• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Trumpi përbuz BE-në, por nuk heq dorë nga Europa; “konklava” në Bruksel

30 Dhjetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitika.news[i]

  • Politikanët europianë të shokuar dhe të frikësuar, të mësuar t’a përfytyrojnë dhe mendojnë veten si “shtylla” të rendit ndërkombëtar dhe “vertikale morale”, fuqisë politike dhe financiare të të cilëve askush nuk mund t’i kundërshtojë – përnjëherësh u gjenden para një zgjedhjeje të pakëndshme: të njihnin gabimet strategjike, ose, nëpërmjet linjës së rezistencës më të vogël të dorëzoheshin në duart e administratës së Bidenit dhe të shpresonin se me forca të përbashkuara të mund të nënshtronin Rusinë dhe më pas “të ndanin plaçkën”. Megjithatë, epilogu doli krejt ndryshe: as e nënshtruan Rusinë dhe as nuk do të ndajnë plaçkën me Amerikën. Për më shumë do të duhet të hapin thesaret e tyre dhe të përballojnë shpenzimet e luftës ukrainase.
  • Mosbesimi mes Rusisë dhe Europës do të jetë afatgjatë, sistematik dhe gjithëpërfshirës – dhe mendoj se konkluzoni më i qartë del si nga fjalimet e Putinit ashtu edhe nga fjalimet e udhëheqësve kryesorë europianë. Nuk mendoj se pas këtyre nuk qëndron kokë e këmbë Donald Trumpit.
  • Trumpi tani për tani ka vendosur për “luftën virtuale” kundër Venezuelës, dhe jo atë klasike – pasojave negative të së cilës nuk ka dyshim se u frikësohet. Sepse, askush nuk është në gjendje të vlerësojë se si do të jetë rezistenca e popullit venezuelian a do të jetë e tipit kubanez – më gatishmëri për luftë afatgjatë guerile nëpër xhunglat venezueliane – me konotacione si ajo vjetnameze në vitet 60- të dhe fillimin atyre 70-të të shekullit të kaluar.

 “Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Amerika nuk është në anën tonë në lidhje me çështjet e luftës dhe të paqes në Europë”, thotë Norbert Röttgen, përfaqësues i lartë i partisë koservatore të kancelarit gjerman Friderich Merz. “Qëndruan në anën e agresorit – në kundërshtim me interesat e vendit të sulmuar, Ukrainës, dhe interesat e sigurisë europiane në tërësi. Dëshirojnë të ndërmjetësojnë mes NATO-s dhe Rusisë, gjë që do të thotë se ShBA-të nuk e konsiderojnë më veten udhëheqëse të NATO-s dhe Europën nuk e konsiderojnë qëllim strategjik”- citon zyrtarin gjerman The News York Times (NYT) në artikullin e tij të datës 10 dhjetor. Nënvizohet se Europa është e zënë në kurth mes ShBA-ve dhe Rusisë, dhe se përballet me një sërë problemesh si puna e deficitit buxhetor, rënies së rejtingut të popullaritetit, forcimin e partive djathtiste, dhe një prej problemeve më të mëdha është gjithsesi ai sesi të vazhdojnë të ndihmojë Ukrainën  gjë për të cilën i nevojitet me ngut të gjejë paratë në mënyrë që t’a financojë në dy vitet e ardhshme 2026 dhe 2027. Njëkohësisht Europa duhet të forcojë edhe mbrojtjen e saj nëpërmjet blerjes së armatimeve amerikane dhe kjo në një kohë që buxhetet nacionale janë të kufizuara nga borxhet e larta.

Për më shumë, e gjitha kjo ngjet në kontekstin kur presidenti amerikan Donald Trump nuk e fsheh përbuzjen e tij ndaj europianëve të cilët, në një intervistë për POLITICO, i ka quajtur haptazi “budallenj të vërtetë” dhe ka pohuar se emigracioni do t’i bëjë “disa nga këta vende të paqëndrueshme” (këtu do të shtoja se rreth kësaj të fundit me Trumpin, përkundër të gjithave, janë dakord edhe shumë veta në Europë – më së shumti qytetarët e zakonshëm, dhe, me përjashtime të rralla kur bëhet fjalë për politikanët udhëheqës).

Përbuzja nuk do të thotë detyrimisht braktisje

Një mendim kaq i errët i një prej mediave kryesore amerikane gjithsesi nuk është pa bazë. Shtetet e Bashkuara para pak kohësh kanë miratuar një dokument të ri mbi Sigurinë strategjike kombëtare – NSS, të cilin shumë veta e quajnë “antieuropian” dhe “prorus”.

Ndoshta kanë të drejtë megjithëse vetëm pjesërisht, sepse Uashingtoni me siguri nuk synon që Europën t’ia lërë në dorë dështimit dhe marrjes së kontrollit mbi të nga ana e një prej konkurentëve të saj kryesorë- Rusisë ose Kinës.

Po ashtu, dokumenti definitivisht synon të forcojë rolin amerikan në botë, vetëm se rikonfiguron prioritetet: në vend të globalizmit si themel të sendërtimit të interesave kryesore amerikane, siç ishte në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, dokumenti i ri tani synon dominimin e plotë amerikan në Hemisferën Perëndimore, (Europa dhe dy Amerikat) – nëpërmjet ripërcaktimit të doktrinës Monro nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të e cila kishte të bënte vetëm me Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut si “oborri amerikan” në të cilin  askush nga jashtë nuk guxon të ketë akses (atëbotë kjo kishte të bënte ekskluzivisht me fuqitë koloniale europiane,  fuqi të tjera nuk ekzistonin). Ky “ripërcaktim” do të thotë se nuk do të synojë detyrimisht në përdorimin e forcës (sikurse propozon doktrina e lartpërmendur), porse interesat amerikane do të sigurohen me metoda të tjra – kombinimi i presionit dhe privilegjeve). Do të shohim sesi do të përfundojë e gjitha kjo rreth Venezuelës të cilën e inicoi administrata e Trumpit. (për të më shumë në fund të këtij teksti). Për “pjesën tjetër të botës” ShBA-të do të luftojnë me Rusinë dhe Kinën me mjete legjitime (kurrsesi nëpërmjet lufëtarve reciproke, sepse bëhet fjalë për superfuqi bërthamore dhe ushtarake, kësisoj një gjë e tillë përjashtohet a priori) – nëpërrjet konkurimit ekonomik dhe tregtar, doganave, e ka mundësi edhe nëpërmjet luftërave me ndërmjetës. Vetëm jo më nëpërmjet atyre me të cilat kalohet “vija e kuqe” e cilësdo prej tyre (për Kinën kjo përfundimisht do të ishte Taivani), sikurse ishte për Rusinë rasti i Ukrainës në të cilën po zhvillohet lufta “proxy” më e dukshme mes Perëndimit të udhëhequr nga ShBA-të dhe këtij vendi, sepse, sikur tregon pikërisht ky rasti i fundit – rreziqet e përshkallëzimit janë tejet të mëdha për të gjithë lojtarët që përfshihen në të.

Nga ana tjetër NSS-ja kurrsesi nuk është dokument “prorus”. Në të përgjithësisht as që fshihet rivalitei amerikano-rus ose ai i ShBA-ve me Kinën, por para konfliktimit theksi vendoset të bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik (investicional) në kontekstin e faktit se është më mirë të bashkëpunohet në mënyrë reciproke atje ku ka hapësirë dhe interesa sesa të “hidhet valle përjetësisht buzë konfliktit”. Sepse konflikti i vazhdueshëm kërkon hedhje permanente parash për qëllime mbrojtëse, të cilat mund të përdoren për gjëra shumë më të rëndësishme me rëndësi më të madhe sesa është vetëm mbrojtja.

Megjithatë, si i tillë, dokumenti i ri definitivisht është revolucionar (edhe për Rusinë padyshim i përshtatshëm) kur vjen puna te përcaktimi i politikës strategjike të Uashingtonit ndaj Moskës sepse dokumente të këtilla deri tani e vinin  theksin në mënyrë primare të rivaliteti dhe gjithfarë presionesh (gjendja e të drejtave të njeriut, liritë politike demokracia) mbi Rusinë (më parë BRSS) – që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e këndej. Por për këtë kurrsesi nuk mund të quhet “prorus” sepse ai mbron ekskluzivisht interesat amerikane dhe ky është qëllimi i tij.

Por përbuzja ndaj Europës nuk do të thotë edhe braktisja e saj, megjithëse kjo e fundit nuk është se do të duhet të na ngushëllojë shumë. Mendoj se, Trumpi nuk synon të heqë dorë nga ajo sikurse e sugjeron NYT-i dhe në hyrjen më sipër politikani nga partia gjermane në pushtet (të gjithë konkluzonet  e tjera mbi gjendjen e brendshme në Europë janë korrekte), por dëshiron t’a vërë nën kontrolin e plotë të Uashingtonit (para së gjithash politikën e saj të jashtme, të mbrojtjes dhe energjetike dhe ka shumë mundësi edhe atë të lidhur me industrinë e teknologjisë së lartë)- dhe kjo për një periudhë afatgjatë, pavarësisht se cili vjen në pushtet pas tij në Shtëpinë e Bardhë.

Gabime katastrofale strategjike

Në këtë kontekst jam i bindur se Trumpi tani shfrytëzon luftën ukrainase për realizimin e këtij synimi. Ai mendoj se me Vladimir Putinin tashmë e ka përjashtuar mundësinë e shpërthimit të luftës botërore ose më mirë të themi të konfliktet direkt amerikano-rus i cili shumë shpejt do të rritej në atë bërthamor gjë që as Uashingtoni dhe as Moska nuk e dëshirojnë për kurrfarë çmimi. Kjo i krijon atij dukjen e kontrollit të kësaj lufte, për më shumë se, në ndryshim nga Joe Bideni i cili as që u përpoq për një gjë të tillë – ka arritur t’a pozicionojë veten në rolin e ndërmjetësit mes Moskës dhe Kievit (ose më mirë të themi Europës e cila qëndron aktivisht pas këtij të dytit) megjithëse të gjithë e kanë të qartë se ShBA-të janë të përfshirë në anën e Kievit “deri në grykë” në këtë luftë që nga fillimi i saj.

Moska, natyrisht, e di mjaft mirë një gjë të tillë – por niset nga supozimi se nuk humbet asgjë nëse Trumpi përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike të konfliktit, zgjidhje e cila do t’i siguronte synimet e saj kryesore dhe të mirënjohura (për të mos i numuruar më: që nga eleminimi i shkakut të luftës deri të çështjet territoriale).

Ndërkohë, në tërë këtë “lojë” të sofistikuar jep e merr mes Trumpit dhe Putinit gjen shprehjen e tij gjithë mjerimi dhe përhumbja e elitave politike europiane. Pikërisht tani është bërë e dukshme edhe nga avioni gabimi i plotë i strategjisë europiane mbi Ukrainën dhe më pas edhe luftën e saj. Këmbëngulja për të drejtën e Ukrainës për t’u bësrë antare e aleancës së NATO-s mbi bazën e parimeve morale të këtyre apo atyre të drejtave sovrane apo ndërkombëtare të cilido shtet për të vendosur vetë për fatin e tij (të gjithë e dimë se në praktikë kësi lloj floskulash idealiste nuk ka askund në botë dhe as ka për të patur), krahas injorimit të plotë të ligjësive gjeopolitike kryesisht nga ana e fuqive të mëdha (në këtë rast Rusisë) e cila foli qartë që në fillim se hyrja e Ukrainës në NATO është për të “vijë e kuqe” (për këtë flet shpesh edhe profesori amerikan Jeffrey Sachs i ftuar në mbarë botën madje edhe në institucionet e BE-së) – në fund çoi në luftë e cila më shumë  befasoi pikërisht elitat europiane (për ShBA-të një mundësi të tillë presupozohej, por nëse e dëshironin – për këtë nuk po bëj fjalë në këtë analizë. Por gjithsesi ishte e gatshme për të dy obsionet gjë që në fund edhe doli).

Politikanët europianë të shokuar dhe të frikësuar, të mësuar të mendojnë për veten si “shtylla” të rendit ndërkombëtar dhe “vertiale morale” fuqisë politike dhe financiare të të cilëve askush nuk mund t’i kundërshtojë – përnjëherësh u gjenden para një zgjedhjeje të pakëndshme: të njihnin gabimet strategjike, ose, nëpërmjet linjës së rezistencës më të vogël të dorëzohen në duart e administratës së Bidenit dhe të shpresonin se me forca të përbashkuara të mund të nënshtronin Rusinë dhe më pas “të ndanin plaçkën”. Megjithatë, epilogu doli krejt ndryshe: as e nënshtruan Rusinë dhe as nuk do të ndajnë plaçkën me Amerikën. Për më shumë do të duhet të hapin thesaret e tyre dhe të përballojnë shpenzimet e luftës ukrainase dhe problemet e brendshme të grumbulluara dhe të lidhura me të, për të cilët bën fjalë tekati i lartpërmendur i NYT.

Amerika e Trumpi e hodhi plotësisht ngarkesën e financimit të luftës së Ukrainës mbi BE-në – jo vetëm të financimit të saj, por edhe të mbrojtjes. FMN-ja nuk i jep Ukrainës më shumë  para sesa i duhen për të plotësuar detyrimet kreditore, ndërsa Uashingtoni është tërhequr plotësisht nga financimi. Më këtë që bëri Trumpi gjenialët europianë i vuri para faktit të kryer duke u thënë: ose do t’a financoni vetë ju Ukrainën ose ajo do të bankrotojë dhe të humbasë luftën, ndërsa qytetarët tuaj për këtë shumë shpejt do t’u vënë para përgjegjëesisë. Sepse kjo “nuk është luftë amerikane, por europiane”- sikurse përsërit me dinakëri, megjithëse të gjithë e kemi të qartë se kjo lufta ka dalë nga guzhina amerikane dhe jo nga ajo europiane.

“Konklava” e Brukselit: në tryezë ishin dy obsione, njëri më i keq se tjetri

Me 18 dhjetor në Bruksel u mbajt takimi vendimtar, do të thoja fatsjellës, për Bashkimin Europian në të cilin u vendos mbi dy propozime të Komisionit Europian të lidhura me fanancimin e Ukrainës në dy vitet e ardhshme. Një ishte i keq, tjetri akoma më i keq.

Sido që të ishte, takimi i Këshillit Europian mori përmasat e “konklavës” vatikanase. Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen në –prag të takimit tha se askush nuk do të largohet nga takimi derisa të gjendet mënyra e fiancimit të Ukrainës. “Duhet të gjejmë një zgjidhje sot. Nuk do t’a lëmë Këshillin e Europës pa zgjidhje për financimin e Ukrianës në dy vitet e ardhshme”- tha ajo.

Ekzistonin vetëm dy obsione kryesore në tryezë me qëllim financimin e shumës prej 90 miliardë eurosh të cilët do të përdoreshin për financimin e Ukrainës në dy vitet e ardhshme, dhe që të dy i inicoi UvdL:

i pari borxh i përbashkët e BE-së në tregjet financiare, sikurse pati bërë Komisioni Europian në emër të të gjiothë shteteve antare gjatë pandemisë së COVID-19 gjë për të cilën duhej konsensusi i të gjithë shteteve antare (Hungaria dhe Slloevnia që më parë kishin  thënë se nuk duan të marrin pjesë sepse “nuk duan të financojnë luftën”- fjalë të kryeminsitrit hungaresz Viktor Orban);

i dyti, propozimi revolucionar ishte që mjetet financiuare të imobilizuara (bllokuara) të pronave ruse (prona të Bankës qendrore ruse dhe të ruajtura në pjesën më të madhe në depozitarin belg Euroclear – 185 miliardë euro nga gjithsejt 210 miliardë, aq sa është gjithsejt prona e bllokuar) të përdorej për të ashtuquajturën kredi reparacioni për Ukrainën me kamatë zero e cila Moskës do t’i kthehej vetëm kur ajo të dëmshpërblejë Ukrainën për dëmin e shkaktuar me invazionin e saj). Për marrjen e këtij vendimi ishte e nevojshme shumica e kualifikuar (dy të tretat) e të gjithë antarëve. Por edhe në këtë rast, sikur të miratohej propozimi i dytë, Euroclear-i nuk mund të detyrohej që as BE-ja dhe as KE-ja në kurrfarë mënyre t’ia merrnin  mjetet që i përkasin Rusisë. Pra vendoste vetëm qeveria belge.

Sido që të shkojnë punët, Banka qendrore e Rusisë me 18 dhjetor deklaroi synimin e saj për të kërkuar nga bankat europiane dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara nga bllokimi i mjeteve te saj financiare shtetërore. “Banka e Rusisë, në përputhje me qëndrimet e sja të paraqituar më parë mbi mbrojtjen e interesave të saj, deklaron se do të kërkojë dëmshpërblim nga bankat europiane në gjyqin rus të arbitrazhit, në raport me pronën shtetërore dhe fitimin e humbur, të shkaktuar nga bllokimi i paligjshëm dhe përdorimi i pronës shtetërore”, deklaroi rregullatori rus dhe shtoi se Eurocelar-i e ka dëmtuar Bankën qendrore duke i’a kufizuar asaj aftësinë për administrimin e parave dhe letrave me vlerë.

Edhe një sinjal tjetër i kësaj “konklave” ishte se u mbajt dy ditë para bisedimeve në Florida mes delegacionit rus dhe ukrainas mbi planit paqesor të “përditësuar” të Trumpit mbi përfundimin e luftës. Duhet të kujtohet se ShBA-të ishin kundër synimi të BE-së përkonfiskimin e pronës ruse për kredinë e reparacionit duke patur parasysh se me këto para plani i Trumpit ka kombinacione të tjera, të cilat gjithsesi janë të papranueshme për BE-në (projekte të përbashkëta amerikano-ukrainase në Ukrainën e pasluftës si dhe projekte investuese ruso-amerikane në Federatën Ruse). Ky model i përdorimit të pronës ruse gjoja është i pranueshëm për Moskën dhe ky është pikërisht lëshimi i saj në bisedime e kësisoj është edhe pjesë e propozimit paqesor të Trumpit, pa të cilin ai mund të dëshotjë.

Cilido vendim që të merrej në Bruksel – do të kishte pasoja afatgjatë. Si për çështjen e fatit të mëtejshmë të luftës ukrainase (pa injeksione financiare të konsiderueshme Kievi nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë më tej luftën dhe anasjelltas), po ashtu edhe për çështjen e fatit gjeopolitik të Bashkimit Europian.

KE zgjodhi përsëri një mënyrë kontraverse që të përpiqet të rikthejë Bashkimin Europian në skenën globale si lojtar të fortë gjeopolitik. Ofroi – si obsion primar, kundër gjithë ligjeve dhe neneve të së drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare marrjen e të gjithë aktivëve të një shteti, gjë me të cilën – sipas mendimit të ekspertëve të huaj dhe vendorë – çon në rrezik tërë rendin financiar botëror. Në fund, do t’a them këtë krejt hapur – për fat të mirë u refuzua propozimi primar i Komisionit Europian dhe u miratua “obsioni i suksesshëm” mbi kreditimin e përbashët për ndihmë Ukrainës në dy vitet e ardhshme. Por edhe këtu ka shumë të panjohura duke patur parasysh se BE-ja, përsëri në stilin e saj, ka përcaktuar se kjo kredi pa kamatë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, gjë që është miratuar si obsion për të gjithë minus Hungarinë, Sllovakinë dhe Çekinë (të cilat votuan pro propozimit por me kushtin që të mos marrin mbi vete detyrimet që rrjedhin nga ai, sepse po të mos u garatohej ky status, edhe ky obsioni ngushëllues do të dështonte) – në fund në fund kredidhënësit do t’i kthehet pas pagesës nga ana e rusëve të reparacioneve të luftës për Ukrainën (lexo:kurrë). Më intereson shumë se cili institucion financiar apo institucion në përgjithësi do t’i miratojë mjetet e lartpëmendura për të cilat e di mirë se janë të pakthyeshme?

Kontrast i plotë

Vetëm një ditë më parë, udhëheqësi rus Vladimir Putin mbajti një fjalim në kolegjumin përfundimtar vjetor të Ministrisë së mbrojtjes. Natyrisht, në këtë takim, Putini ishte ylli kryesor, megjithëse edhe ministri rus i mbrojtjes Andrej Bjellousov nuk është se ishte më pak interesant me observimet e tij mbi vetë luftën dhe gjendjen e ushtrisë rue.

Fjalimi i Putinit jehoi fort nëpër hapësirën mediatike perëndimore dhe do të thoja se ai ishte e kundërta – kontrasti i plotë – me takimin e lartpëmendur në Bruksel i cili shenjoi ndasitë gjithnjë e më të thella europiane, jo vetëm në lidhje me Ukrainën (këtu janë edhe problemet e emigracionit, probleme në lidhje nënshkrimin e marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Amerikës së Jugut -Mercosur të cilën tani e kundërshton Italia, ndërsa fermerët francezë dhe të tjerë në plehun e stallave po lyejnë ndërtesat e institucioneve kombëtare dhe lokale për pasoja të pritshme të vështira nëse marrëveshja nënshkruhet, etj).

Fjalimi i Putinit ishte pohimi i vetëbesimit të ri rus dhe vendosmërisë që jo vetëm të përfundojë luftën ukrainase dhe në të të realizojë qëllimet e tij kryesore (megjithëse nuk ka dyshim se para invezionit këto qëllime ishin shumë më të mëdha), por Rusia është pozicionuar edhe si aktor i paevitueshëm gjeopolitik dhe duhet pyetur për gjithçka. Putini me këtë rast tha se Rusia tani përfundimisht “dhe plotësisht është bërë shtet sovran” pa kurrfarë mundësish që Perëndimi t’i diktojë asaj ndonjë gjë sikurse ishin punët deri tani. Për këtë kërcënoi në mënyrë indirekte, para së gjitash Bashkimin Europian ose më mirë të themi NATO-n me lajmin se është duke u zhvilluar procesi i vënies në gjendje dezhurni të armës më të re vrastare ruse (që në fund të këtij viti edhe të sistemit të famshëm raketor hipersonik me largësihedhje të mesme Oreshnik e cila saktësisht para një viti u testua në kushte lufte në sulmin kundër objektit ushtarako-industrial ukrainas në qytetin Dnjipër. Natyrisht me këtë rast nuk harroi të akuzojë Europën se ajo po militarizohet me shpejtësi dhe se do të jetë e gatshme për luftë me Rusinë në vitin 2030.

Me fjalë të tjera – mosbesimi mes Rusisë dhe Europës do të jetë afatgjatë, sistematik dhe gjithëpërfshirës – dhe mendoj se ky është konkluzioni më i saktë që del nga fjalimi i Putinit, po ashtu edhe nga fjalimet e udhëheqësve europianë. Nuk ma merr mendja se pas kësaj nuk qëndron kokë e këmbë edhe Donald Trumpi, por e di mirë se kush përfiton nga konstruksione të këtilla gjeopolitike në Kontinentin e Vjetër dhe kush cfilitet dhe humbet.

Megjithatë, ajo që  të shqetëson më shumë është pikërisht kontrasti i lartpërmendur mes dy palëve – i cili ka të bëjë me vendosmërinë e strategjive të përcaktuara. Sepse ai nuk është definitivisht në favor të Bashkimit Europian duke gjykuar sipas prirjeve të cilat po marrin në mënyrë të përshpejtuar formën e rregullave: rreth çfarëdo çështjeje të rëndësishme shtetet antare të BE-së bien dakord me vështirësi, madje nganjëherë edhe nuk bien fare dakord (përshembull politika e emigracionit). Këtu duhet të shtojmë frikën dhe rezistencën e para të gjithëve antarëve të vjetër dhe të rinj, që qendra në Bruksel të mos u’a marrë plotësisht edhe atë pak sovranitet në lidhje me çështjet kryesore që u ka mbetur.

Trumpi cakton një shumë rekord për mbrojtjen: Çfarë i jep Europës?

Ndërkohë, të mërkurën Senati amerikan me shumicë të madhe votash miratoi propozimin e ligjit (NNDA) prej 901 miliardë dollarësh, shumë e cila i ndahet Pentagonit për politikën mbrojtëse të cilën mbetet t’a nënshkruajë presidenti Trump dhe menjëherë do të hyjë në fuqi. NNDA përmban edhe disa nene për forcimin e sigurisë në Europë gjë që është vërtetimi më i mirë i pohimit tim të mësipërm se ShBA-të nuk do t’a braktisnin Europën, sëpaku jo plotësisht. Por ajo e cila braktiset me shpejtësi nuk vetëm në kuptimin e ndihmës financiare (gjë që nuk ka më) por edhe ushtarake, është Ukraina. Sepse, në ndryshim nga administrata e Bajdenit e cila de facto i kishte dhënë Kievit çek për ndihmë ushtarake dhe e cila matej me miliarda dollarë (kujtojmë pohimin e Trumpit se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për Ukrainën më shumë se gjithë të tjerët sëbashku – reth 300 miliardë dollarë gjë me të cilën europianët edhe nuk janë dakord duke pohuar se shuma është më e vogël, disa flasin për 150 dhe 200 miliardë – në mënyrë që në rastin e çdo vizite në ShBA të Zelenskit ai merrte “torba të mbushura me para të taksapaguesve amerikanë”), buxheti i ri i mbrojtjes përfshin gjithsejt 800 milionë dollarë për Ukrainën. Pra 400 milionë për vitin fiskal 2026/2027. Më saktë, këto mjete financiare Ukraina as do t’i shohë, por u jepen kompanive amerikane për prodhimin e armëve të destinuara për ushtrinë ukrainase. Pra gjithçka mbetet në ShBA!

Gjithashtu, buxheti i ri i mbrojtjes siguron edhe jetet e Iniciativës për sigurinë e Balltikut domethënë 175 miliardë dollarë për mbështetjen dhe mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Më tej, ligji buxhetor për mbrojtjen kufizon mundësinë e Pentagonit që të zvoglojë numurin e forcave amerikane në Europë nën numurin 76.000, por edhe i’a ndalon komandantit amerikan në Europë për të hequr dorë nga titulli i Komandantit të përgjithshëm të NATO-s. Me këtë është e qartë se Amerika nuk i ngre duart nga Europa, por padyshim dësshiron t’i qëndrojë pas shpine.

Fjalimi i Trumpit para kombit pa i shpallur luftë Venezuelës

Të enjten në mbrëmje (sipas kohës europiane) Trumpi me fjalimin e tij drejtuar kombit amerikan bëri bilancin e rezultateve të vitit të parë të qeverisjes së tij. Kishte mjaft mburrje – të justifikuara dhe të pajustifikuara, dhe këto të dytat në kuptimin se e ka përmirësuar ekonominë amerikane se jetohet më mirë, ose se po realizon me sukses politikën e emigracionit me të cilën ka ndaluar hyrjen masive të emigrantëve ilegalë brenda vendit etj (gjoja rreth 55 përqind e amerikanëve tani dëshiron që Trumpi të zbusë politikën e tij rigoroze të emigracionit).

Megjithëse shumë veta deklaruan se Trumpi në fjalimin drejtuar kombit do t’i shpallë zyrtarisht luftë Venezuelës duke patur parasysh se udhëheqja shtetërore një ditë më parë e kishte shpallur këtë shtet terrorist (gjë që është precedent i cili nuk ka ndoshur me shtetet e tjera të botës: një vlerësim  i tillë nuk është dhënë përshembull as për Iranin pas Revolucionti Islamik në vitin 1979 deri sot), gjë për të cilën vendosi bllokadë totale detare për tankerat e naftës (bllokada detare de facto përfaqëson shpallje lufte) dhe që më përpara e kishte cilësuar kreun shtetëror në Karakas mafioz në kuptimin e gjoja bashkëpunimit të tij me kartelet e drogës – gjithsesi kjo nuk ndodhi.

Mendoj se tani për tani Trumpi ka vendosur për variantin e “luftës virtuale” (të treguarit e forcës dhe sulme të anije të vogla në detin e Karaibeve të cilat gjoja transportojnë drogë për në ShBA), dhe jo atë klasike – pasojat negative të së cilës ShBA-të (lexo:udhëheqja e saj) padyshim që u’a ka frikën. Sepse askush nuk mund të vlerësojë me siguri se cila do të ishte rezistenca e popullit venezuelian ndaj një invazioni eventual amerikan. Do të ishte e panjohur dhe pasive, apo e tipit kubanez – me gatishmërinë për luftë afatagjatë guerile nëpër xhunglat venezueliane – me konotacione të luftës vietnameze të vitete 60-të dhe 70-të shekullit të kaluar.

Edhe një kuriozitet: Trumpi në fjalimin e  tij drejtuar popullit nuk përmendi me asnjë fjalë as Rusinë dhe as Ukrainën. Kjo është gjithsesi shenjë se ai mendon se ka ardhur koha që fokusin e qeverisjes së tij të nisë e ta orientojë nga politika e jashtme dhe të zgjidhë problemet aktuale në shqoërinë amerikane – për më shumë se me 3 nntor të vitit të ardhshëm do të mbahen parazgjedhjet për Kongresin të cilat ka shumë mundësi të përcaktojnë mundësinë e realizimit të politikës së Trumpit në dy vitet e  fundit të mandatit të tij. Tani për tani republikanët nuk është se janë mirë, sepse po humbasin  pothuajse të gjthë zgjedhjet lokale këta dy muajt e fundit, dhe më e pakëndshmja gjithsesi ishte humbja e Majamit në Florida.

Nga ana tjetër, sikur Trumpi të arrinte deri diku të ndreqte politikën e brendshme në mënyrë që të lëvizë realisht ekonomia amerikane mjaft e ngathët dhe e fjetur edhe përkundër të gjithë përpjekjeve për gjallërimin e saj (pra së gjithash prodhimi industrial) me metodat jokonvencionale të frikësimit të shteteve të botës me tarifat e tij doganore – atëherë do ta kishte më të lehtë t’i kthehej zgjidhjes së problemeve të politikës së jashtme dhe atyre globale.

Nuk ka dyshim se në këtë rast edhe Rusia edhe Ukraina në fjalimin e tij do të ishin ku e ku më të eksploruara. Por nuk ka dyshim se kjo do të bëhet nëse arrin të shtyjë përpara planin e tij paqesor. Këtë vit jo, megjithë dëshirat e mira.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-trump-prezire-eu-ali-ne-odbacuje-europu-konklava-u-bruxellesu/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Edicion Special (Azerbajxhan)

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026
FOKUS

NATO: Aleatët nuk kanë përgjigje për katër pyetje

21 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lavrov: Traktati Rusi–Kinë pas 25 vitesh, themeli i një partneriteti strategjik në një botë në ndryshim

22 Korrik, 2026

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Andy Burnham gestures after being confirmed as the Labour Party's new leader and the country's next prime minister, during 'Labour’s Special Conference' in central London on July 17, 2026. (Photo by Henry Nicholls / POOL / AFP)

Kryeministri britanik Andy Burnham

22 Korrik, 2026

Zëdhënësja e pjesës kontinentale të Kinës kritikon autoritetet e PDP-së për jehonën e provokimeve të Filipineve mbi Ren’ai Jiao 

22 Korrik, 2026

Bratislava negocion kontratë afatgjatë me SOCAR-in, ndërsa Azerbajxhani rrit eksportet e gazit drejt Europës

22 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.