Presidenti Rus Vladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta pas tërmetit të datës 26 Nëntor, ku kanë humbur jeten 32 persona .
“Pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti”,shkruan Z.Putin në telegramin e tij.
***
Shkëlqesisë së Tij
Zotit Ilir Meta,
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Tiranë
I nderuar zoti President,
Pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.
Ju lutem t`u përcillni të afermve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve.
Vladimir Putin
Moskë,
Më 27 nëntor 2019