte dhe në kabinetin e mëparshëm qeveritar, pa dallime me Netianahun për çështjet themelore. Në fakt, ajo që  bashkoi opozitën ishte kryesisht heqja qafe e Netianahut, që ka filluar qysh tani kërcënimet politike! Ndaj, frika dhe pasiguria për një riciklim të krizës mbetet. Askush nuk thotë dot nëse ky koalicion i brishtë do ta mbyllë mandatin 4 vjeçar, për shkak të rreziqeve nga brenda dhe nga jashtë.

/ argumentum.al

© Argumentum

Tags: bibijoe bidenJorgji KoteoKBrealpoliitkShqiperituri eurpeUN

Related- Posts

President Donald J. Trump delivers remarks to the 81st session of the United Nations General Assembly, Tuesday, September 22, 2026, at U.N. Headquarters in New York City. (Official White House Photo by Daniel Torok)
Kryesore

Rroftë OKB-ja! Vendim i paralajmëruar! Një  G – 2? Putini në Miami!

30 Shtator, 2026
Kryesore

Gafa diplomatike malazeze! Qipro e vogël pa shpresa të mëdha! 4 bllok sfidat e zgjerimit! Tërmet politik në Gjermani!

10 Shtator, 2026
Kryesore

Beogradi, Zelenski dhe Konsullata! Pakti europian futi shpejt ujë! Droni në Laipcig dhe lufta hibride! Ja pse duhet armëpushimi në shtator!

20 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.