Pak minuta pasi ish-kryetari Bledjon Nallbati u largua nga zyra, në drejtim të bashkisë me mbështetësit dhe prefektin ka shkuar kryetari i ri Eduard Duro, por dera ishte e mbyllur.
Kryetari i ri deklaroi se dera e bashkisë do hapet nga një komision. Duro tha se ka njoftuar policinë që të jetë prezente në hapjen e derës së bashkisë. Ai theksoi se dera do të hapet qetësisht.
“I kam bërë kërkesë kryetarit paraardhës dhe komisariatit të policisë Devoll, që personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë në territorin e bashkisë.
Aty kishte njerëz që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, nuk lejohet të protestojnë në korridoret e bashkisë.
Kryetarit i kërkoj dorëzimin e zyrës. Pas orës 16:00 policia të jetë prezente në hapjen e institucionit të bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht” deklaroi ai.
Mësohet se pas proceservebalit dhe me ndihmën e një punëtori, brava e derës së Bashkisë Devoll është thyer dhe kryetari i ri ka hyrë në ambientet e zyrës.