Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqia, të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara. Ministria thekson se koordinimi paraprak është i domosdoshëm për të garantuar asistencë konsullore dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve turke, në kushtet e zhvillimeve të fundit në rajon.
NJOFTIM PËR QYTETARËT SHQIPTARË NË IRAN
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.
Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.
Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:
+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85
*Si dhe përmes Email:* [email protected]
MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë.
/Argumentum.al





























































